Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dhe ndërkohë që ka tentuar të largohet nga vendngjarja, i riu ka përplasur dhe një mjet të parkuar në rrugë.
FIER- Një 22-vjeçar është shpallur në kërkim në Fier, pasi ka tentuar të vrasë dy persona pas një konflikti me motive të dobta. Mësohet se i riu Pavli Dafa, pas konfliktit me dy persona të tjerë ka përplasur me makinë mjetin e tyre duke i plagosur ata. Dhe ndërkohë që ka tentuar të largohet nga vendngjarja, i riu ka përplasur dhe një mjet të parkuar në rrugë. Dy të plagosurit ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa Dafa është shpallur në kërkim.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Zbardhet dinamika e një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur midis disa shtetasve, në datë 01.05.2023, në fshatin Sheqishte, ngjarje e cila u raportua fillimisht si aksident rrugor. Tentoi të vriste 2 shtetas duke i përplasur me automjet, si dhe goditi qëllimisht automjetin e tyre, shpallet në kërkim 22-vjeçari, i cili u largua nga vendngjarja me automjetin e të dëmtuarve. Gjatë largimit, 22-vjeçari dëmtoi edhe një automjet tjetër të parkuar. Si rezultat i hetimeve të thellura për një rast të përplasjes së disa automjeteve, në datë 01.05.2023, në fshatin Sheqishte, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve të DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, zbardhën dinamikën e këtij rasti, i cili u raportua fillimisht si aksident rrugor.
Në vijim të veprimeve të kryera për këtë ngjarje, u shpall në kërkim shtetasi P. D., 22 vjeç, banues në Patos, pasi nga hetimet paraprake dyshohet se më datë 01.05.2023, rreth orës 18:30, në fshatin Sheqishte, 22-vjeçari dhe babai i tij, shtetasi A. D., për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me shtetasit E. Sh., 26 vjeç, D. L., 30 vjeç dhe me një 15-vjeçar. Pas konfliktit, dyshohet se shtetasi P. D. ka përplasur qëllimisht me automjetin që drejtonte, shtetasit E. Sh. dhe D. L. ( të cilët ndodheshin jashtë automjetit në momentin e përplasjes) dhe automjetin me të cilin udhëtonin këta shtetas, si dhe ka përplasur aksidentalisht edhe një automjet tjetër, të parkuar anash rrugës. Më pas dyshohet se shtetasi P. D. ka marrë automjetin e shtetasve të dëmtuar për tu larguar nga vendi i ngjarjes.
Nga përplasja janë dëmtuar shtetasit E. Sh. dhe D. L., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Automjeti i shtetasit E. Sh. u gjet nga Policia, i braktisur në fshtin Visokë, Mallakastër. Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe kërkimet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", mbetur në tentativë, "Shkatërrimi i pronës" dhe "Vjedhja".
Tirane ITALI- Revista botërore Vogue i ka kushtuar një artikull Tiranës. Edicioni i Vogue në Itali, Vogue Italia ka bërë...
Foto Ilustruese DURRËS- Një foshnje është gjetur ditën e sotme në Golem e braktisur. Mësohet se foshnja është ...
Finalja TIRANË- Finalja e edicionit të dytë të Big Brother Vip në vend ka qenë një nga ngjarjet më të komentua...
KUÇOVË- 84-vjeçarja nga Kuçova, Alije Kosova është nxjerrë e pajetë nga banesa ku ka shpërthyer bombola e g...
Foto Ilustruese KUÇOVË- Një shpërthim bombole ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kuçovë. Mësohet se...
Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria do të përfshihet nga një mot me kushte të qëndrueshme atmosfrike gjatë dit&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Më shumë se 8 milion vizita mjekësore janë realizuar nga mjekët e familjes përgjatë vitit 2...
Fredi Beleri TIRANË- Fredi Beleri, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Himarës, i ësht&e...
Emirjada Muço TIRANË- Emirjada Muço, gazetare prej 19 vitesh është shkarkuar nga puna e saj si spikere në RTSH pas deklar...
Policia e Durrësit DURRËS- Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit ka deklaruar se ka dalë në përfundimin se demok...