LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRI+FOTO/ Digjet makina e biznesmenit të hidrokarbureve në Lezhë! Pjetrushaj: S'kam konflikte, të zbardhet ngjarja

Ai u shpreh se në fillim kishte dëgjuar një shpërthim më pas kur kishte dalë jashtë kishte parë makinë që shkrumbohej nga flakët. Pjetrushaj tha se kjo mund të jetë një zjarrvënie e qëllimshme por nuk përjashtoi mundësinë që të jetë dhe një defekt teknik i mjetit.

19 Nëntor 2022, 08:06 Nga e.k
EMRI+FOTO/ Digjet makina e biznesmenit të hidrokarbureve në
Ndue Pjetrushaj dhe makina e djegur

LEZHË- Një makinë, e cila është në pronësi të biznesmenit Ndue Pjetrushi (Noshi) të njohur në fushën e hidrokarbureve në Lezhë është djegur mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit kur makina ka qenë e parkuar jashtë vilës tre katëshe në pronësi të biznesmenit në Ishull Shëngjin.

EMRI+FOTO/ Digjet makina e biznesmenit të hidrokarbureve në
Makina e djegur

Duke folur për mediat biznesmeni i hidrokarbureve tha se nuk ka konflikt me askëndë dhe pret që Policia të zbardhë ngjarjen. Ai u shpreh se në fillim kishte dëgjuar një shpërthim më pas kur kishte dalë jashtë kishte parë makinë që shkrumbohej nga flakët. Pjetrushaj tha se kjo mund të jetë një zjarrvënie e qëllimshme por nuk përjashtoi mundësinë që të jetë dhe një defekt teknik i mjetit.

"Rreth orës 4 pa 10 diçka e tillë isha në gjumë, kur kam dëgjuar një shpërthim të mbytur. Kam dalë në ballkon e kam parë makinën duke e djegur. Në moment kam lajmëruar policinë. Erdhi policia dhe zjarrfikësja dhe bën procedurat e veta. Nuk kam asnjë konflikt me askënd, të gjithë që më njohin e dinë që nuk jam i problemeve. Unë merrem me biznes në fushën e hidrokarbureve. Shteti bën punën e vet. Mund të jetë dhe zjarrvënie e qëllimshme, mund të ketë marrë dhe vetë. Atë mund ta nxjerrë vetëm hetimi. Kamerat nuk kanë punuar, DVR ka pas probleme dhe e kam çuar për ta riparuar”, tha biznesmeni.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 04:00, në Ishull Shëngjin, është konstatuar duke u djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. P. 66 vjeç, banues në Lezhë. Mjeti ka qenë i parkuar në anë rruge dhe për pasojë është djegur plotësisht. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkakut te djegies.

ndue pjetrushi digjet makina e biznesmenit ne lezhe

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste