LIVE UPDATES
Aktualitet

Dumani apo Alla, kush gënjen SPAK? Njëri prej tyre rrezikon, ngatërresa për 4 vrasjet në Durrës

SPAK po has probleme për zbardhjen e vrasjeve të vëllezëve Besmir dhe Viktor Haxhiaj, Dorian Shkozës dhe Angjelo Avdisë.

8 Korrik 2022, 16:51 Nga k.m.
Dumani apo Alla, kush gënjen SPAK? Njëri prej tyre rrezikon,
Nuredin Dumani dhe Besmir Haxhia

TIRANË- Klevis Alla dhe Nuredin Dumani janë ballafaquar me njëri-tjetrin në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo pasi të dy kanë versione të ndryshe për vrasjet që kanë tronditur Durrësin pak kohë më parë, ku "të dyshimta" janë dëshmitë që ka dhënë i riu nofkën “Çapaçuli”. Por një prej tyre tani rrezikon që të humbë statusin dhe privilegjet e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

SPAK po has probleme për zbardhjen e vrasjeve të vëllezëve Besmir dhe Viktor Haxhiaj, Dorian Shkozës dhe Angjelo Avdisë. Gazetari Elton Qyno shkruan për “Ora Neës” se të dy janë në sens të kundërt me njëri-tjetrin në rrëfim dhe shumë larg në tregimin e emrave që kanë marrë pjesë në vrasje. Klevis Alla, fillimisht në tre dëshmi akuzon Talo Çelën dhe Altin Ndocin dhe përmend një emër të tretë Ilir ose siç thirret ndryshe me nofkën “Bubi”. Në dëshminë e katër që ka dhënë për të njëjtën gjë, Alla heq “Ilirin” dhe fut në makinën “Toyota” të përdorur në vrasjen e vëllezërve, Nuredin Dumanin.

Ndërkohë Henrik Hoxhaj, nuk përmendet në asnjë moment të 4 dëshmive të Klevis Allës. "Riku" nga ana tjetër tregon me detaje se “Çapaçuli” ka qënë në drejtimin e makinës, gjë që njëherë e ka pranuar edhe vetë Alla. Rolin e taksistit duket se e ka pasur në vrasjen e vëllezërve Haxhia, ndërsa dëshmia vazhdon me faktin që vrasja është kryer nga vetë Henriku së bashku me Nuredin Dumanin, duke përjashtuar në mënyrë kategorike Altin Ndocin dhe Talo Çelën. Këta dy të fundit, Riku i përjashton edhe nga vrasja e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë në Durrës, duke treguar me detaje dhe shumën financiare, se porosinë e ka kryer Nuredin Dumani. Sipas tij, vrasjen e ka kryer ai, bashkë me Eljo Bitrin.

Nga ana tjetër Nuredin Dumani, e mbështet në deklarim Hoxhën, e po ashtu pranon se ka marrë pjesë direkt në vrasjen e vëllezërve Haxhiaj dhe ka mbyllur pazarin 70 mijë euro në vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Angjelo Avdijës. Sipas Dumanit, në vrasjen Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia të kryer në datën 2 mars 2020, janë të përfshirë Arjan Spahija (i vrarë në Belgjikë), Erjon Alibej, Eljo Bitri, Henrik Hoxhaj, Nuredin Dumani, Klevis Alla dhe Asllan Plaku.

Dy prokurorët Doloreza Musabelliu dhe Altin Dumani, pyesin bashkëpuntorin e Drejtësisë si më poshtë vijon:

Pyetje: Nga se rezulton në deklarimet e para para oficerve të policisë në Durrës se në ngjarje thatë se ishte i përfshirë një person nga Fushë-Kruja me emrin “Bubi”, duke mos deklaruar që në fillim shtetasin Nuredin Dumani. Përse keni hezituar dhe cilat ishin arsyet që ju nuk keni treguar të gjithë të vërtetën?

Pergjigje: Sqaroj se në momentet e para kam qenë shum i friksuar dhe i tronditur.Kam qënë në gjendje shoku dhe nuk mbaj mend me detaje të gjitha veprimet që kisha kryer. Në lidhje me shtetasin Nuredin Dumani kam hezituar sepse unë e njihja shumë mirë dhe e dija se ai ishte shum i rrezikshëm. Dua të theksoj se unë jam kërcënuar nga Nuredin Dumani nëpërmjet telefonit, duke më thënë se do të vras motrën, nëse do të flisja për të. Më pas kam marrë sinjale nga të afërmit e mi se nëse do të hapja gojën dhe të tregoja për Nuredin Dumanin, do ta kisha punën keq unë dhe familja ime. Pas këtij momenti kam kërkuar të ndryshoj deklarimin e parë për të bërë disa saktësime, pasi në lidhje me personin e katërt që unë kisha deklaruar se gjoja banonte në Fushë-Krujë, është Nuredin Dumani, i cili ka qënë me ne në vendin e ngjarjes dhe ka qënë personi i ulur në sediljen e parë të mjetit “Toyota”. Dhe ka qënë Nuredin Dumani, që ka qëlluar me armë zjarri automatik direkt sapo i kemi arritur Besmir dhe Viktor Haxhia.

Pyetje: Në lidhje me Altin Ndocin, përse në deklarimin e dytë keni thënë, që ai nuk ka qëlluar me armë? Cila ka qënë arsyeja?

Përgjigje: Dua të theksoj se pasi jam dorëzuar në polici unë në deklarimin e parë kam thënë që ai ka qënë ekzektuor, por pasi jam futur në dhomat e paraburgimit, në Durrës, ngjitur me dhomën time ka qënë Altin Ndoci, i cili më ka çuar lajm të mos e përfshija, në të kundërtën do kisha pasoja për mua dhe familjen time. Po kështu edhe pasi u transferova te burgu 313, unë kam marrë sinjale nga njerëz të ndryshëm për të tërhequr dëshminë lidhur me Altin Ndocin. Për të thënë të vërtetën gjatë dëshmisë time në Durrës, kisha frikë, pasi dija që Nuredin Dumani, kishte shumë lidhje aty dhe mësonte gjithçka ndodhte aty. Por tek Prokuroria e Posacme SPAK, pata besim dhe tregova gjithË të vërtetën pa rezerva.

Pyetje: A keni dijeni se ku ka jetuar Talo Çela, në vitin 2019-2020?

Përgjigje: Në dijeninë time Talo Çela, ka qëndruar tek shtëpia e Besmir Haxhisë rreth dy muaj, pasi është kryer vjedhja e parave në Rinas. Pastaj më vonë, më ka thënë Nuredini se Talo, qëndron në Tiranë i fshehur tek lidhjet e tij shoqërore, por nuk e di se ku saktësisht. Në dijeninë time, nuk ka qëndruar te shtëpia e Besmir Haxhisë, aq gjatë sa thotë Talo Çela, në intervistën në media.

Ndërkohë që secili ka nga një version për ngjarjen, SPAK duhet të zbulojë se kush thotë të vërtetën. Por dikush nga të penduarit do të rrezikojë shumë. Një praktikë të tillë, ku prokuroria i ka hequr statusin e bashkëpunëtorit, ka qenë ajo e Julian Sinanaj, vrasësit me pagesë i cili edhe pse dha dëshmi para asokohe prokurorëve të Krimeve të Rënda. Sipas hetimeve, vrasjet e kryera në Tiranë e Vlorë ishin treguar në mënyrë të saktë nga bashkëpunëtori tjetër i prokurorisë, Ndriçim Gjokona. Sinanaj dhe Gjokona, në periudhën e gjykimit patën një përplasje të madhe në sallën e gjyqit, por për bazë u morën vetëm deklartimet e Gjokonës.

nuredin dumani klevis alla vrasja e vellezerve haxhia

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete