Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Policia njofton se RENEA arriti ta neutralizonte 49-vjeçarin duke e arrestuar brenda në banesë dhe duke i sekuestruar 1 kallashnikov, 1 pistoletë dhe 1 palë dylbi.

SHKODER- Arrestohet nga Policia Agim Gjata. 49-vjeçari qëlloi mbi policinë në momentin kur RENEA shkoi ta arrestonte. Ngjarja ndodhi në Vaun e Dejës dhe Gjata ishte i dënuar më për vrasje. Agim Gjata u shpall fajtor për vrasjen e fqinjit të tij, Ndoc Çeliku në vitin 2011. Edhe pse iu bë thirrje të dorëzohej,Gjata nuk ka pranuar duke qëlluar me armë mbi policinë. Policia njofton se RENEA arriti ta neutralizonte 49-vjeçarin duke e arrestuar brenda në banesë dhe duke i sekuestruar 1 kallashnikov, 1 pistoletë dhe 1 palë dylbi.
NJOFTIMI I PLOTE:
Vau i Dejës, Shkodër Finalizohet operacioni policor i koduar “Neutralizimi”, për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me rekorde të theksuara kriminale, në fushat e krimeve ndaj personit dhe të armëmbajtjes pa leje.
Qëlloi me armë zjarri ndaj shërbimeve të Policisë në momentin e ndërhyrjes për kapjen e tij, falë profesionalizmit të shërbimeve të Forcës Speciale RENEA, neutralizohet dhe vihet në pranga 49-vjeçari. 49-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe ishte i dënuar më parë për vrasje. Sekuestrohen 2 armë zjarri, kallashnikov dhe pistoletë, municion luftarak dhe dylbi.
Shërbimet e Policisë Kriminale të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë të Vau Dejës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën informative, se një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, po futej në banesë, kanë finalizuar, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, operacionin policor të koduar “Neutralizimi”.
Në momentin që shërbimet e Policisë kanë rrethuar banesën dhe i kanë bërë thirrje shtetasit, në emër të Policisë së Shtetit, për t’u dorëzuar, 49-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shërbimeve të Policisë.
Me ndërhyrjen profesionale dhe në zbatim të ligjit, të shërbimeve të Forcës Speciale RENEA, u bë i mundur neutralizimi i shtetasit që qëlloi me armë zjarri në drejtim të shërbimeve të Policisë. Si rezultat i operacionit “Neutralizimi” u kap dhe u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, A. Gj., 49-vjeç, banues në Barbullush, i dënuar më parë për vrasje. Shërbimet e Forcës Speciale RENEA i kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe gjatë kontrollit, i kanë gjetur dhe i kanë sekuestruar 49-vjeçarit edhe një armë zjarri tjetër pistoletë dhe një palë dylbi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. /Dosja.al
Rufat Kasamaj BRITANI E MADHE- Rufat Kasamaj, është 36-vjeçari shqiptar i cili është arrestuar pasi ka përdhunuar një ...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi do të udh&eum...
Ibrahim Lici TIRANË- Ibrahim Lici nuk është arrestuar në Turqi, por baza e tij është zbuluar përmes një vajze q&eum...
Qyteti GREQI- Pas gjashtë vitesh kërkim, një shqiptar, i dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burg për vra...
Foto ilustruese VLORË- Adriatik Budani është 52-vjeçari i arrestuar nga 'Shqiponjat' në Vlorë. Ky person, është d...
Foto ilustruese ITALI- Operacion i madh në Itali kundër trafikut të drogës. Në orët e para të mëngjesit, janë ...
Emigrantë BRITANI E MADHE- Rreth 12,000 shqiptarë kanë hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla, shumë ...
Policia ELBASAN- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pas finalizimit të operacionit të koduar 'Seven'. 30-vjeç...
Policia BERAT- Nertil Hoxha arrestohet nga policia. 35-vjeçari ishte i shpallur në kërkim si bashkëpuntor në tentativë p&eu...
Policia ITALI - Një 60-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane pasi ka përndjekur dhe kërc...