LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA që tronditi gjyqësorin, si Milena DERAJ zbuloi FENOMENIN që s'u zhduk- Qindra mijra euro mashtrim, TENTATIVë për të ndryshuar "drejtësinë"

Mashtrimet e Milena Derajt.

26 Maj 2023, 17:20 Nga Dosja.al
DOSJA që tronditi gjyqësorin, si Milena DERAJ zbuloi FENOMENIN që
Milena Deraj

"Dosja.al" ka mësuar se në historinë e mashtrimit shumëmilionësh të Milena Derajt, përveç personazheve dhe ngjarjeve kriminale që lidhen me Veriun e vendit dhe shumave të mëdha parave, për të cilat dy herë dyshohet që Milena Deraj t’i ketë marrë përmes mashtrimit, përmenden edhe emra biznesmenësh, politikanësh dhe avokatësh të njohur në Tiranë. Ajo çfarë tërheq më tepër vëmendje është emri i një prokurori të përjashtuar nga vetingu, që sot ushtron detyrën e avokatit.

E para, siç është informuar tanimë, është paraqitur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ka qenë Milena Deraj, ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë dhe e Kuvendit të Shqipërisë. Ajo ka dashur të denoncojë kërcënimet e marra nga pjesëtarë të familjes Ferracaku nga Shkodra, të cilëve Deraj u kishte marrë shumën 340 mijë euro, për një çështje gjyqësore të tyre, pa mundur t’u kryejë shërbimin e premtuar. Deraj ka dëshmuar se një mikja e saj në Tiranë, E.Sh., e kishte prezantuar me shtetasen A.V., biznesmene, e afërme e familjes Ferracaku. Pikërisht shtetësja E. Sh., ishte e dyta që iu drejtua Drejtorisë Vendore, në vijim të veprimeve hetimore. Ajo ka bërë kallëzim për mashtrim ndaj Milena Derajt, për 225 mijë euro të marra me premtimin për t’i investuar në bono thesari. Deraj ia ka njohur këtë detyrim përmes një akti noterial shtetasesh E.Sh., por pa ia shlyer atë.

‘’Dosja.al’’ zotëron tri deklarimet e bëra nga Deraj, E.Sh dhe biznesmenia A.V., e afërmja e familjes Ferracaku.

Si nisi "korrja" e parave sipas Derajt?

Deraj, me fjalë të tjera e dëshmon kështu rrjedhën e ngjarjeve: E.Sh., mikja e saj, ishte në dijeni të miqësive të saj në sistemin e drejtësisë. Konkretisht, me një Avokat të njohur, ish-prokuror i përjashtuar nga vetingu. Deraj, sipas burimeve tona, ka përmendur një tjetër emër të njohur për redaksinë dhe publikun, drejtues i Përgjithshëm i një institucioni me rëndësi, si personi që e kishte miqësuar kohë më parë me Avokatin në fjalë. E. Sh. i kërkon Milena Derajt të takohet me shtetasen A.V., biznesmene, e afërme e familjes Ferracaku. Milena Deraj takohet me biznesmenen A. Sh.

Biznesmenia A.V., në këtë takim, i kërkoi Derajt ndihmë për një çështje në hetim nga Prokuroria e Shkodrës, "vrasje", ku të përfshirë ishin disa pjesëtarë të familjes Ferracaku, një ngjarje e ndodhur në plazhin e Velipojës. Deraj, e prezantuar si mikeshë e Avokatit të njohur, premton se do të mësojë nëse ai mund ta marrë përsipër çështjen në fjalë. Një javë më pas, në zyrën e së afërmes së familjes Ferracaku, A.V., Milena Deraj ka marrë takim direkt me Abedin Ferracakun, i cili kërkonte nga Deraj që të ndërmjetësonte me ndonjë avokat që mund t’i ndihmonte për masa më të lehta dënimi familjarët e tij. Këtë bisedë Milena Deraj, sipas saj, një javë më pas e pati zhvilluar me Avokatin, i cili kërkoi kohë për ta shqyrtuar çështjen.

Sipas asaj që ka dëshmuar Deraj, Avokati në fjalë, për mbrojtjen e katër shtetasve, në mënyrë që të kërkonte gjykim të shkurtuar dhe dënime më të lehta për pjesëtarët e familjes Ferracaku, kërkonte 340 mijë euro. Me këtë shumë, sipas Derajt, Abedin Ferracaku pati rënë dakord dhe qenë marrë vesh për një takim të dytë për kryerjen e pagesave. 6 muaj më pas ata janë kontaktuar përmes aplikacionit ‘’Signal’’ dhe ne tre takime te ndara, në harkun e afërsisht dy muajve, në tri këste, të tri herët në Tiranë, Abedin Ferracaku i ka dhënë 340 mijë euro.

"Dosja.al" ka mësuar se Milena Deraj ka deklaruar se shumat i kishte ruajtur në shtëpinë e saj në pritje të plotësimit të shifrës dhe më pas, disa muaj më parë, derisa pati marrë një telefonatë nga Avokati, i cili i pati deklaruar se nuk mund ta merrte përsipër çështjen, pa patur dijeni se Milena Deraj tashmë ishte parapaguar. Megjithatë, në një takim pak ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit me Abedin Ferracakun, Milena Deraj i ishte shprehur se nëse puna nuk do të kryhej si duhej, ajo do t’ia kthente lekët. Këtë Abedin Ferracaku nuk e pati pranuar.

Pas kësaj bisede, së bashku me të afërmen e tij dhe me Milena Derajn, 2 ditë përpara zgjedhjeve, ata kanë ndaluar në një biznes të njohur në Tiranë ku kanë telefonuar pronarin, një biznesmen dhe politikan të njohur në vend, e në pamundësi për t’u takuar me të janë nisur drejt Shkodrës. I njëjti politikan dhe biznesmen i njohur, tre ditë përpara këtij episodi, sipas asaj që mësohet se ka deklaruar Deraj, pati zhvilluar një bisedë telefonike e më pas një takim në zyrën e tij me Derajn. Në këtë takim Deraj e kishte njohur detyrimin financiar ndaj vëllezërve Ferracaku dhe pati premtuar se do ta shlyente atë.

Pas kësaj ndalese në hotelin e njohur në Tiranë, sipas Derajt ata janë nisur drejt Shkodrës dhe kanë mbërritur në një ndërtesë njëkatëshe me oborr në Shkodër. Aty është shfaqur vëllai i Abedinit, Shyqyri Ferracaku. Me armë në duar, e kanë shoqëruar në një dhomë të pasme të godinës, ku i kishin bërë me dije se në të njëjtin kolltuk kishte qenë edhe Avokati. Aty, sipas deklarimeve të Derajt, e kishin mbajtur për dy orë e gjysmë përmes presioneve psikologjike dhe e kishin detyruar të xhironte një deklaratë përmes videos, sipas të cilës u detyrohej 540 mijë euro. Mandej ajo deklaron se është lënë në hyrje të Lezhës së bashku me shtetasen A.V., nga ku ka mbërritur në Tiranë me taksi.

Deraj deklaron se 140 mijë euro i ka kthyer, por pjesa tjetër prej 200 mijë eurosh nuk i pranohet nga familja Ferracaku, pasi ata i njohin për detyrim shumën 540 mijë dhe jo 340 mijë euro.

"Dikush do e paguaje me jeten e familjareve,"- deklaron të jetë kërcënuar përmes komunikimeve në aplikacionin ‘’Signal’’ Milena Deraj.

Çfarë ka rrëfyer biznesmenja A.V., e afërmja e Ferracakëve?

Në rrëfimin e saj në prokurorinë e Tiranës tregon se Milena i kishte folur për investime në Departamentin e bonove të thesarit, pasi punonte në Bankën e Shqipërisë, madje dhe kishte insistuar që të investonte para. Më pas, rrëfeu se Milena i thoshte gjithashtu se bashkëshorti i saj punonte te Ministria e Brendshme dhe se kishte njohje të rëndësishme gjithashtu i kishte mundësi ti nxime pashaporta shqiptare. Për një pasaportë të nxjerrë me ndihmën e burrit duheshin vetëm 10.000 (dhjetë mijë) euro, por edhe kjo shumë Afërdita Verracakut i është dukur e ekzagjeruar. Më pas i ka folur për njohjet e saj të shumta në Prokurori dhe në Gjyqësorin Shqiptar, e pikërisht në këtë moment Verracaku i ka përmendur "hallin e familjes së saj.

"Janë interesuar në të njohurit tanë të ndryshëm lidhur me Milenën dhe se çfarë përfaqësonte në publik. Kanë dëgjuar se kjo shtetase ishte duke investuar për të ndërtuar një pallat me Tom Doshin. Duke qenë se kanë marrëdhënie familjare me këtë të fundit kanë shkuar e kanë takuar te zyrat e tij, dhe ku e kanë takuar ai dhe Abedini, në këtë takim Tom Doshi i ka thënë se këtë shtetase e njeh si emër por që kjo e fundit është mashtruese dhe nuk po investojnë sëbashku në asnjë pronë, por edhe të mos merren më me të. Pas disa ditësh datën nuk e mban mind fiks Abedini ka takuar Milenën dhe kanë shkuar pranë zyrave të zotit Tom Doshi, i cili nuk ka qenë prezent, por nëpërmjet telefonatës që ka bërë me Abedinin e ka rikonfirmuar që Milena po i mashtronte dhe se nuk kishte asnjë lidhje me të, ndryshe nga sa deklaronte Milena se ajo vetë po investonte për ndëtimin e një pallati me Tom Doshin. Abedini në këtë moment i ka thënë Milenës që ti kthejë paratë e tyre mbrapsht, madje i ka thënë ti mbajë dhe 50.000 euro, nga lekët e marra vetëm ti kthej pjesën e mbetur pasi këta të fundit ishin në hall nga proceset gjyqësore dhe i duheshin paratë,"-rrëfen ajo. 

Por thekson se në asnjë moment nuk kanë shkuar në Shkodër, atje ku Milena pretendon se është mbajtur peng 2-3 orë, madje shton se Abedin Verracaku jo vetëm që nuk i ka kërkuar 540 mijë euro nga 340 që i dha fillimisht, por edhe i tha që të mbante 50 mijë nga shuma totale për "mundimin". Dëshmi kjo që bie ndesh me atë që ka denoncuar Deraj në Policinë e Tiranës. 

Çfarë tregon kjo dosje?

Pavarësisht çfarë thuhet apo propagandohet për drejtësinë e re, duket se ndërhyrjet nuk janë ende një fenomen i shkuar. Sërish çfarë nuk blihet me para, blihet më me shumë para. Ose të paktën në rastin e Derajt, tentohet!

milena deraj dosja e milena derajt

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet