LIVE UPDATES
Aktualitet

Durrës Yachts & Marina, qeveria transferon 281 prona nga ministria te kompania, kujt i shkojnë 818 mijë m2?

Kjo është shoqëria që shteti shqiptar ka themeluar e cila do të jetë bashëaksionere në projekt me kompanitë Eagle Hills Real Estate Development dhe NSHMI Development l.l.c që përfaqësojnë investitorin Mohamed Alabbar.

3 Mars 2023, 17:03 Nga k.m.
Durrës Yachts & Marina, qeveria transferon 281 prona nga ministria te
Foto ilustruese

DURRËS- Projekti 2 miliardë euro, i marinës dhe jahteve në Durrës ka kaluar në një tjetër etapë. Qeveria miratoi me një vendim që tashmë është publikuar në Fletoren Zyrtare kalimin pronave ku do të zbatohet projekti nga Fondi i pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike që menaxhohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave tek kompania Albanian Seaports Development Company.

Kjo është shoqëria që shteti shqiptar ka themeluar e cila do të jetë bashëaksionere në projekt me kompanitë Eagle Hills Real Estate Development dhe NSHMI Development l.l.c që përfaqësojnë investitorin Mohamed Alabbar.

Vendimi në fjalë përcakton në pikën 1 “Transferimin në pronësi të shoqërisë “Albanian Seaports Development Company” sh.a., të pronave të paluajtshme shtetërore, pjesë e Fondit të Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike, për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”, me vendndodhje në zonën kadastrale nr. 8514, Bashkia Durrës, sipas shtojcës 1 dhe plan-vendosjes, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

Referuar listës së parë janë në total 259 prona ndërkohë që në shtojcën tjetër edhe një listë me 22 prona të tjera të listuara duke çuar totalin në 281.

Vendimi përcakton gjithashtu se shoqëria “Albanian Seaports Development Company” sh.a. është e detyruar të përdorë pronën shtetërore për zbatimin e detyrimeve ligjore që lindin nga marrëveshja kuadër, miratuar me ligjin nr. 79/2022, “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development” sh.p.k., “Albanian Seaports Development Company” sh.a. dhe NSHMI Developmentl.l.c., në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit””.

Për të çuar më tej zbatimin e këtij vendimi qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe kompaninë e shoqërinë aksionare të krijuar nga shteti shqiptar e ngarkuar me koordinimin dhe administrimin e proceseve te lidhura me projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durresit”.

Sipërfaqja e pronave që kalojnë për investimin është 818 mijë m2.

Projekti i Marinës së Durrësit

Në 30 janar të këtij viti u nënshkrua edhe marrëveshja përfundimtare mes shtetit shqiptar dhe investitorit dhe sipas përfaqësuesve të qeverisë kjo ishte hallka e fundit për nisjen e zbatimit. Por vetë projekti ka kohë që ka nisur marketingun dhe shitjen e apartamenteve në ajër në zonën e Durrësit .

“Durrës Yachts & Marina”, një shoqëri e përbashkët mes qeverisë shqiptare (33% përmes Albanian Seaports Development Company) dhe dy shoqërive nga Emiratet e Bashkuara (Eagle Hills Real Estate Development, sh.a., dhe Nshmi Development L.L.C”, me 67% së bashku), që po zbaton projektin me status strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit” filloi shitjen e apartamenteve në datën 8 dhjetor.

Apartamentet do të jenë me një deri në tre dhoma dhe do të fillojnë nga 110 mijë euro, bëhet e ditur në njoftim. Në pamjen e publikuar është e qartë që ndërtimet janë të ngjeshura, duke lënë pak hapësirë, një model që është ndjekur dhe në zhvillimin e bregdetit të Golemit.

Sipas planit të biznesit të projektit, të publikuar më herët, çmimet e shitjes do të variojnë midis 1500-2000 euro/m2.

Ndonëse ky është një investim që ka marrë statusin strategjik (duke përfituar përjashtime nga taksat, madje dhe atë të infrastrukturës dhe ndërtimit), të dhënat e planit të biznesit tregojnë se, të paktën në fazën e parë, kemi të bëjmë më shumë me një projekt të pasurive të paluajtshme, sidomos në fazën e parë të tij, sesa kthimin e hapësirave të portit në një destinacion të mirëfilltë turistik.

93% e sipërfaqes së ndërtimit të parashikuar do të jetë rezidenciale dhe nga 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare. Gjithsej, parashikohet ndërtimi i gati 13 mijë apartamenteve (4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8600 në fazën e dytë), ndërsa do të këtë vetëm pak hotele me më shumë se 850 dhoma. Parashikohen vetëm 280 vende për jahte.

Edhe skema e financimit të apartamenteve është e ngjashme me atë që ndodh rëndom në vend, duke mundësuar parapagimet, shitjen e apartamenteve që në ajër. Investimi i parashikuar në fazën e parë është 595 milionë euro./Monitor

durrës yachts & marina

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës