LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Bilisht/ Digjet makina e punëtorit të karburantit, 'Deizy' e akuzoi 2 javë më parë, babai: E shau!

• Përsëritet një ngjarje e rëndë në Bilisht. • Digjet pranë banesës makina tip Volkswagen e Marsel Buçi, punonjësit të karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit, deputet i PD. •  Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:30 pas mesnate dhe mjeti qëndronte parkuar pranë shtëpisë së Buçit. • I riu punon në një karburant në Bilisht ndërsa ka një konflikt me Deizy Arapin, e cila është shoqëruar edhe në polici për të marrë dëshminë e saj mbi ngjarjen. • 2 javë më parë, kur iu dogj makina, Arapi akuzoi Buçin indirekt si përgjegjës duke iu referuar si personi që i dogji makinën për llogari të Nallbatit. • Babai i Buçit, Urim Buçi e akuzon 27-vjeçaren si autore të ngjarjes pasi sipas tij, ajo e ka sharë dhe ofenduar të birin disa ditë më parë. • Bashkë me Arapin, në pyetje në komisariatin e Bilishtit, po merren edhe 15 persona të tjerë. 

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Babai i punëtorit të karburantit akuzon Deizy Arapin: Ku i gjen lekët moj vajzë, ne punojmë me djersë, s'jemi si ato!

Bilisht/ Digjet makina e punëtorit të karburantit, 'Deizy' e
Urim Buci

BILISHT- Urim Buçi, babai i Marsel Buçit, punëtorit të karburantit që iu dogj makina mbrëmë gjatë natës në Bilisht akuzon të renë Deizy Arapi se është ajo që qëndron pas ngjarjes. I ati thotë se Arapi shpik akuza për djalin se ishte ai që i dogji automjetin ndërsa thotë se ajo ka një stil jetese që nuk e justifikon dot me punë. 

"Në dy të natës u dëgjua një zhurmë dhe gruaja më tha ngrihu se i kanë vënë zjarrin makinë së djalit. U zgjuam dhe pamë që makina kishte marrë flakë e gjitha. Lajmërova policinë dhe erdhën në vendngjarje na morën në pyetje, ku dyshoni etj. Unë dyshimin e kam para një muaj, akuzoi djalin që ishte i futur nga dikush. Pas verifikimeve doli që im bir nuk kishte lidhje me ngjarjen. Pas dy ditësh, i del prapë përpara me makinë djalit dhe filloi ta ofendojë. Qëndroi djali dhe i tha: Si e ke punën moj çupë e mbarë? S’vajti dy minuta, mori policinë në telefon dhe u tha filani me shau. Filloi sërish të sajonte gjëra, mori në telefon shefi komisariatit dhe i tha mos u merr me të. Mua më duket se kjo është ngjarje e qëllimshme. Unë kërkoj drejtësi nga shteti.

Unë dyshoj te ajo vajza që ja dogjën makinën brenda një muaji. Te ajo i kam dyshimet. Normale nuk e di nga janë fryrë këto, nëse do kishte djali im dorë do i kisha folur. Unë punoj me djersë, kam punuar për atë makinë, ato i ndërrojnë brenda muajit. Unë s’jam si ato, ku i gjejnë lekët, 6 mln pa punuar asnjeri? Kaq kisha. Nga shteti dua drejtësi!’-tha Urim Buçi.

3 VITE ME PARE

AKUZA/ "Herën e 3-të do më gjeni në kanal", si e akuzonte Deizy Arapi Marsel Buçin për djegien e makinës

Bilisht/ Digjet makina e punëtorit të karburantit, 'Deizy' e
Deizi Arapi

BILISHT- Djegia e një tjetër makine ka kthyer sërish në vëmendje të mediave Deizi Arapin, 27-vjeçaren që ka marrë dhe ‘nofkën’ gangsterja e Bilishtit. Këtë herë, nuk është djegur makina e Deizit, por e Marsel Buçit, punonjësit të karburantit, të cilin 27-vjeçarja e akuzoi si autor të djegies së makinës së saj.  Në një dalje për mediat, më 25 shtator, Deizi Arapi bën përgjegjës deputetin e Partisë Demokratike Bledion Nallbatin. Për këtë të fundit, ajo tha se ka pasur rol urdhërues në ngjarje, pas konflikteve që kanë pasur konflikte në të shkuarën.

Arapi ka deklaruar se konflikti me Nallbatin nisi katër vite më parë, pasi nëna e saj u pushua nga puna si pastruese në Bashki padrejtësisht, në kohën kur deputeti i Partisë Demokratike ishte kryebashkiak. Rol ekzekutues sipas Arapit ka pasur punonjësi i karburantit të Nallbatit. Në atë kohë ajo nuk ia përmendi emrin, por sot është zbuluar se bëhet fjalë për Marsel Buçin, i cili sipas 27-vjeçares e kishte ndjekur mbrëmjen e 24 shtatorit deri në momentin që ishte future në shtëpi, për të përfituar më pas për t’i djegur makinën.

“I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që me ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër. Unë jam femër as kam vrarë dhe as kam prerë. I lutem shtetit se jeta ime është në rrezik. Nuk mund të dal dot. Unë kam dyshimet e mia se kush e ka bërë, kam parë skenën, kam parë personin që më ruante, i kam me emra, personi është treguar neglizhent, ka harruar dhe bidonin e benzinës. Dhashë deklaratën time, emrin e personit që unë dyshoj. është diçka që ndodh dy herë, herën e parë e konsideruan aksidentale po tani? Katër vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish kryebashkiakun Bledion Nallbati. Pas konfliktit mu dogj makina e parë. Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar. Policia nuk ka cilësuar ende asgjë. Ai po me ruante, dukej se ishtë në pritje të parkimit të makinës. Djegien e makines së parë policia e konsideroi aksidentale por ja qe ngjarja po përsëritet. I lutem shtetit, është hera e dytë, herën e tretë nuk merren masa do më gjeni kanaleve, e sigurtë,”- thoshte Deizi Arapi.


Sot, e reja është në rolin e të akuzuarës, jo zyrtarisht, por nga familja e Buçit. Kjo pasi Urim Buçi tha se mjetin e djalit të tij e ka djegur 27-vjeçarja. Ai zbuloi edhe se më 27 shtator, Deizi Arapi e ka ndaluar djalin e tij dhe e ka ofenduar. Deri më tani, asnjëra nga ngjarjet nuk është e zbardhur dhe nuk ka asnjë të arrestuar.

3 VITE ME PARE

Mjeti i Marsel Buçit u shkrumbua, i ati: E ka bërë Deizi Arapi, e ndaloi djalin dhe e shau pasi i dogjën makinën

Bilisht/ Digjet makina e punëtorit të karburantit, 'Deizy' e
Deizi Arapi

BILISHT- Babai i Marsel Buçit, Urim Buçi akuzon Deizi Arapin si autore të djegies së mjetit të djalit të tij. Vetëm pak orë pas ngjarjes, Urim Buçi thotë se Deizi Arapi ia ka akuzuar djalin për shkrumbimin e makinës së saj dhe se e ka sharë e ofenduar. Sipas Buçit, kjo gjë ka ndodhur dy ditë pas djegies së makinës së Arapit.

"Dyshojmë tek Deizi Arapi, ajo më akuzoi djalin. Dy ditë pasi i dogjën mjetin, ndaloi djalin dhe e ofendoi. Im bir nuk ka asnjë konflikt me Deizi Arapin, shteti të bëjë drejtësi,"- tha Urim Buçi. 

Automjeti i llojit "Volkswagen" në pronësi të Marsel Buçit është shkrumbuar teksa ishte parkuar para shtëpisë së tij, rreth orës 02:30. Marsel Buçi është punonjësi i karburantit që u akuzua më herët nga Deizi Arapi si autor i zjarrvënies së mjetit të saj, ngjarje e ndodhur më 25 shtator të këtij viti. Ende nuk dihet se kush fshihet pas kësaj ngjarjeje, por hetuesit janë të bindur që zjarri ka qenë i qëllimshëm. Deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar për asnjërën nga mjetet e djegura. 

3 VITE ME PARE

Iu dogj sot makina, Marsel Buçi u akuzua nga 'gangsterja' e Bilishtit: Ke harruar bidonin e benzinës

Bilisht/ Digjet makina e punëtorit të karburantit, 'Deizy' e
Deizi Arapi

BILISHT- Marsel Buçi, personi që i është shkrumbuar mjeti gjatë natës së kaluar në Bilisht është punonjësi i karburantit që u akuzua më herët nga 27-vjeçarja Deizi Arapi, si autori i djegies së mjetit të saj.

Makinës së Buçit i është vënë flaka rreth orës 02:30 teksa ka qenë i parkuar pranë banesës së tij. Buçi u akuzua drejtpërdrejt nga Arapi për djegien e mjetit të saj të llojit ‘Mercedes Benz”, ngjarje e ndodhur në 25 shtator të këtij viti.

Njësoj si katër vite më parë, Arapit iu dogj makina para derës së shtëpisë, por këtë herë, në një deklaratë për mediat ajo akuzoi se gjithçka vinte pas sherrit me deputetin e Partisë Demokratike Bledion Nallbati. Si autor, ajo shënjestroi punonjësin e karburantit të Nallbatit, por pa i përmendur emrin. Dhe ai rezulton të jetë pikërisht Marsel Buçi.

"Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar. Policia nuk ka cilësuar ende asgjë. Ai po me ruante, dukej se ishtë në pritje të parkimit të makinës,"- thoshte Arapi.  

Vetë i riu nuk ka dhënë asnjë prononcim për ngjarjen në fjalë. Nuk dihet nëse pas kësaj ngjarjeje fshihet Arapi dhe nëse sulmi ka qenë një hakmarrje.

3 VITE ME PARE

Shkrumbohet mjeti i punonjësit të karburantit në Bilisht, Deizi Arapi e akuzoi për djegien e makinës së saj (Sherri)

Bilisht/ Digjet makina e punëtorit të karburantit, 'Deizy' e
Deizi Arapi

BILISHT- Një automjet i llojit "Volkswagen" në pronësi të Marsel Buçit, punonjësit të karburantit që u akuzua më herët nga Deizi Arapi si autor i zjarrvënies së mjetit të saj, ngjarje e ndodhur më 25 shtator të këtij viti, është shkrumbuar. Mjeti i Buçit ishte parkuar para shtëpisë së tij kur i është vënë flaka rreth orës 02:30.

Ende nuk dihet se kush fshihet pas kësaj ngjarjeje, por hetuesit janë të bindur që zjarri ka qenë i qëllimshëm. Buçi u akuzua drejtpërdrejt nga Arapi për djegien e mjetit të saj të llojit ‘Mercedes Benz’. Arapit iu dogj makina para derës së shtëpisë, por këtë herë, në një deklaratë për mediat ajo akuzoi se gjithçka vinte pas sherrit me deputetin e Partisë Demokratike Bledion Nallbati. Si autor, ajo shënjestroi punonjësin e karburantit të Nallbatit, por pa i përmendur emrin. Dhe ai rezulton të jetë pikërisht Marsel Buçi.

Nuk dihet nëse djegia e makinës së Buçit është një ‘hakmarrje’ nga ana e Arapit. Policia nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar për ngjarjen në fjalë dhe vetë i riu nuk ka dhënë asnjë prononcim. 

 

deizy arapi marsel buci urim buci

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës