4 Korrik 2026, 16:14
Nga G.M
Pamje
LEZHË- Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë 57-vjeçarin Bashkim Alija, i dyshuar si autori i zjarrit të përmasave të mëdha që përfshiu malin e Shëngjinit dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në sipërfaqe pyjore.
Sipas policisë, Bashkim Alija dyshohet se më 3 korrik, në zonën e quajtur Sagë, ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave pranë subjektit të tij tregtar. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur me shpejtësi në masivin pyjor të malit të Shëngjinit. Gjatë përhapjes së zjarrit është regjistruar edhe një shpërthim në terren, i dyshuar si pasojë e aktivizimit të një predhe të pashpërthyer nga temperaturat e larta. Si pasojë, është dëmtuar lehtë shtetasi A.U., 30 vjeç, i cili ndodhej në një automjet në lëvizje. Ai ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet ka rezultuar gjithashtu se në subjektin e 57-vjeçarit ishte hequr DVR-ja e kamerave të sigurisë, veprim që dyshohet se është kryer për të penguar hetimin. Në përfundim të veprimeve procedurale, Bashkim Alija u arrestua dhe akuzohet për veprat penale “Shkatërrim prone nga pakujdesia”, “Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Plagosje e lehtë nga pakujdesia”./Dosja.al
lezhe
Aktualitet
4 Korrik 2026, 15:53
E. D
pamjet
TIRANË- Diaspora ka 'zbarkuar' këtë të shtunë në Tiranë, në mbështetje të protestës për...
Aktualitet
4 Korrik 2026, 15:59
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “detyrim paraqitje” për Denada Toda, e cila u ekstradua nga Gj...
Aktualitet
4 Korrik 2026, 15:16
E. D
Lea Ypi
MBRETËRI E BASHKUAR- Shkrimtarja Lea Ypi ka shpërndarë në rrjetet sociale një letër të një grupi ...
Aktualitet
4 Korrik 2026, 15:02
E. D
pamjet nga zjarri
MAT- Vatra e zjarrit pranë shtratit të lumit Mat vijon të mbetet ende aktive, duke u përhapur edhe në af&e...
Aktualitet
4 Korrik 2026, 14:22
G.M
Foto ilustruese
BERAT- Kanabisi në serat në Berat, Gjykata e Posaçme jep dënimet për të pandehurit, që u gjykuan p&eum...
Aktualitet
4 Korrik 2026, 14:04
G.M
Foto
TIRANË- Niko Qerkja, qytetari i arrestuar gjatë protestës së zhvilluar para Parlamentit, është dërguar në spit...
Aktualitet
4 Korrik 2026, 13:49
Foto ilustruse
GREQI- Një 58-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim për një vrasje të ndodhur në&n...
Aktualitet
4 Korrik 2026, 13:19
G.M
Foto
TIRANË- Kristian Gjoni është arrestuar nga Policia e Shtetit, ndërsa dy gra janë vënë nën hetim në l...
Aktualitet
4 Korrik 2026, 13:05
G.M
Foto
ITALI- Një hetim i autoriteteve italiane ka nxjerrë në pah detaje të reja për një rrjet ndërkombëtar të t...
Aktualitet
4 Korrik 2026, 12:30
G.M
Foto ilustruese
VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e "Ujit të Ftohtë", ku një gru...