13 Gusht 2024, 10:15
Nga r.ll
erison gjeka
VELIPOJË- Është arrestuar pas gati dy javë autori i vënies së tritolit në një lokal në fshatin Rrjoll në Velipojë që ishte në pronësi të Andis Danaj.
Në pranga ka përfunduar 28-vjeçari Erison Gjeka, banues në Shkodër, i akuzuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim.
28-vjeçari i arrestuar rezulton me precedent të theksuar kriminal në fushat e krimeve kundër personit dhe pronës. Ndërkohë policia po punon për identifikimin e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje, si dhe të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Si rezultat i aplikimit të metodave proaktive, zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Rrjoll, ku iu vendos lëndë eksplozive lokalit në pronësi të shtetasit A. D..
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të vendosjes së lëndës eksplozive.
28-vjeçari i arrestuar, me precedent të theksuar kriminal në fushat e krimeve kundër personit dhe pronës.
Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe Pronës të DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 30.07.2024, në fshatin Rrjoll, Velipojë.
Gjithashtu, bënë të mundur identifikimi, kapjen dhe ndalimin e shtetasit Erison Gjeka, 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se 28-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, më datë 30.07.2024, në fshatin Rrjoll, kanë hedhur një sasi lënde eksplozive në tarracën e një lokali (bar dhe restorant) në pronësi të shtetasit A. D., duke shkatuar dëme materiale.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna intensive për identifikimin e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje, si dhe të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
tritol lokalit ne velipoje andis danaj erison gjeka
Aktualitet
13 Gusht 2024, 10:07
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia në kryeqytet pasi dyshohet se ka dhun...
Aktualitet
13 Gusht 2024, 09:58
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një person ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pasi ka rënë aksidentalisht nga tarraca e katit t&...
Aktualitet
13 Gusht 2024, 09:43
r.ll
foto e armes
MAT- Një 23-vjeçar është arrestur në Mat, pavarësisht tentativës së tij për t'ju shmangur polic...
Aktualitet
13 Gusht 2024, 09:14
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit "Tempulli 3" për shitje të...
Aktualitet
13 Gusht 2024, 08:42
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Prej disa ditësh vijon aktiv zjari në Parkun Kombëtar të Prespës. Ditën e sotme raportohet ...
Aktualitet
13 Gusht 2024, 07:28
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Vdekjet kanë shënuar një rritje të lehtë në tremujorin e dytë të vitit, ndërsa li...
Aktualitet
13 Gusht 2024, 07:26
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në pikun e sezonit turistik, hoteleve në zonat turistike të Jugut dhe të Durrësit u është k...
Aktualitet
13 Gusht 2024, 07:25
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Sezoni veror në Durrës po rezulton më i dobët se sa ishte pritur nga operatorët turistikë, si pa...
Aktualitet
13 Gusht 2024, 07:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Pritet devijim i valëve të nxehtit afrikan, duke sjellë edhe freskim të lehtë të motit në t...
Aktualitet
12 Gusht 2024, 22:57
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Një 47-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se viktima ...