LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRI/ Pretendoi se ishte babai i 8 fëmijëve me qëllim që të fitonin shtetësinë britanike, dënohet me 6 vite burg shqiptari në Angli

Ai pretendoi në mënyrë të rreme se ishte babai i tetë fëmijëve shqiptarë.

29 Tetor 2025, 18:44 Nga E.d
EMRI/ Pretendoi se ishte babai i 8 fëmijëve me qëllim që
Foto ilustruse

ANGLI- Një 28-vjeçar shqiptar është dënuar me gjashtë vite burg në Mbretërinë e Bashkuar. I arrestuari është Gerald Cera. Ai pretendoi në mënyrë të rreme se ishte babai i tetë fëmijëve shqiptarë. Kjo me qëllim që tu jepte shtetësinë britanike tetë fëmijëve shqiptarë. Daily Mail shkruan se mes shtatorit 2022 dhe gushtit 2024, ai ishte shfaqur si babai i tetë fëmijëvë, gjatë aplikimeve të tyre për pasaporta.
 
Cera kishte dorëzuar fotografi të tij duke mbajtur foshnjat, për të mbështetur aplikimet. Ai gjithashtu kishte ofruar dokumente personale, përfshirë pasaportën e tij të Mbretërisë së Bashkuar dhe certifikatën e natyralizimit. Pagesat për aplikimet ishin kryer me karta bankare. Në seancësn për dënimin e tij, Gjykata e Kurorës së St Albans dëgjoi se mashtrimi përfshinte një shkallë gjithnjë e më të lartë planifikimi dhe sofistikimi me kalimin e kohës.
 
Krahas dënimit të tij me burg, Cera është privuar nga shtetësia e Mbretërisë së Bashkuar nga Ministria e Brendshme. Deputeti Alex Norris, Ministër për Sigurinë Kufitare dhe Azilin e përshëndeti dënimin duke thënë se dënime si ato të Cerës tregojnë se ata që përpiqen të shfrytëzojnë kufijtë e tyre do të sillen para drejtësisë. 
 
Një juri më parë e shpalli atë fajtor pasi, u bind se ai ishte në dijeni se aplikimet ishin bërë duke e përmendur atë si babai edhe pse ai nuk ishte babai i asnjërit prej foshnjave dhe nuk kishte asnjë provë ADN-je. Një hetim për arrestimin e Cerës zbuloi se ai ishte pjesë e një komploti për të marrë pasaporta britanike, për foshnjat që nuk kishin të drejtë të merrnin një të tillë.

U zbulua gjithashtu se 28-vjeçari ishte mik me Petrit Musën, i cili më parë u deklarua fajtor për pretendimin mashtrues se ishte babai i 13 fëmijëve të lindur nga nëna shqiptare në aplikimet për pasaportë britanike në fillim të këtij muaji. Cera u dënua gjithashtu për moszbatim të një njoftimi pasi refuzoi t'i jepte policisë kodet e telefonit dhe laptopit të tij, pas arrestimit të tij në Aeroportin e Lutonit më 16 shkurt 2025.
 
"Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq ndërsa bandat kriminale abuzojnë me sistemin tonë të imigracionit duke shfrytëzuar fëmijët për të fituar para të shpejta. Këto dënime tregojnë se ata që përpiqen të shfrytëzojnë kufijtë tanë do të sillen para drejtësisë, me ekipet tona të Zbatimit të Imigracionit që punojnë ditë e natë, duke bërë gjithçka që duhet, për të mbrojtur komunitetet tona nga dëmi.

Plani ynë për Ndryshim do t'u lejojë oficerëve të shkojnë edhe më tej, me Projektligjin tonë për Kufijtë që u jep fuqi të tipit kundër terrorizmit zbatuesve të ligjit për të zbatuar arrestimet e mëparshme të shkelësve të imigracionit." tha Deputeti Alex Norris, Ministër për Sigurinë Kufitare dhe Azilin./Dosja.al

6 vite burg angli gerald cera

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet