Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas AMP, dyshohet se këta punonjës policie, në mospërmbushje të rregullt të detyrave të tyre funksionale, me veprime dhe mosveprime, nuk kanë marrë masa për parandalimin e arratisjes nga dhomat e sigurisë / shoqërimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, të dy personave ndaj të cilëve Gjykata e Elbasanit, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të dyshuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
ELBASAN- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar se ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Elbasanit, e cila ka caktuar masën e sigurisë ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik” për 3 punonjësit e policisë, Theofan Telo, Andeta Liçi dhe Avni Bahja, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Sipas AMP, dyshohet se këta punonjës policie, në mospërmbushje të rregullt të detyrave të tyre funksionale, me veprime dhe mosveprime, nuk kanë marrë masa për parandalimin e arratisjes nga dhomat e sigurisë / shoqërimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, të dy personave ndaj të cilëve Gjykata e Elbasanit, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të dyshuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Në njoftim thuhet se në lidhje me këtë ngjarje, më datë 31/12/2024 Drejtoria Rajonale e AMP-së ka bërë ndalimin me iniciativë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” ndaj punonjësit të policisë Inspektor Dh.D., me detyrë Trupë shërbimi vend roje në dhomat e shoqërimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë për "Shpërdorim i detyrës" edhe punonjësit e policisë Inspektor A.H., me detyrë Trupë shërbimi vënd roje në DVP Elbasan dhe Inspektor A.B., me detyrë Përgjegjës i Dhomave të Sigurisë në DVP Elbasan.
NJOFTIMI:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik” për punonjësit e policisë të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” si më poshtë vijon;
N/Komisar Th.T., me detyrë Specialist për rendin pranë Komisariatit të Policisë Elbasan
Inspektor A.L., me detyrë Ndihmës Specialiste pranë Zyrës së Informacionit në Komisariatin e Policisë Elbasan
Inspektor A.B., me detyrë Përgjegjës i dhomave të sigurisë pranë DVP Elbasan.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga AMP, dyshohet se këta punonjës policie, në mospërmbushje të rregullt të detyrave të tyre funksionale, me veprime dhe mosveprime, nuk kanë marrë masa për parandalimin e arratisjes nga dhomat e sigurisë / shoqërimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, të shtetasve N.L. dhe E.P., ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të dyshuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Në lidhje me këtë ngjarje, më datë 31/12/2024 Drejtoria Rajonale e AMP-së ka bërë ndalimin me iniciativë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” ndaj punonjësit të policisë Inspektor Dh.D., me detyrë Trupë shërbimi vend roje në dhomat e shoqërimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë për "Shpërdorim i detyrës" edhe punonjësit e policisë Inspektor A.H., me detyrë Trupë shërbimi vënd roje në DVP Elbasan dhe Inspektor A.B., me detyrë Përgjegjës i Dhomave të Sigurisë në DVP Elbasan.
Vijojnë veprimet hetimore për nxjerrjen e përgjegjësive për punonjës të tjerë të policisë në DVP Elbasan.
Gleard Gusholli TIRANË- Policia ka vënë në pranga Gleard Gushollin, pasi u kap duke shpërndarë drogë, ndë...
foto ilustruese KOSOVË- Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka thënë se veprimet e sotme të Qeverisë së Kosov...
Foto ilustruese TIRANë - Polica ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me vdekjen e 81-vjeçarit, Xhemal Meta, në Zall-Bastar. Blut&...
klement çala TIRANË- Seanca gjyqësore, ku do të shqyrtohet refuzimi i të dënuarit Klement Çala për futjen n&eu...
Xhemal Meta TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 81-vjeçarit, Xhemal Meta i cili u gjet i pajet...
kristian marku VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati ndaj 30-vjeçarit Kristian Marku, i cili u ekzekutua me armë zja...
liridona ademaj dhe autoret KOSOVË- Katër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt: Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe...
Ramazan Mataj SHKODËR- Vrasja e të riut Ramazan Mataj në Shkodrës, ka rikthyer frikën e fenomenit të gjakmarrjes. Familja Has...
Xhemal Meta TIRANË- 81-vjeçari, Xhemal Meta është gjetur i pajetë dy ditë më parë në oborrin e banesës ...
Foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 81-vjeçarit, Xhemal Meta i cili u gjet i p...