Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas grafikut të mëposhtëm Shqipëria ka rreth 13% të popullsisë me arsim të lartë në një kohë që 45 për qind e tyre kanë emigruar. Ndërsa më shumë se një e treta e personave me arsim të lartë emigrojnë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kazakistani dhe Moldavia dhe më shumë se një e katërta në Armeni, Bullgari, Kroaci, Republikën e Kirgistanit, dhe Maqedonia e Veriut emigrojnë.
TIRANË- Një krahasim i Bankës Botërore për vendet e Rajonit ECA (përfshin 19 vende në zhvillim që nga Azia Qendrore, Europa Qendrore dhe Kaukazi në Ballkan, ku përfshihet edhe Shqipëria) tregoi se vendet që kanë një përqindje të vogël të popullsisë me arsim të lartë kanë edhe emigrimin të lartë të trurit.
Sipas grafikut të mëposhtëm Shqipëria ka rreth 13% të popullsisë me arsim të lartë në një kohë që 45 për qind e tyre kanë emigruar. Ndërsa më shumë se një e treta e personave me arsim të lartë emigrojnë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kazakistani dhe Moldavia dhe më shumë se një e katërta në Armeni, Bullgari, Kroaci, Republikën e Kirgistanit, dhe Maqedonia e Veriut emigrojnë.
Vendet me më pak të diplomuar në arsimin e lartë kanë normat më të larta të emigrimit mes tyre. Një pjesë gjithashtu e madhe e të diplomuarve me arsim të mesëm emigrojnë për të ndjekur studimet e larta jashtë vendit. Nga 151,274 individë të moshës 20-24 vjeç që migruan në Bashkimi Europian nga vendet e ECA në 2022, rreth 25,967 (17.2 për qind) e bënë këtë për tu arsimuar.
Banka Botërore thekson se disa ka faktorë që mbështesin emigrimin e punëtorëve me kualifikim të lartë. Faktorët “tërheqës” përfshijnë afërsinë e vendeve me Bashkimin Europian, ku kërkesa për fuqi punëtore të kualifikuar është e fortë.
Ndërsa faktorët “shtytës” përfshijnë mundësi të kufizuara pune për disa profesione të specializuara në vendet e origjinës. Banka Botërore sugjeron se vendet e origjinës duhet të përpiqen të zvogëlojnë fuqinë e faktorëve shtytës.
Psh rritja e konkurrencës së pagave dhe produktivitetit në profesionet e rrezikuara me aftësi të larta mund ndihmojnë në dobësimin e stimujve për të emigruar. Vendet e vogla si Shqipëria mund të përqendrohen në zhvillimin e sektorëve të veçantë, si kujdesi personal dhe ai shëndetësor dhe shërbime për turistët, të cilat mund të ndikojnë në frenimin e të arsimuarve.
Bota e zhvilluar tani ka plot shembuj se si duhet të zhvillohet sistemi i edukimit me ekonominë. Psh Sistemet arsimore në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e zhvilluara europiane kanë adoptuar qasje të ndryshme për integrimin kërkimin, edukimin dhe identifikimin e talenteve.
Historikisht, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë investuar në qendrat kërkimore brenda në universitet, të cilat kanë zhvilluar mekanizma të fuqishëm për identifikimin dhe edukimin e talenteve, shpesh përmes proceseve konkurruese të pranimeve dhe programe të specializuara duke ofruar edhe bursa.
Universitetet në këto vende kanë lidhje të forta me industrinë, të cilat ofrojnë mundësi identifikimi dhe zhvillimi të talenteve përmes praktikave, programeve të edukimit bashkëpunues dhe kërkimit të sponsorizuar nga industria të projekteve.
Sistemi gjerman zhvilloi një strukturë të dyfishtë në të cilën universitetet fokusohen në mësimdhënie dhe kërkimin në zhvillimet industriale. Ky model nga disa vende evropiane dhe në ato postkomuniste identifikoi talentin përmes performancës në sisteme rigoroze të arsimit të mesëm duke identifikuar në një fazë të hershme talentet./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të m...
Klodiana Lala TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala tha sot se ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja u arrestua së fundmi nga SPAK pasi i jep...
TIRANË- Një vajzë është ankuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan se është ngacmuar seks...
Foto ilustruese TIRANA- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela miratoi ditën e sotme qarkoren “Për hetimin e çë...
ELBASAN- 1400 nxënës të Shkollës së Mesme Profesionale në Elbasan nuk bëjnë mësim sepse ka mungesa në staf p...
foto ilustruese ITALI- Një 39-vjeçar shqipatr me aftësi të kufizuara ka rënë pranagt e policisë italiane, pasi merrej ...
pamje nga vendngjarja SPANJË- Garda Civile ka arrestuar tre shqiptarë përgjegjës për një plantacion marijuanë me më...
Foto ilustruese TIRANA- Një aksident ka ndodh mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan nga ku mësohet se...
Foto ilustruese ITALIA- Tre shqiptarë u arrestuan në Rimini teksa u kapën me 4 kg kokainë me vlerë rreth 150 mijë euro. ...
Foto ilustruese SPANJA- Mossos d’Esquadra në Spanjë finalizoi një operacion të madh policor në disa pjesë të ...