LIVE UPDATES
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Trupi i tregtarit polak të armëve u dogj pa e konfirmuar se ishte ai, pikëpyetjet e një vdekjeje "50 mln €"

Të pathënat e vdekjes së 'bosit' polak që i detyrohej autoriteteve gati 50 milionë euro për një ujdi të prishur me respiratorët. Andrej Izdebski vdiq në Shqipëri më 20 qershor 2022, por trupi i tij u dogj përpara se shteti polak të konfirmonte se ishte ai personi që kishin shpallur në kërkim. Polaku kishte ardhur në Shqipëri të fshihej nga autoritetet atje ndërsa edhe këtu nuk arriti dot të ngrinte një biznes të rregulltë. Tregtari i armëve shoqërohej nga Koloneli Ylli Zyla, një ish-drejtor i MEICO dhe Syrja Myftari. 

29 Korrik 2022, 10:14 Nga Fjola Graçi
EKSKLUZIVE/ Trupi i tregtarit polak të armëve u dogj pa e konfirmuar
Andrzej Izdebski

TIRANE- Autoritetet polake kanë ngelur pa fjalë kur kanë mësuar se tregtari Andrzej Izdebski ka vdekur në Shqipëri pas një arresti kardiak më 20 qershor. Izdebski, një emër i njohur për drejtësinë polake vdiq në Shqipëri por procedura për dërgimin e trupit dhe ajo që pasoi pas ndërrimit jetë është e ngjashme me një film misterioz. Gazetari i TVN24, Sebastian Napieraj është nisur nga Polonia dhe ka mbërritur në Tiranë. Në raportimin e tij për median ku punon, siç Dosja.al e ndoqi me vëmendje, gazetari deklaroi se ka shumë pikëpyetje. E gjithë sekuenca që lidhet me vdekjen, kufomën dhe djegien ka ndodhur pa dijeninë e autoriteteve.

Shteti polak ende nuk ka arritur ta konfirmojë se 71-vjeçari që ishte në Shqipëri ishte Andrzej, pasi trupi i tij është djegur. Gazetari tha se siç konstatohet, prokuroria ka informacione të pakonfirmuara se Andrzej Izdebski pronari i një kompanie që tregton armë dhe ka patur për detyrë që të furnizonte shtetin polak me respiratorë gjatë pandemisë, kavdekur. 

Por çfarë ka ndodhur? Pasi u largua nga Polonia me një transaksion prej 250 milionë euro, 50 nga të cilat nuk i ktheu në shërbim, polaku Andrzej u zhduk dhe erdhi në Shqipëri, nga kunë vitin 2021 kërkoi të niste një biznes me Ylli Zylën. Të martën, gazeta polake “Gazeta Wyborcza” shkruante se polaku ishte në partneritet me ish-kreun e Inteligjencës së Ushtrisë shqiptare, dhe se edhe pse shteti polak ishte në kërkim "intesiv", pas vdekjes së tij të papritur në Tiranë, shërbimet polake nuk kontaktuan prokurorinë shqiptare.

Edhe pse pretendonte se po e kërkonte, shteti polak nuk ka kontaktuar fare me palën shqiptare, ndërkohë që gazetari deklaron se trupi i tregtarit të armëve u dogj pa dijeninë e shtetit polak. "Kjo histori është një skenar filmi sensacional”,-tha ai. Ai tha se kishte “shumë pikëpyetje” për këtë çështje. Ai theksoi se "në asnjë fazë, deri në djegien e trupit, nuk ishte përfshirë prokuroria publike, një organ i shtetit polak".

Pra, as Policia as Prokuroria Polake nuk e kërkoi Andrzej Izdebskin, i cili i kishte borxh Ministrisë së Shëndetësisë 50 milionë euro. As shërbimet e inteligjencës polake nuk kanë marrë pjesë në hetim. Gazetari thotë se "prokurorisë duket se nuk i interesonte shumë fakti që i dyshuari kryesor ishte zhdukur, shkrirë, se nuk kishte asnjë kontakt me të. Sepse unë mendoj se nëse prokuroria do të merrej me këtë, ne do të kishim një konferencë për shtyp para disa ditësh, ku do t'i tregonin policisë që të intensifikonte kërkimin dhe nuk ishte kështu - vazhdoi ai.

Trupi i tij u dërgua në Poloni dhe iu nënshtrua procedurës së djegies së kufomës për traditën që familja ka ndjekur ndërkohë që shërbimet shqiptare nuk kanë kontaktuar as ato me palën polake. Edhe pse në Shqipëri ka nisur një hetim dhe një vëzhgim i jetës së polakut në Shqipëri pas vdekjes, prokuroria ka konfirmuar për gazetarin polak se askush nuk është interesuar për Izdebskin nga shërbimet polake dhe as nuk ka pyetur për të.

Por çfarë ndodhi? Pse vdiq polaku? Sipas autoriteteve shqiptare, shkaku i vdekjes së tregtarit të armëve ishte një arrest kardiak. 

Kur vdiq? Atë mbrëmje, 18 qershor ish-drejtori i MEICO e ka telefonuar për ta pyetur dhe 71-vjeçari i ka thënë se kishte një dhimbje në gjoks. Dy ditë më pas, më 20 qershor ai u gjet i pajetë në një apartament te pallatet Agimi pas një arresti kardiak.

Si e raportoi Policia shqiptare? Policia e raportoi vdekjen në një komunikatë të shkurtër për shtyp në të njëjtën ditë. Gabimisht Izdebski në komunikatë u identifikua me inicialet A.H. dhe i moshës 73-vjeç. Ai u gjet nga miku i tij, ish-kreu i Inteligjencës, Ylli Zyla. 

Lëvizja e fundit? Ai është regjistruar të lëvizë me disa miq të tij në Dajt bashkë me një ish-drejtor të kompanisë së armëve MEICO. Ai ka drekuar në Shëngjergj dhe më pas është kthyer në Tiranë. 

Si u dogj trupi? Kjo procedurë është e paqartë për të gjitha palët, pasi më 20qershor u gjet trupi, iu nënshtrua autopsisë që zbuloi se kishte vdekur nga arresti kardiak dhe më pas trupi u dërgua në mënyrë të çuditshme, pa dijeninë e autoriteteve polake në Poloni. Atje trupi u dogj, por autoritetet polake që e kërkojnë për 50 milionë euro ujdi e prishur me Ministrinë e Shëndetësisë, nuk e kanë konfirmuar se a ishte ai personi i shpallur në kërkim. Trupi u mor në Morgun e Tiranës nga familjarët dhe më pas u dogj. 

Kur erdhi tregtari polak në Shqipëri? Pas një investimi të dështuar me gruan e Ylli Zylës, Liljanën në vitet 2012-2014, Andzrej mbërriti sërish në Shqipëri në fund të vitit 2021 ku takoi sërish mikun e vjetër. Pas propozimit të tij, në janar të 2022-ës, ai takoi Syrja Myftarin dhe i propozoi të hapnin një kompani që kishte në fokus tregtinë e materialeve ushtarake, përfshi dhe armët. Myftari ishte një ish-punonjës i Shërbimit Informativ me profesion inxhinier aviacioni. Në fund të janarit ata hapën një kompani të quajtur ‘Trade Invest & More’ sh.p.k. Por biznesi dështoi sa pa nisur...

andrzej izdebski vdes polaku ne shqiperi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale