LIVE UPDATES
Aktualitet

"E more mesazhin..."/ Ish-zv.drejtori, grup ku niseshin e-mailet e ‘qepjes’ se tenderava të AKSHI-t

Ai ka shërbyer si përgjegjës pranë Drejtorisë së Agjendës Digjitale, por tashmë është kthyer një nga dëshmitarët kryesorë të SPAK në dosjen penale nr.20/1 që flet për abuzimet me tenderat e AKSHI-t, në të cilët ai disa herë ka qenë kryetar i Njësisë së Prokurimit dhe anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

17 Prill 2026, 16:27 Nga Elton Qyno
"E more mesazhin..."/ Ish-zv.drejtori, grup ku niseshin e-mailet e
Foto ilustruse

Emirton Suli, një përgjegjës sektori në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit,(AKSHI) është thirrur në SPAK, dhe ka dhënë shpjegime në datën 10 janar 2026, duke treguar atë që ndodhte me paracaktimin e tenderave brenda zyrave të këtij institucioni.

Ai ka shërbyer si përgjegjës pranë Drejtorisë së Agjendës Digjitale, por tashmë është kthyer një nga dëshmitarët kryesorë të SPAK në dosjen penale nr.20/1 që flet për abuzimet me tenderat e AKSHI-t, në të cilët ai disa herë ka qenë kryetar i Njësisë së Prokurimit dhe anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Suli, është pyetur si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes, por hetimet e kryera nga SPAK, tregojnë se ai është implikuar në këto procedura duke ngritur dyshime të arsyeshme se ai së bashku me zyrtarë të tjerë të AKSHI, përfshirë dhe Daniel Shimën, kanë “Shpërdoruar detyrën” dhe kryer “Shkelje të pabarazisë në tendera dhe ankande publike”.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se pyetja e Emirton Sulit është realizuar në ambientet e SPAK në 10 Janar 2026, duke tregur të gjithë dinamikën e “qepjes” së letrave për të paracaktuar kompanitë fituese në tenderat e AKSHI-t.

Suli ka shpjeguar se dhe vetë kallëzuesi i kësaj çështje, Gerond Meçe, ka qenë një ndër “lojtarët” kryesorë të paracaktimit të tenderave në AKSHI, duke bashkëpunuar në disa praktika me Daniel Shimën dhe biznesmenin tjetër, Ermal Beqirin.

Zyrtari i AKSHI-t, ka deklaruar ndër të tjera se në procedurën e prokurimit "Përmirësimi dhe Integrimi i Sistemeve të Menaxhimit të Informacionit për Ndihmën Ekonomike, Personat me aftësi të Kufizuara dhe Shërbimi Social", rezulton se termat e referencës, kriteret dhe ftesat për ofertë kanë ardhur të parapërgatitura nga Drejtoria e Projekteve, konkretisht nga Klea Korça.

Sipas tij, kjo e fundit është caktuar me urdhrin e titullares së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke mbetur vetëm nënshkrimi nga ana e grupit të punës.

Suli, ka rrëfyer në SPAK se zv/drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, kishte krijuar një adresë E-maili [email protected], nga i cili niseshin në E-mailiet e grupit të punës të gjitha dokumentat gati për projektet e prokurimit publik dhe se kjo gjë ishte bërë nga ai qëllimisht që të mos identitikohej, se cili subjekt i niste këto E-maile dhe përgatiste këto dokumente.

Para oficerëve të BKH-së, Emirton Suli, ka identifikon edhe një shtetase të quajtur, Rega Kaja, e cila përgatiste dokumentacionin, i cili përgatitej nga një grup pune i ngritur posaçërisht për këtë çështje.

Përgjegjësi i sektorit në AKSH, ka treguar se nga kjo procedurë kuptohej paraprakisht se ishte ndërtuar në atë mënyrë që të përfitohej nga shoqëria “Image & Communication Development”, me zotërues Igli Gjelishti, duke shtuar më tej se ofertë të paftuar kishte paraqitur në “AKSHI” dhe shoqëria “ABS” e Gerond Meçes.

“…Gerond Meçe ishte futur me një shumë financiare prej 20 për qind më të ulët, gjë e cila kuptohej se ishte jashtë paraplanifikimit, pasi diferenca e fondit limit me ofertën është zakonisht maksimumi 7 për qind dhe se në këtë rast ishte ndjeshëm më e madhe…”-ka treguar Emirton Suli.

Kjo gjë, sipas tij, diktonte dhe detyronte që autoriteti kontraktor të shpallte fitues shoqërinë “ABS”, por se ky fakt nuk duhet të ndodhte, pasi procedurat ishin të paracaktuara dhe duhet të anulohej tenderi dhe më pas rihapej sërish me qëllim dhënien e kompanisë që ishte paracaktuar.

Sipas dëshmisë së këtij zyrtari të AKSHI, po të shikohet dokumentacioni rezulton se ka artifica ligjore, të cilat e kanë detyruar AKSHI-n të anulohet procedura tenderuese, vetëm që të mos lidhej kontratë me këtë operator “ABS”, edhe pse në një tender tjetër e kishin shpallur në muajin mars fitues “ABS”, duke gjetur si shkak çështjen e “CSI” si të vlefshme.

Ai tregon më tej se, pas anulimit të prokurimit. AKSHI i bëri një shkresë AKSIK, që të listoheshin operatorët ekonomikë që ishin të pajisur me “CSI” të vlefshme.

Ndër të tjera Emirton Suli tregon se kur ka ardhur përgjigjja, Helena Çupi, i ka treguar se nuk ka asgjë në të për ”CSI” dhe “CSP” dhe se nuk jepte arsye për të anuluar tenderin dhe se e pyeti atë se ku mund të bazohej për ta anuluar procedure, duke qenë se deri në lidhjen e kontratës autoriteti kontraktor e kishte të drejtën që të anulonte prokurimin nëse konstatonte se nuk plotësonte shoqëria fituese kriteret.

Nga ana tjetër Suli ka rrëfyer në SPAK se kriteri i pajisjes me “CSP” të operatorëve ekonomik tek kriteret e veçanta e ka futur, Daniel Shima, në kohën kur ai ishte zv/drejtor, edhe pse nuk vinte në punë fizikisht, duke shtuar se në këtë kohë kanë patur një numër ankesash nga shoqëria “Kreatx” e Panajot Gjiknurit, duke u bllokuar një numër i madh procedurash.

Ndër të tjera Suli, ka shpjeguar se ky operator ankohej sepse nuk kishte mundësi të fitonte procedura prokurimi, duke qenë se Daniel Shima, bashkëpunonte me biznesmenin Gerond Meçen dhe me Ermal Beqirin dhe se Shima e dinte që shoqëria “Kreatx” nuk kishte “CSP”.

Qëllimisht, që ta përjashtonte “Kreatx” nga garat e prokurimit pranë AKSHI-t, krijoi këtë kriter si kusht për pjesëmarrje në prokurime, duke e shmangur më tej edhe nga ankimet dhe nga bllokimi i procedurave.

Ai shpjegon se ky kriter nuk u hoq, pasi të gjithë operatorët ekonomikë kishin marrëdhënie të mira me AKSHI-n dhe se e dispononin këtë certifikatë.

Suli ka treguar se e ka patur edhe “ABS” këtë autorizim por se, pasi nuk ka patur më marrëdhënie Gerond Meçe me AKSHI-n, atëherë kësaj shoqërie nuk i është rinovuar më tej certifikata, duke i krijuar një artificë ligjore për ta mbajtur jashtë procedurave të prokurimit.

Më tej ai sqaron se Helena Çupi, në këto kushte bëri shkresën "Memo" me qëllim që të anulohej procedura e prokurimit, duke treguar se ajo ishte në një siklet të madh, pasi siç e kupton ai, ajo rrezikonte të anulonte një procedurë prokurimi tërësisht e detyruar nga urdhrat e eprorëve, duke treguar se ajo i ka thënë se: "…po më detyrojnë që kjo procedurë të anulohet…”.

Ndërkohë pyetjes së oficerëve të BKH-së se përse dhe si zgjidhen ofertuesit kur bëhet kërkesa nga AKSHI, Emirton Suli është përgjigjur se ftesa u është drejtuar në këtë rast “Fastech”, “Pirst”, “Soft & Solution”, “Axians” dhe “Communication Progress”.

Suli u ka treguar oficerëve të BKH-së se këto ftesa bëheshin qëllimisht nga AKSHI, që të fryhet artificialisht fondi limit dhe qëllimisht që të shkojë prokurimi aty ku është paracaktuar fituese, duke treguar se ftesat për ofertë vinin gati nga ai që kontrollonte procesin.

Zyrtari i AKSHI-t, u ka treguar oficerëve të BKH-së se për të vërtetuar këtë mjafton të pyetet, Klea Korça dhe Aldo Kita, se cili ia jepte listën e ofertave dhe kujt duhet t'i dërgoheshin ato.

Suli ka treguar se mjafton të shikohet se sa është përcaktuar fondi limit në këto raste dhe se sa ka qenë oferta e “ABS”, diferencë e cila rezulton të jetë rreth 21 për qind.

Paracaktimi i tenderit, 16.5 milion euro “SMART Laborator”.

Më tej Emirton Suli është pyetur për procedurën e prokurimit "Implementami laboratorëve SMART" me vlerë 16.5 milion euro, ku Suli ka treguar se ka qenë kryetar i njësisë së prokurimit dhe se fituese ka qenë paracaktuar, konkretisht shoqëria “Albascan” që drejtohet nga Elton dhe Elision Jorgji.

Sipas tij paracaktimi ishte bërë nga Gerond Meçe dhe Daniel Shima.

Ai tregon se dokumentet e kritereve i erdhën të gatshme nga Arjola Muça, për të cilin vinte zarfi në zyrë me pseudonimin "Zarf për Albanin".

“…ky zarf, mund të jetë dhënë nga Daniel Shima, pasi ai na pyeste vazhdimisht nëse erdhën ofertat dhe se si po shkon puna me "smart-labet"…”-tregon Suli.

Sipas tij Daniel Shima, ishte në një zyrë me Arjola Muça dhe se dokumentet i përgatiste ajo me temat e referencës, fondin limit dhe raportimin.

Për këtë rast, Emirton Suli, i ka treguar oficerëve të BKH-së se ai ka marrë draft-vlerësimet nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) dhe se ia ka paraqitur zv/drejtoreshës, Hava Delibashi, duke treguar më tej se ajo i kishte thënë: "…të dyja…" dhe "…e more mesazhin besoj…", duke i lënë të kuptoj se ajo kishte marrë paraprakisht konfirmimin edhe nga drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe në këtë mënyrë duhet të shpallej fitues kompania “Progres Communication” me pronar Gentian Likaj.

Tenderi për sistemin e ATP-së së pronave.

Ndërsa lidhur me procedurën e prokurimit "Mirëmbajtja e sistemit të ATP-ËEB-GIS", Emirton Suli, ka shpjeguar në SPAK, se kompania “Air” e Alban Meça dhe Joriana Xamo është future në garë si mbështetëse.

Ndërsa “Fastech” e Andis Papa vjet me ofertë më të lartë dhe se për rrjedhojë fiton “Progress Communication” e Gentian Likaj, duke konkluduar se gara organizohet fiktivisht dhe se fituesi është i paracaktuar.

Emirton Suli, ka treguar se duhet të shikohet se kush ka marrë pjesë në testimin e tregut dhe se rezulton se “Fastech” dhe “Progress Communication”, kanë marrë pjesë dhe se tregohet qartazi në këtë mënyrë se fituesi ka qenë i paracaktuar./Syri.net

akshi spak emirton suli

Sondazh

Poll

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë