31 Tetor 2022, 09:18
Nga A.B
Briken Sanaj
TIRANË- Briken Sanaj i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme tek 'Kodra e Diellit', kishte dy ditë që ishte kthyer nga Italia. Arsyeja e kthimit kishte të bënte me një ceremoni, pasi miku i ngushtë do martohej. Ai mori pjesë ditën e djeshme në dasmën e cila u zhvillua në Lezhë, mirëpo kur u kthye në banesë u vra me armë zjarri. 39-vjeçari jetonte në Itali dhe gati për 1 vit ishte rezident në zonën e 'Kodrës së Diellit'. Për ekzekutimin e tij është përdorur një makinë tip Benz, targat e së cilës ishin vjedhur dy ditë më parë në Tiranë.
Mjeti të cilën përdorën autorët për tu larguar nga vendngjarja është gjetur i djegur disa minuta pas ekzekutimit i djegur në Qafë Kashar. Një nga pistat të cilat po heton policia është dhe ajo e hakmarrjes, pasi vëllai i tij kishte plagosur një person në vitin 2012-të. Ndërkohë, Policia ka kryer shoqërimin e disa personave në polici për t'u pyetur rreth ngjarjes së rëndë.
Briken Sanaj u ekzekutua mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në zonën e njohur si 'Kodra e Diellit' në Tiranë. I riu, i cili prej më shumë se 1 viti ishte rezident te 'Kodra e Diellit', njihej edhe me emrin Anton Gjini. 39-vjeçari parkoi mjetin e tij, pasi u kthye në banesë bashkë me gruan. Pasi mbylli derën, shkoi deri tek zona e Globe, për të takuar dy miq të tij. Në këto momente, i afrohet një mjet tjetër, e nga dritarja e kësaj të fundit është nxjerrë një kallashkinov dhe është shtënë ndaj 39-vjeçarit, i cili plumbat i ka marrë në fytyrë. Kanë qenë pikërisht dy miqtë e tij, të cilët dëshmuan të gjithë skenën ata që e dërguan në spital. I riu humbi jetën. Policia shoqëroi dy miqtë e tij për të dhënë dëshminë e tyre.
vritet briken sanaj briken sanaj
Aktualitet
31 Tetor 2022, 09:00
k.m.
Spartak Dyrmishi
GREQI- Autoritetet shqiptare kanë nisur hetimet për gjetjen e përdhunuesit 45-vjeçar Spartak Dyrmish...
Aktualitet
31 Tetor 2022, 08:55
A.B
Momenti i arrestimit
TIRANË- Behar Hajdini është arrestuar nga policia pas finalizimit të operacionit 'Zallmneri'. Gjykata e Apelit Tir...
Aktualitet
31 Tetor 2022, 08:41
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesorë në portalet e ditës. Dosja.al ka në faqe të parë ekzekutimin ...
Aktualitet
31 Tetor 2022, 08:23
A.B
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Vrasja e Briken Sanajt në kryeqytet dyshohet se mund të jetë bërë për shkak të h...
Aktualitet
31 Tetor 2022, 08:21
A.B
Ndihma e shpejte
ITALI- Tragjedi për familjen shqiptare. Mbrëmjen e djeshme, ka humbur jetën një 22-vjeçare dhe tre fëmij&e...
Aktualitet
31 Tetor 2022, 08:03
aa.b
Vendi i ngjarjes
TIRANË- Briken Sanaj, babai i dy fëmijëve u qëllua për vdekje me dy plumba në fytyrë. Dosja.al ju sjell...
Aktualitet
31 Tetor 2022, 07:55
A.B
Pedagoget
TIRANË- Pedagogët kanë paralajmëruar se do futen në grevë urie. Ditën e sotme, ata u mblodhën së...
Aktualitet
31 Tetor 2022, 07:17
A.B
Nitin Mishras
TIRANË- Tregtari i rrobave me origjinë Indiane, Nitin Mishras, i arrestuar 1 vit më parë në Tiranë ës...
Aktualitet
31 Tetor 2022, 07:15
A.B
Moti
TIRANË- Java nis me mot me mjegull në verilindje në mëngjes ndërsa gjatë ditës me kthjellime dhe vranësir...
Aktualitet
31 Tetor 2022, 00:25
k.m.
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Dosja.al ka zbuluar detaje lidhur me jetën e 39-vjeçarit që u ekzekutua sot në zonën e n...