Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas raportimeve, Sorra ka qenë më parë i dënuar në Kaliforni në lidhje me një rast përdhunimi.
DELVINA- 44-vjeçari Eqerem Sorra i cili qarkullonte i armatosur me kallashnikov në makinë është lokalizuar dhe arrestuar në Delvinë nga Policia e Sarandës, duke parandaluar edhe ngjarje të mundshme kriminale. Mësohet se aksioni erdhi si pasojë e planit të masave për kontrolle në të gjithë qarkun e Vlorës nga policia, i koduar “Ngarkesa”.
Kështu Sorra është i arrestuar për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. Gjithashtu sipas raportimeve, Sorra ka qenë më parë i dënuar në Kaliforni në lidhje me një rast përdhunimi.
Njoftimi:
Në vijim të kontrolleve intensive të ndërmarra nga strukturat e komisariateve të Policisë Sarandë dhe Delvinë me mbështetjen dhe të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me fokus të veçantë qytetet e Sarandës dhe Delvinës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e shtetasve në kërkim dhe kontrollin e shtetasve me precedent penal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Ngarkesa”.
Gjatë këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi: Eqerem Sorra, 44 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ky shtetas u ndalua nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Blerimas”, Delvinë, ndërkohë që qarkullonte me një automjet tip “Toyota”. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Arsen Muskurti dhe Dritan e Nora Muskurti TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg përjetë për Arsen Muskurtin, i akuzuar...
Foto nga vendi i ngjarjes SHKOPET- Vatra e zjarrit e aktivizuar fundjavën e kaluar në parkun natyror "Ulëz – Shkopet” u riaktivi...
Foto ilustruese ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Denis Hasallën, v&eu...
Foto ilustruese BERAT- Prokuroria e Beratit ka dhënë detaje për operacionin, ku u arrestuan tre persona për prostitucion. B&e...
Foto ilustruese TIRANA- Pranvera Shahinasi ka dhënë dëshminë e saj para organeve të drejtësisë lidhur me dosjen 5D....
Aksident GJIROKASTËR- Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen në Urën e Kardhiqit. Ngjarja ka ndodhur n&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nd&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Dy persona të dyshuar për mashtrime me apartamente janë arrestuar në Tiranë, ndërsa një not...
Foto ilustruese SHKODRA- Disa persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një konflikti të dhunshëm me mjete ...
Elvis Kosova TIRANA- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në Ti...