35 ditë revoltë kundër Ramës/ Diaspora mbërrin në Tiranë, autokolona e makinave me flamurin kuq e zi "pushtojnë" Kryeqytetin
35 ditë protestë kundër Ramës/ diaspora mbërrin në Tiranë, autokolona e makinave me flamurin kuq e zi "pushto...
35 ditë protestë kundër Ramës/ diaspora mbërrin në Tiranë, autokolona e makinave me flamurin kuq e zi "pushto...
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Berisha: SHBA ka pasur një rol përcaktues në historinë e lirisë...
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Berisha: SHBA ka pasur një rol përcaktues në historinë e lirisë...
Zjarri në Lezhë/ Dyshohet se shkaktoi flakët ndërsa po digjte mbeturinat pranë malit, policia shoqëron një pe...
Lënda narkotike kishte mbërritur nga Kanadaja, e fshehur në valixhe dhe e ndarë në 89 paketime në formë xhelatine.
TIRANË- Kristian Gjoni është arrestuar nga Policia e Shtetit, ndërsa dy gra janë vënë nën hetim në lidhje me 46 kilogramët e kanabisit të sekuestruar në Aeroportin e Rinasit. Lënda narkotike kishte mbërritur nga Kanadaja, e fshehur në valixhe dhe e ndarë në 89 paketime në formë xhelatine.
Sipas autoriteteve, vlera e drogës në treg arrin në rreth 250 mijë euro. Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë skemën e trafikimit dhe personat e tjerë të përfshirë.
Njoftimi i policisë:
"DVP Tiranë
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe Autoritetet Doganore, operacioni policor i koduar “Suitcases”. Goditet një rast tentativë për trafikimin e rreth 46 kg lëndë narkotike cannabis sativa nga Kanadaja drejt Shqipërisë. Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 shtetase.
Sekuestrohen 89 paketime me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 46 kg, me vlerë tregu rreth 250 000 euro. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta operacionale, të kryera mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas dhe Autoritetet Doganore, finalizuan operacionin policor të koduar “Suitcases”, duke goditur një rast të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Kanadaja drejt Shqipërisë.
Gjatë operacionit u konstatuan dy valixhe, brenda të cilave ndodheshin 89 paketime të mbyllura me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, në formën e xhelatinës, me peshë totale rreth 46 kilogramë, me vlerë tregu rreth 250 000 euro. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë K. Gj., 34 vjeç, si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë A. Gj., 31 vjeçe, dhe L. Sh., 40 vjeçe. Vijojnë hetimet, me përdorimin e metodave speciale të hetimit, për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al
Foto ITALI- Një hetim i autoriteteve italiane ka nxjerrë në pah detaje të reja për një rrjet ndërkombëtar të t...
Foto ilustruese VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e "Ujit të Ftohtë", ku një gru...
Pamje TIRANË- Shqiptarët e diasporës pritet të mbërrijnë gjatë kësaj të shtune në Tiranë për t&...
Eglant Koçi TIRANË- Kompjuterët e sekuestruar në zyrat e Armand Shakajt kanë nxjerrë në dritë të dhëna ...
Pamje LEZHA- Policia ka shoqëruar në komisariat një person, në lidhje me zjarrin e rënë në malin e Shëngjinit....
pamje LEZHË- Një vatër zjarri e regjistruar disa orë më parë në një sipërfaqe toke me bar dhe shkurre ësh...
Foto ilustruese FRANCA- Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet doganore franceze pasi u kap duke transportuar 21.6 ki...
Pamje LEZHA- Sfida me përballjen e zjarreve të verës duket se ka nisur në vend, ndërsa sezonin e ka hapur zjarri i cili përfs...
Pamje KOSOVË- Pika Kufitare e Morinit po përjeton fundjavën me qarkullimin më të lartë të këtij viti, ndë...
Foto SARANDË- Hoteli i ndërtuar pa leje në Ksamil është bërë shkak për dënimin me 2 vite burg të një...