LIVE UPDATES
Politike

Dosja e SPAK për Veliajn/ Si kompania e ndërtimit “Fusha Shpk” përfitoi leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë në kohë të ndryshme

Nga aktet e administruara pranë Bashkisë Tiranë, rezulton e provuar se ‘Fusha’ Shpk, me aksioner biznesmenin Shkëlqim Fusha ka përfituar leje ndërtimi nga kjo bashki në kohë të ndryshme.  Në një nga këto raste Erion Veliaj ka firmosur leje për një shtëpi në Yrshek që do ta ndërtonte kompania ‘Fusha’ shpk.

12 Shkurt 2025, 21:03 Nga B.Z
Dosja e SPAK për Veliajn/ Si kompania e ndërtimit “Fusha
SPAK

TIRANË - Një tjetër biznesmen për të cilin SPAK ka vendosur masën detyrim paraqitje është edhe Shkëlqim Fusha.  Pronar i kompanisë së ndërtimit ‘Fusha Shpk’. Edhe kjo një kompani e lidhur ngushtësisht me punët publike gjatë periudhës së drejtimit të bashkisë përgjatë tri mandateve nga Erion Veliaj.

Madje për biznesmenin Fusha u tentua të bëhej dhe një ligj klienelist për të për t’i falur tokë tek Teatri Kombëtar, ndërtesë u rrafshua pavarësisht kundërshtimit të aktorëve. Veliaj sipas SPAK ka firmosur një leje ndërtimi në fshatin Yrshek të Tiranës, që do të ndërtohej nga kompania ‘Fusha Shpk’ e biznesmenit SHkëlqim Fusha. Por ku edhe këtu del në skenë një nga OJF-të e ngritura nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e z. Veliaj.

E cila nëpërmjet kësaj OJF-je, kryen transaksione të çuditshme bankare, të cilat SPAK thotë se janë përfitime të ardhura nga klientelizmi i bashkëshortit të saj me administratorin e kompanisë ‘Fusha’ SHPK.

Nga aktet e administruara pranë Bashkisë Tiranë, rezulton e provuar se ‘Fusha’ Shpk, me aksioner biznesmenin Shkëlqim Fusha ka përfituar leje ndërtimi nga kjo bashki në kohë të ndryshme.  Në një nga këto raste Erion Veliaj ka firmosur leje për një shtëpi në Yrshek që do ta ndërtonte kompania ‘Fusha’ shpk.

Pas marrjes se lejes, kompania ‘Fusha’ shpk, kalon një shumë të konsiderueshme parash në llogarinë e dy avokateve, lidhje të afërta të Ajola Xoxës dhe ata e kalojnë gjysmën e parave në llogarinë e ‘Harabel’.

Po sipas SPAK një pjesë e konsiderueshme e financimeve të kryera për qendrën ‘Harabel’ që siç thamë zotërohet nga Ajola Xoxa, kryesisht sponsorizime nga subjekte të cilët lidhen në një formë apo me një tjetër me bashkinë e Tiranës, përdoren për pagesat e qirave të Ajola Xoxes.

Po kështu edhe si likujdime të faturave për shërbime të kryera nga shoqëritë e familjarëve të saj. Por këto mesa duket nuk janë të vetmit biznesmenë me të cilët çifti Veliaj-Xoxa, ka bashkëpunuar në këto afera korruptive. Gjë të cilën e kanë bërë po nëpërmjet OJF-ve të ngritura nga zonja Xoxa. Siç janë edhe rastet e disa kompanive të tjera ndërtimit.

Shoqëria ‘NAN Gallery’ ka rezultuar se financohet nga kompani dhe individë të cilët kanë marrë fonde të drejtpërdrejta ose në mënyrë të tërthortë nga Bashkia e Tiranës.

Dy OJF të tjera të ngritura dhe të kontrolluara po nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, janë edhe ‘Nan Gallery’ dhe ‘Muza’.

Ku edhe këtu sipas SPAK, paratë e disa aktiviteteve kulturore thuhet se janë siguruar nga fondet publike të Bashkisë Tiranë. Që kanë shkuar nëpërmjet firmës së titullarit të saj zotit Veliaj, në xhepat e bashkëshortes së këtij të fundit, Ajola Xoxa.

‘Nan Gallery’ e kontrolluar nga Ajola Xoxa financohet nga një OJF e quajtur ‘Frobolous’ e cila ka organizuar nje event me fondet publike të financuara prej Bashkisë Tiranë, konkretisht nga Ergys Krisiko, person i afërt i Ajola Xoxës dhe Qendrës ‘Harabel’.

Qendra ‘Muza’ e themeluar nga Erald Simixhiu familjar i Ajola Xoxës, por që kontrollohet nga kjo e fundit, ka organizuar një event, fondet për të cilin janë siguruar nga Bashkia Tiranë.

Më pas këto fonde janë shpërndarë te Linda Kazani, familjare e Ajola Xoxës dhe te shoqëria tregtare ‘Arts LAB’ në pronësi të Erald Simixhiut, por që është në pronësi faktike të Ajola Xoxës. Kjo lidhje zinxhir mesa duket vazhdon edhe me shoqëritë e tjera në pronësi të Ajola Xoxës.

Siç është ajo ligjore ‘Partner Laë’, po në pronësi të bashkëshortes së kryebashkiakut. Shoqëri e cila del se ka kryer pagesa për shtetasen Adela Kondakçiu për shërbime si ekonomiste, për shoqëri që në fakt janë të lidhura me vetë Ajola Xoxan. OJF FROBOLOUS ka kryer një aktivitet dhe fondet për eventin janë siguruar nga Bashkia e Tiranës. Më pas këto fonde janë shpërndarë te kompanitë në pronësi të familjarëve dhe të afërmve të Ajola Xoxës./BW

erion veliaj

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës