Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dyshohet se këto pasuri janë produkt i veprimtarisë së tij kriminale.
VLORA- GJKKO ka konfiskuar pasuritë në emër të të dënuarit për drogë, Veip Ormënaj dhe familjarëve të tij. Dyshohet se këto pasuri janë produkt i veprimtarisë së tij kriminale.
Veprimi erdhi pas hetimeve ka rezultuar se Ormënaj zotëronte pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonte me burime të ligjshme të ardhurash.
Bëhet me dije se ai është dënuar nga autoritetet gjyqësore të Belgjikës për veprat penale të “Trafikim i substancave narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, parashikuar nga legjislacioni penal i Mbretërisë së Belgjikës.
Njoftimi:
Në vijim të njoftimit për shtyp të datës 24.07.2023, bazuar në ligjin Nr.10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin pasuror nr.6, të vitit 2023, në ngarkim të shtetasit Veip Ormënaj dhe familjarëve të tij.
Ky procedim pasuror është regjistruar mbi bazën e akteve të administruara në kuadër të referimit pasuror nr. 2769, datë 22.02.2023, përcjellë nga Autoritetet Belge të Drejtësisë, nga të cilat rezulton se shtetasi Veip Ormënaj është dënuar nga autoritetet gjyqësore të Belgjikës me vendimin penal. Nr. 2012/CO/277, për veprat penale të “Trafikim i substancave narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, parashikuar nga legjislacioni penal i Mbretërisë së Belgjikës.
Pas kryerjes së hetimeve pasurore rezultoi se, shtetasi Veip Ormënaj zotëronte pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat nuk justifikohen me burime të ligjshme të ardhurash dhe të cilat dyshohen se janë produkt i veprimtarisë së tij kriminale.
Në vijim Prokuroria e Posaçme, paraqiti para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit Veip Ormënaj dhe familjarëve të tij.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.25, datë 20.06.2024, ka vendosur konfiskimin e pasurive, si më poshtë:
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 220.80m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 216.50m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 47.50m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 44.30m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 48 m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 58.70 m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 46.30m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 93.m2;
Depozitë bankare në shumën prej 190.013.78 Euro;
Depozitë bankare në shumën prej 68. 987.00 Euro.
Pasuritë e paluajtshme të konfiskuara ndodhen në Orikum, Vlorë.
Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria u përfshi nga mungesa e energjisë elektrike këtë paradite që zgjati gati 40 minuta n&e...
Foto nga vendi i ngjarjes SARANDA- Një prej tubacioneve të ujit të pijshëm në Sarandë ka shpërthyer ditën e so...
foto ilustruese TEPELENË- Procedohet në gjendje të lirë një 30-vjeçar në Tepelenë. Mësohet se 30-vje&cc...
foto ilustruese FIER- Procedohen të lirë katër persona në Fier. Mësohet se një 34-vjeçar ka humbur kontrollin e a...
Foto ilustruese KORÇË- Një person është vënë në pranga dhe një tjetër proceduar për vepra të ...
Foto ilustruese TIRANA- Projektet e lidhura me turizmin zunë 50% të totalit sa u takon vendimeve të miratuara nga Komiteti i Investimeve Str...
Foto ilustruese TIRANË- Mesditën e sotme rreht orës 12:20 është ndërprerë energjia elektrike në Tiranë. Pas nd...
Foto ilustruese BALLKAN- Shqipëria, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Kroacia janë përballur me ndërprerje të energjisë ele...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme është regjistruar një problem me energjinë elektrike në te gjithë vendin...
Daxter ITALI- Arrestohet në Milano të Italisë, reperi shqiptar Daxter. 25-vjeçari Daxter, i cili quhet Eraldo Çek...