LIVE UPDATES
Aktualitet

Në Dimal s'ka rrugë, 80-vjeçarja transporton bashkëshortin e sëmurë me karrocën e plehut

Ajo tregon se kjo situatë ka prej 7 vitesh po e njëjtë edhe pse është ankuar në bashki nuk ka marrë zgjidhje.

10 Qershor 2022, 22:53 Nga k.m.
Në Dimal s'ka rrugë, 80-vjeçarja transporton
Momenti i transportimit

Gurorja e ndërtuar afër shtëpisë së saj i ka  zënë rrugën për të dalë nga shtëpia, komshinjtë nuk e lenë që të hyjë në oborret e tyre për rrugë tjetër dalëse,  dhe e vetme e moshuara  transporton me  karrocën e plehut bashkëshortin e sëmurë për ta çuar në spital. Ajo tregon për Fiksin se kjo situatë ka prej 7 vitesh po e njëjtë edhe pse është ankuar në bashki nuk ka marrë zgjidhje.

“Unë pothuajse sa herë ka nevojë burri që i bie dy herë në javë e fus në karrocën e plehut dhe e nxjerr në xhaden kryesore, mënyrë tjetër nuk,”- shprehet ajo.

Edhe pse thërret ambulancën për hallin që ka , kjo e fundit nuk futet dot në rrugën këmbësore që ka 80 vjeçarja në përdorim. Përveç ambulancës aty nuk mund të hyjë asnjë makinë tjetër emergjence qoftë zjarrfikëse apo makinë funerali.

Edhe policia e ka të pamunduar të hyjë në rrugicën e saj. Kështu që në këto kushte është e detyruar që me shumë mundime të vendosi mbi karrocë burrin e saj e më pas të eci me të e karrocën e plehut për gati 200 metra deri sa ta nxjerri në rrugën kryesore.

Në fakt nga krahu tjetër e moshuara ka një rrugë, por që është bllokuar nga një gurore me leje. Për vite me radhë është ankuar në Bashinë Dimal për t’i mundësuar një rrugë kalimi, por që topografi i bashkisë Ingrid Shkëmbi e ka përzënë nga zyra  pasi  me hartën topografike ai është në rregull.

Fiksi bashkë me 80 vjeçaren iu drejtuan Bashkisë Dimal për të marrë një përgjigje në lidhje me këtë problem.  Pasi pritën për gati një orë topografin , se kishte dalë në terren , gazetarët u lidhën me të në telefon.

Topografi Ingrid Shkëmbi u shpreh se rruga është e hapur dhe në hartë ajo rrugë është shtetërore   dhe me ato cilësi që ka aktualisht, por e moshuara shprehet se ajo e ka blerë rrugën bashkë me një ndërtesë të një ish komshiu, por që nuk ka dokumentat.

”Unë e kam blerë por asokohe nuk i dhashë rëndësi dokumentave, personi që unë ia kam blerë ka ndërruar jetë dhe djemtë e tij nuk m’i japin firmat”-shprehet 80 vjeçarja.

Por topografi pas interesimit të Fiksit u shpreh se do e rishikonte edhe njëherë problemin për t’i dhënë një zgjidhje.  Fiksi do e ndjekë në vazhdimësi rastin për t’u dhënë mundësi këtij çifti të moshurish për të patur një rrugë kalimi ku të paktën të futet ambulanca./Top Channel

dimal

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës