LIVE UPDATES
Aktualitet

Dyshohej se tentoi të vrasë kushëririn në Itali, autoritetet mbyllin çështjen ndaj shqiptarit nga Kosova, mungojnë provat (EMRI)

Ai ishte shprehur se Balaj ishte “i vetmi person me të cilin kishte çështje të hapura”. Nga frika për hakmarrje të mundshme, kishte dërguar fëmijët e tij të jetonin në Gjermani me prindërit e bashkëshortes.

27 Maj 2025, 14:34 Nga N.F

Dyshohej se tentoi të vrasë kushëririn në Itali, autoritetet

ITALI- Çështja ndaj shqiptarit nga Kosova, Edmond Balaj është mbyllur për shkak të mungesës së provave. Balaj akuzohej për tentativën e vrasjes së kushëririt të tij Hajdin Kukiqi. Vendimi u mor nga gjyqtari hetues Carlo Colombo, i cili pranoi kërkesën për arkivim të paraqitur nga prokurori publik Giovanni Valmassoi.

Përkundër dyshimeve të shumta që rëndonin mbi 34-vjeçarin me origjinë nga Kosova, i mbrojtur nga avokatja Alessandra Nava, hetimet e hollësishme të Prokurorisë nuk arritën të konfirmojnë përgjegjësinë e tij për ngjarjen që ndodhi më 7 mars 2024 në Chiarano. Sipas autoriteteve hetimore, provat e mbledhura nuk janë të mjaftueshme për të përballuar një proces penal, dhe për rrjedhojë, nuk parashikohen hetime të mëtejshme përveç nëse dalin elementë të rinj në të ardhmen.

Mëngjesin e 7 marsit, Hajdin Kukiqi, 37 vjeç, punëtor në kompaninë Lafert në Noventa di Piave, u qëllua me armë zjarri nga dy persona të maskuar që i ishin afruar me skuter pranë banesës së tij. Ai u godit në këmbë dhe në bark, por mbijetoi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të ndërlikuar në spitalin e Trevisos.

Që nga spitali, Kukiqi i kishte treguar hetuesve për një seri mosmarrëveshjesh të vjetra me kushëririn e tij Edmon Balaj, duke përmendur konflikte të pasura me prapavijë pronësore dhe kërcënime të mëparshme. Ai ishte shprehur se Balaj ishte “i vetmi person me të cilin kishte çështje të hapura”. Nga frika për hakmarrje të mundshme, kishte dërguar fëmijët e tij të jetonin në Gjermani me prindërit e bashkëshortes.

Balaj u arrestua më 8 maj 2024, disa ditë pas rikthimit në Itali nga Kosova. Në banesën e tij në Salgareda, autoritetet sekuestruan një xhaketë, karrocerinë e një skuteri, një telefon celular dhe disa gëzhoja plumbash. RIS-i i Karabinierëve të Parmës identifikoi gjurmë baruti në veshjet e tij, të cilat përputheshin me ato në gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes.

Megjithatë, mbrojtja pretendoi një version tjetër se Balaj kishte frekuentuar një poligon qitjeje në Kosovë dhe baruti mund t’i ishte ngjitur rrobave gjatë atij aktiviteti. Nga burgu, Balaj mohoi çdo përfshirje në atentat: “Nuk kam të bëj fare me tentativën e vrasjes së kushëririt tim. Nuk isha as në Itali në fillim të marsit. Ajo që është thënë për mua është serioze dhe e rreme. Kushdo që foli në atë mënyrë duhet të mbajë përgjegjësi”. Ai ka kallëzuar Kukiqin për shpifje.

Pavarësisht mbylljes së këtij hetimi, Balaj vazhdon të vuajë një dënimin prej 5 vjetësh e 4 muajsh për vepra të tjera penale, përfshirë trafik droge, lëndime personale dhe armëmbajtje pa leje, që datojnë që nga viti 2014.

edmond balaj

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës