24 Korrik 2024, 15:16
Nga M.B
Edmond Gashi mbërrin në GJKKO
TIRANA- Mjeku i Onkologjikut Edmond Gashi ka dalë sot para trupës së GJKKO, për t’u njohur me masën e sigurisë pasi dosja u transferua nga prokuroria e Tiranës në SPAK. Veç tij, me masën e sigurisë, pritet të njihen dhe mjekët e tjetër që akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ndërkohë mësohet se kërkesa e Gashit në GJKKO ka qenë që t'i hiqet masa aktuale e sigurisë.
“Ju lutem hiqeni masën e sigurisë, po më pengoni të ushtroj profesionin e mjekut. Janë 50 biopsi që kanë dalë dhe presin ndërhyrje”, ka thënë ai.
Prokuroria e Tiranës zbardhi disa javë më parë skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.
Në njoftim thuhej se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.
Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.
edmond gashi
Aktualitet
24 Korrik 2024, 14:33
E. D
pamje nga vendngjarja
LEZHË- Një vatër zjarri e re ka përfshirë malin e Rrencit në Lezhë në njësinë Balld...
Aktualitet
24 Korrik 2024, 14:04
M.B
Kunata dhe nëna
MALIQ- Nëna e Marsel Baçit, 26-vjeçarit i cili u arrestua me akuzën se ka përdhunuar dhe përdorte p&...
Aktualitet
24 Korrik 2024, 14:03
E. D
foto ilustruese
EGJE- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka njoftuar ditën e sotme se anija shqiptare e patrullimit Oriku ka shpëtuar një...
Aktualitet
24 Korrik 2024, 13:46
r.ll
administrata tatimore
TIRANË- Administrata Tatimore fton të gjithë tatimpaguesit, që brenda datës 20 Tetor, të deklarojn&eum...
Aktualitet
24 Korrik 2024, 12:53
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pasaporta e Singaporit është emëruar si dokumenti më i fuqishëm i udhëtimit në botë në...
Aktualitet
24 Korrik 2024, 12:52
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- 11 persona kanë rënë në prangat e Policisë në Tiranë, dhe 7 të tjerë janë p...
Aktualitet
24 Korrik 2024, 12:19
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Operatorët turistikë që do të kërkojnë certifikime për aktivitetet e turizmit detar fillimisht d...
Aktualitet
24 Korrik 2024, 12:09
E. D
fotot ilustruese
KSAMIL- Droni edukues ka zbarkuar në terren, ku sipas policisë janë ushtruar monitorime përgjatë vijave bregdetar...
Aktualitet
24 Korrik 2024, 12:04
E. D
fotot ilustruese
BULQIZË- Si rezultat i veprimeve të thelluara, profesionale dhe hetimore, është bërë i mundur identifik...
Aktualitet
24 Korrik 2024, 12:04
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Banorët e fshatit Kutë dhe dhjetra aktivistë mjedisorë korrën një fitore të re të m&eu...