LIVE UPDATES
Aktualitet

E PLOTË/ Kjo është intervista që solli shkarkimin e Ardian Koçit si drejtor i Parkut Kombëtar Divjakë –Karavasta

Por, pavarësisht intervistës në dukje jo kritike ndaj gjithçkaje që ishte bërë për turizmin në atë zonë, problemi qëndronte tek fakti të Koçi nuk kishte marrë leje tek eprorët për atë intervistë.

9 Mars 2023, 17:22 Nga F.M
E PLOTË/ Kjo është intervista që solli shkarkimin e Ardian
Ardian Koçi

TIRANË- Kjo është intervista që ka sjellë largimin e Ardian Koçit nga detyra, si drejtor i Parkut Kombëtar i Divjakë –Karavasta. Në intervistën e publikuar më 12 shkurt, Koçi fliste pozitivisht për turizmin në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Ai shprehet se vetëm vitin e shkuar rreth gjysëm milionë vizitorë ishin në Divjakë, por që synimi është që turistët të qëndrojnë disa ditë në park dhe kjo përmes shtimit të tërheqjeve turistike. Por, pavarësisht intervistës në dukje jo kritike ndaj gjithçkaje që ishte bërë për turizmin në atë zonë, problemi qëndronte tek fakti të Koçi nuk kishte marrë leje tek eprorët për atë intervistë.

Artikulli:

Në Shqipëri turizmi natyror po njeh kohët e fundit një rritje si rezultat i rritjes së vizitorëve, sidomos nga jashtë vendit. Vetëm Parku Kombëtar i Divjakë -Karavastasë u vizitua vitin e shkuar nga rreth 500 mijë turistë. Por organizatat mjedisore dhe studiuesit po shprehin gjithnjë e më shumë shqetësimin se zonat e mbrojtura natyrore janë të kërcënuara nga politika dhe veprimtari të paqëndrueshme ekonomike dhe sidomos nga ndërtimet. Parku Kombëtar Divjakë- Karavasta është një nga pasuritë më të mëdha natyrore të Shqipërisë që vit pas viti njeh një rritje të vizitorëve, si vendas dhe të huaj. Sipërfaqet e mëdha pyjore me pishë të butë, me pasurinë e florës dhe faunës, kombinohen me peisazhet e lagunës dhe mundësinë për plazhe në zonën bregdetare. Drejtori i parkut Ardian Koçi thotë se vitin e shkuar rreth gjysëm milionë vizitorë ishin në Divjakë.

“Ka qenë një vit i sukseshëm, do të thoja, me mbi gjysëm milionë turistë që kanë vizituar Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta nga të cilët rreth 65 mijë ishin turistë të huaj".

Zoti Koçi thotë se synimi është që turistët të qëndrojnë disa ditë në park dhe kjo përmes shtimit të tërheqjeve turistike.

“Kërkojmë që turisti që arrin këtu të mos qëndrojë disa orë, por disa ditë në park. Dhe kjo bëhet duke shtuar objekte turistike. Po punojmë për të shtuar destinacionet. Nga ana tjetër përparësi është mbrojtja e mjedisit të parkut dhe burimeve të tij. Kaluam një vit të vështirë me një verë tejet të thatë dhe me rrezikshmëri për zjarret edhe në stinët që pasuan kjo u përballua mjaft mirë nga punonjësit e parkut .”

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit vlerëson se vitin e shkuar në Shqipëri hynë mbi 7,5 milionë të huaj kryeisht për qëllime turistike. Një pjesë e madhe e vizitorëve kanë qenë drejt destinacioneve natyrore të vendit. Shqipëria nuk e ka pasur më parë këtë mundësi, thotë Mirjan Topi, një studiues i shpendëve dhe mjedisit.

“Shqipëria kurrë nuk e ka pasur një mundësi të tillë, tashmë e ka duke marrë pararsysh zhvillimet që po ndodhin në nivel global dhe rritjen galopante të kërkesës për turizëm natyror. Prandaj biodiversiteti sot në Shqipëri është një pasuri, ndër të gjitha, ekonomik , dhe ka të bëjë me drejtimin që vendi duhet të marrë për sa i përket zhvillimit të turizmit".

Në kushtet ku është sot Shqipëria, thotë më tej zoti Topi, duhet të përkrahet fuqimisht turizmi natyror në vend të turizmit masiv. Por së bashku me rritjen e interesit për turizmin natyror në Shqipëri po rritet shqetësimi për modelet e zhvillimit të tij. Alkesandër Trajçe që drejton organizatën e Mbrojtjes së Natyrës PPNEA shprehet me tone kritike.

“Shqipëria ndodhet në një udhëkryq. Një nga sloganet më të përdorura nga autoritetet vendase është 'Shqipëria është thesari i fundit i paeksploruar i Europës' dhe me këtë slogan ne duam të tërheqim turistë nga pjesa tjetër e botës. Ky slogan bazohet në një të vërtetë shumë faktike që janë vlerat natyrore të vendit tonë. Dhe pikërisht janë këto vlera natyrore të paprekura ndër shekuj dhe ndër dekada që kanë shpresë të ndryshojnë faqen e vendit në aspektin e një turizmi pozitiv. Por realiteti që ne po shohim është se turizmi po kthehet në një shkatërrimtar të natyrës dhe nuk po nxitet një turizëm i qëndrueshëm mjedisor, që shkon krah për krak me natyrën. Një turizëm që fitimet që gjenerohen i kthehen vetë popullsië lokale, por shohim lindjen e një turizmi që shumë vende të Europës e kanë parë dhe më përpara, një turizëm masiv bazuar me vendpushime gjigande, bazuar në parimin që një apo shumë pak individë fitojnë dhe të gjithë humbasin".

Ndërsa pedagogia e Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, Ermelinda Mahmutaj, thotë se kontradiktat në vendimarrjen shqiptare e dëmtojnë më shumë mjedisin.

“Mendohet se ne që mbrojmë mjedisin jemi fanatikë të moszhvillimit, por në fakt nuk është e drejtë. Ne mendojmë se duhet të zhvillohemi por thjesht kur të zhvillohemi të hedhim pas sytë dhe nga e gjelbërta. Unë mendoj se në Shqipëri ka modele shumë të mira zhvillimi, ka strategji shumë të mira zhvillimi të turizmit duke mbrojtur mjedisin sikurse ka dhe vendime të menjëhershme që shkojnë në dëm të tij. Pra këto kontradikta, qoftë edhe në vendimarrjen shqiptare e dënojnë më shumë natyrën shqiptare se sa zhvillimi turizmit.”

Vitin e shkuar qeveria shqiptare rishikoi hartën e zonave të mbrojtura natyrore duke hequr sipërfaqe të mëdha në disa parqe kombëtare dhe zona ligatinore ku tani po shfaqen projekte ndërtimore. Disa Organizata mjedisore e kanë paditur në gjykatë këtë vendimarrje duke kërkuar anullimin e kufijve të rinj. Ndërkohë, 49 organizata kombëtare dhe ndërkombëtare mjedisore përmes një deklarate të përbashkët ditët e fundit shprehën shqetësimin se habitate natyrore në zonat e mbrojtura natyore janë të kërcënuara nga politika dhe veprimtari të paqëndrushme ekonomike. Organizatat përmendin në reagimin e tyre ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës në zonën e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë , ndërtime rezidenciale në Rezervatin Natyror të Kune-Vain , hidrocentralet në Zall-Gjocaj dhe Valbonë , investimet strategjike në formën e bujqësisë intensive në Divjakë-Karavasta si dhe qendrat e pushimit të planifikuara dhe disa në zhvillim në ish-zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit.

shkarkohet ardian koci

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë