LIVE UPDATES
Aktualitet

ERE miraton pezullimin e fashës 800 Kwh për dhjetorin, çmimi për HEC-et e vegjël i njëjtë

Pas dy shtyrjesh në tetor e nëntor, ERE vendosi me 5 vota “pro” për shfuqizimin e vendimit edhe për dhjetorin.

14 Dhjetor 2022, 14:35 Nga DOSJA
ERE miraton pezullimin e fashës 800 Kwh për dhjetorin, çmimi
Energji

TIRANË-Bordi i Entit Rregullator të Energjisë miratoi ditën e sotme pezullimin e fashës 800 kwh edhe për muajin dhjetor ashtu sikurse ishte deklaruar më herët nga qeveria. Sipas një vendimi më të hershëm të shtatorit Enti miratoi aplikimin e një tarife 42 lekë për çdo KWh energji por që do të ishte objekt shqyrtimi muaj pas muaji në varësi të situatës.

Për tetorin dhe nëntorin kjo fashë nuk u zbatua duke argumentuar se kursimi kishte dhënë efekt. Për dhjetorin KESH-i në aplikimin depozituar në ERE nënvizonte se situata hidrike është përmirësuar ndjeshëm çka ka edhe efektin kryesor në kërkesën e pezullimit.

Tashmë FSHU po furnizohet nga KESH-i dhe kushtet kanë ndryshuar. Në aplikimin e depozituar pranë Entit, gjeneruesi publik i cili është ngarkuar me furnizimin me energji të vendit në kushtet e emergjencës pranonte se tashmë rezerva energjetike në dhjetor është 735 GwH.

Bordi i Komisionarëve i ERE miratoi gjithashtu çmimin vjetor të blerjes së energjisë elektrike që do t’u paguhet prodhuesve ekzistues me përparësi për vitin 2023. Ky çmim do të jetë i njëjtë me atë të vitit 2022 prej 8.5652 Lekë/kWh. Çmimi real që rezulton sipas bursës hungareze është më i lartë sesa kufiri maksimal vendosur në vendimin përkatës të qeverisë që është jo më shumë se 15 për qind mbi çmimin e llogaritur në vitin 2017.

Kompania publike e shpërndarjes ble energjinë çdo vit sipas një çmimi të miratuar nga Enti sipas formulës : Çmimi mesatar vjetor i tregut të ditës në avancë (HUPX/DAM) i energjisë elektrike në profilin bandë (baseload) i vitit përkatës të bursës hungareze (HUPX) të energjisë elektrike në euro cent/kWh X bonusin për promovimin e burimeve të rinovueshme në masën 1.2 X normën mesatare të këmbimit në Euro/Lekë për vitin e fundit.

Prodhuesit me përparësi pas rritjes së çmimeve në bursa shfaqën interes për të dalë në tregun e lirë për të shitur energjinë e tyre por me një vendim të veçantë në kushtet e emergjencës qeveria i vendosi në detyrimin e shërbimit publik e për rrjedhojë do të vijojnë të shesin me çmimin 8.5652 lekë. Ndërkohë që në treg të lirë ky çmim është shumë herë më i lartë. Deri në gusht sasia e energjisë që kanë shitur prodhuesit me përparësi tek shteti me çmimin aktual i ka kursyer financave të kompanive 250 milionë euro./MARRE NGA MONITOR

ere fasha 800 kw

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës