14 Mars 2025, 11:56
Nga N.F

LEZHË- Një 33-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Lezhë.Arrestimi i të riut ka ardhur pasi ai ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe ngacmim seksual. Policia bën me dije se i arrestuari fshihej në një shpellë në zonën e Kalasë së Lezhës.
33-vjeçari i vënë në pranga është identifikuar si Valentin Kovaçi. Ai ishte shpallur në kërkim që më 7 mars të këtij viti. Një 30-vjeçare kallëzoi se i arrestuari i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Njoftimi:
Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Cave”. Lokalizohet, kapet dhe ndalohet një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe ngacmim seksual. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë në vijin të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën policore organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cave”.
Në kuadër të operacionit, në zonën e Kalasë së Lezhës, në një guvë (shpellë), në të cilën fshihej për t’ju shmangur Policisë , u kap dhe u vu në pranga shtetasi Valentin Kovaçi, 33 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 7 mars 2025, një shtetase 30 vjeçare banuese në Lezhë, kallëzoi se ky shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës , me sende personale dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Gjatë kontrollit në vendin ku fshihej ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një portofol dhe dy telefona celularë të dyshuar të vjedhur. Materialet i kaluan Prokurorisë të Lezhës për veprime të mëtejshme ligjore.
valentin kovaci
Aktualitet
14 Mars 2025, 11:31
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Durrësit pasi shpërndanin lëndë narko...
Aktualitet
14 Mars 2025, 11:03
r.ll
eria ago, safet bajri
TIRANË- Eria Ago, e dashura e Safet Bajrit ka ankimuar në Apelin e GJKKO masën e sigurisë "arrest në burg" ...
Aktualitet
14 Mars 2025, 10:51
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Kapiteneria e Portit Durrës ka njoftuar ditën e sotme se është pezulluar lundrimi i trageteve të li...
Aktualitet
14 Mars 2025, 10:50
r.ll
autori dhe viktima
TIRANË- Avokati i Mario Përlleshajt, autorit të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, ka bërë rekurs ...
Aktualitet
14 Mars 2025, 10:44
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në 2024-n, nisi për herë të parë të ofrohet në sistemin shëndetësor publik sh&eum...
Aktualitet
14 Mars 2025, 10:16
r.ll
pamje nga mali i moraves
DEVOLL- Vatra e zjarrit në malin e Moravës vijon të jetë aktive edhe ditën e sotme. Zjarri ka përfsh...
Aktualitet
14 Mars 2025, 09:49
N.F
Elbasan, 14 mars 2025
ELBASAN- Qytetarë të shumtë kanë udhëtuar ditën e sotme Elbasanin në Ditën e Verës. Dita...
Aktualitet
14 Mars 2025, 10:02
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në rrugën "Ali Demi" në Tira...
Aktualitet
14 Mars 2025, 09:52
r.ll
foto nga protestat e banoreve
HIMARË- Pas ndërprerjes së punimeve në janar për shkak të protestave të banorëve, kom...
Aktualitet
14 Mars 2025, 09:12
E. D
foto ilustruese
LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol gjatë natës në lokalin ‘Amigo&rs...