LIVE UPDATES
Aktualitet

“Do të na paguash 2 mijë euro ose do të të shembim punimet”, inspektorët e IMT-së zhvasin qytetarin

Ai mori leje për punime në njësinë numër 3, por e tejkaloi lejen, ndaj inspektorët e IMT-së i vunë gjobë dhe vendosën t’i pezullojnë punimet.

16 Janar 2024, 22:54 Nga I.A
“Do të na paguash 2 mijë euro ose do të të shembim
Leket

TIRANË- Një qytetar shqiptar, i cili punon dhe jeton në një vend europian, tregon se kur u kthye në vendin e tij, konstatoi se shtëpinë ia kishte dëmtuar tërmeti. Ai mori leje për punime në njësinë numër 3, por e tejkaloi lejen, ndaj inspektorët e IMT-së i vunë gjobë dhe vendosën t’i pezullojnë punimet.

Denoncuesi: Përshëndetje njëherë në radhë të parë dhe faleminderit për mikpritjen, që më bëtë! Tani shqetësimi im, është përsa i përket riparimeve që kemi bërë në objektin tonë, shtëpinë tonë, pas periudhës së tërmetit. Unë jam një banor i minibashkisë nr.3. Kam 30-vjet, që jetoj në emigracion. Kam ardhur pas periudhës së tërmetit. Kur kam ardhur, kam gjetur që shtëpia jonë ishte e dëmtuar nga tërmeti. Iu drejtova mini-bashkisë nr.3 për t’u pajisur me një leje ndërtimi përsa i përket riparimeve që u deshën bërë në objekt. U detyrova i hyra një pune, për forcimin e kollonave të objektit. Me punonjësit e mini-bashkisë nr.3, ato kanë dhënë një leje për sa kanë mundësi ato. Atëhere unë e tejkalova lejen e ndërtimit, që bëhet fjalë, që mora nga mini-bashkia dhe kreva ca punime për forcimin e kollonave. Kuptohet, që nga frika, që mos të ndodhin tërmete të tjera. Gjatë kohës së punimeve, kemi pasur kontrolle nga inspektorët e IMT-së, të cilët na i vunë në dukje që “punimet që po kryeni nuk i mbulon kjo leje ndërtimi që keni marrë”. Në kontrollet e mëtejshme nga inspektorët e IMT-së, merret një masë gjobë edhe pezullim i punimeve. Atëhere nga ajo kohë, unë u detyrova t’i pezulloj punimet dhe paguaj gjobën që i detyrohem shtetit. Nga ajo kohë, nuk janë kryer punime të tjera!

Më pas, kur qytetari nuk ndodhej në shtëpi, shkojnë 4 inspektorë të tjerë, të cilët kërkonin 2 mijë euro. Ata i thanë që nëse ai nuk do i jepte lekët, punimet e bëra deri tani, do të shembeshin.

Denoncuesi: Instruktorët e IMT-së vijnë. Ditën e parë vijnë dy veta, dy inspektorë të IMT-së dhe më kontrollojnë të gjitha dokumentet që ne disponojmë për shtëpinë, duke filluar nga certifikata e pronës, legalizimet, e të gjithë historikun e pronës tonë. I fotografojnë ato me telefonat e tyre celularë dhe largohen. Në ditën e dytë, gruaja e ime më thotë që “kanë ardhur katër persona tek dera”, ishin inspektorët e IMT-së, “dhe kërkojnë kontakt me ty”. Meqë nuk isha në shtëpi, i them gruas që “jepja numrin e telefonit edhe të kontaktojnë me telefon”. Edhe kështu ndodhi. Folëm në telefon dhe lamë një pikëtakimi. Atje u takuam me dy inspektorë të IMT-së dhe jo me katër. Edhe ato ma bënë të qartë: “Dikur, ti ke bërë disa punime”, domethënë, përflitet për kohën e përparme, jo kohën e tanishme. Ai thotë: “Ne kemi denoncime që ju keni kryer punime”, edhe unë i thashë: “Siç e pamë, siç erdhën edhe ju, ju nuk më gjetët mua duke punuar, kështu që as punëtorë s’kam, as materiale asgjë. Unë nuk e di ku e patë ju që unë isha duke punuar”. Njëri nga inspektorët thotë: “Unë s’dua t’ia di për inspektorët e atëhershëm, domethënë që kanë ardhur edhe kanë marrë këtë masë gjobe për ty. Sot jam unë Zot këtu, edhe ti do më përgjigjesh mua”. Doli direkt në temën që unë u detyrohem këtyre dy inspektorëve, 2 mijë euro. Ai mu drejtua me një gjuhë vulgare edhe shumë arrogant: “Ti më detyrohesh mua. Ti do të na paguash ne 2 mijë euro ose ne shkruajmë një procesverbal edhe ditën e nesërme, ato punimet që ke bërë, do të shemben”. Ju drejtova emisionit “Stop”, për të më ndihmuar, për situatën që unë ndodhem.

Gjatë takimit me inspektorët, ata flasin për shumat që do të marrin, duke kontrolluar disa herë syzet, nga frika, se mos regjistrohen me kamer. Në takimin tjetër, inspektorët marrin 1500 dollarë, duke rënë dakord për 500 të tjera, pasi t’i sigurojnë qytetarit, akt-konstatimin, e vendimit për shtëpinë e tij. Në takimin e dytë, inspektori merr 500 dollarët e mbetur nga premtimi. Madje inspektori i IMT-së i siguron dhe një kopje të akt-konstatimit, duke porositur, që ta mbajë me kujdes, pasi ai rrezikon burgun.

(Inspektori i merr kutinë e syzeve, ku janë lekët)

Denoncuesi: Jo, jo, jo atë mo…Prit hë burrë, prit, se janë shumë! Tashi më thuj mu..! Janë shumë këtu, o burrë! Do e lëjmë për 1 e gjysmë (1500 dollarë) dhe 500 të t’i jap pastaj, kur…

IMT: Ç’ke o burrë?! Ok! Në rregull!

Denoncuesi: A më kupton? 1 e gjysmë dhe 500 do t’i ashtu, kur të më biesh këto letrat!

Denoncuesi: Që të më japësh përgjigjen…!

Denoncuesi: A të vij andej nga ato?

Denoncuesi: Prit, o burrë, prit, se janë shumë po them..! (Numëron dollarët), 2,3,4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13 ,14, 15 (1500 dollarë) 15-të janë këtu. Shif këtu! Numëroji ti! Numëroji!

Denoncuesi: Numëroji! Numëroji!

Denoncuesi: Numëroji, hë burrë, tashi!

Denoncuesi: Tashi, ti do më japësh mua përgjigjen, merri këto letrat e më thuj!

IMT: Meri këto e futi në dosje! Dëgjo këtu! Do takohemi bashkë të martën! Në rregull?

Denoncuesi: Po! Si do ta lëmë? Që 1500 sot!

Denoncuesi: 500, kur të vij të hënën! Po do bëhet, apo s’do bëhet, do më thuash pastaj, ça shume do..?

(Ikin nga lokali, shkojnë për të marrë letrën e akt-konstatimit)

IMT: Se me këtë më fut në burg, hë..!

Denoncuesi: Kjo është fotokopje, a ça është kjo?

IMT: Po hë vlla, se s’të takon ty, i takon ankuesit, vllait tat.

Marrë nga Tv Klan

imt

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës