Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Në kuadër të operacionit të koduar “Kalimashi”, u vu në pranga shtetasi F. L., 34 vjeç, banues në Kukës, i cili u kap duke u kujdesur për 60 bimë narkotike Cannabis Sativa të kultivuara në fshatin Kalimash.
KUKËS- Policia e Kukësit ka finalizuar dy operacione antidrogë brenda 24 orëve, duke vendosur në pranga një 34-vjeçar të kapur në flagrancë teksa kujdesej për bimë kanabisi dhe një 63-vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim dhe prodhim të lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit të koduar 'Kalimashi', u vu në pranga shtetasi F.L., 34 vjeç, banues në Kukës, i cili u kap duke u kujdesur për 60 bimë narkotike Canabis Sativa të kultivuara në fshatin Kalimash. Një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie. Ndërkohë, gjatë operacionit 'Zabeli', policia lokalizoi dhe ndaloi shtetasin F. R., 63 vjeç, banues në fshatin Gështenjë, për të cilin Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë 'Arrest në burg'.
Sipas hetimeve, ai dyshohet se, në bashkëpunim me djalin e tij M. R., ka kultivuar 215 bimë kanabisi në territorin e fshatit ku banonin. Gjatë kontrollit në banesën e tyre u sekuestruan edhe 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Për këtë rast janë proceduar penalisht edhe bashkëshortja e 63-vjeçarit dhe kryetari i fshatit Gështenjë, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit M. R. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Policia e Kukësit
Finalizohen në 24 orë, 2 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për raste në këtë fushë. Kapet duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Kalimash, dhe vihet në pranga 34-vjeçari.
Kapet njëri nga shtetasit e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Zabeli”, për kultivimin e 215 bimëve Cannabis dhe prodhimin e 3 kg të kësaj lënde. Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të tyre, në 24 orët e fundit, struktura në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës finalizuan 2 operacione. Konkretisht:
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës finalizuan operacionin e koduar “Kalimashi”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi F. L., 34 vjeç, banues në Kukës, i cili u kap në flagrancë duke u kujdesur për 60 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në territorin e fshatit Kalimash. Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies; -gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “Zabeli“ të zhvilluar më datë 11.07.2026, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit Operacional, me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dhe Komisariatin e Policisë Kukës, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim F. R., 63 vjeç, banues në fshatin Gështenjë.
Për të, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe“Kultivimi i bimëve narkotike” , pasi dyshohet se në bashkëpunim me djalin e tij, shtetasin M. R., ka kultivuar 215 bimë narkotike, në territorin e fshatit ku banonin. Më tej, në banesën e tyre, Policia gjeti 3 kg lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Për rastin, u proceduan penalisht bashkëshortja e të ndaluarit dhe kryetari i fshatit Gështenjë. Vijon puna për kapjen e shtetasit M. R.. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Elbasan ELBASAN- Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e së dielës në...
Mirlinda Karçanaj TIRANË- Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit AKSHI, ...
ELBASAN- Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e kaluar në Elbasan, ku mbetën të plagosur...
TEPELENË- Një 57-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shtetit pasi akuzohet për kultivim të bim...
TIRANË- Brenda çdo sistemi që duket kompleks, në fund ekziston një thjeshtësi e madhe: njeriu. Sot flasim çd...
ELBASAN- Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e së dielës në një lokal në...
Flutura Kusari duke marrë pjesë në Këshillin e Platformës së Evropës “Rikthimi i lirisë së medieve pas R&eu...
TIRANË- Mediat ndërkombëtare vazhdojnë të ndjekin me vëmendje zhvillimet politike dhe sociale në Shqipëri. Televi...
TIRANË- Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në...
TIRANË- Sot vendi ynë do të mbizotërohet nga mot i kthjellët dhe me diell gjatë gjithë ditës. Sipas parashikimit,...