LIVE UPDATES
Aktualitet

“Dhurimi” i një fëmije në Shqipërinë e shekullit të 20-të

Refiku në atë kohë ishte tre vjeç dhe mjaftueshëm i rritur për të kuptuar se ishte ndarë nga prindërit dhe vëllezërit e motrat e tij. Ai shkonte me vrap duke qarë te nëna e tij biologjike, Hatixhja, derisa më në fund ata e morën sërish mbrapsht.

30 Prill 2023, 21:01 Nga k.m.
“Dhurimi” i një fëmije në Shqipërinë e
Foto ilustruese

Vëllezërit Rifat dhe Asim, të dy tregtarë, jetonin në qytetin bregdetar shqiptar të Durrësit në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, Asimi i lindur në vitin 1900 dhe Rifati në vitin 1910. Vëllai i madh u martua me një grua të quajtur Hatixhe dhe u bekuan me 15 fëmijë, nga të cilët 10 mbijetuan deri në moshën madhore. I fundit lindi në vitin 1946. Ndërkohë, Rifati u martua me Nadiren, por ata nuk mundën të kishin fëmijë, pavarësisht se kërkuan ndihmë nga klinika në Itali, Austri dhe Bosnje.

“Kur çifti u sigurua se nuk mund të kishin një fëmijë të tyren, vëllai i Rifatit u ofroi një nga fëmijët e tij më të vegjël, Refikun, i cili më vonë u bë xhaxhai im”, kujton Redi Myshketa. Por nuk funksionoi.

Refiku në atë kohë ishte tre vjeç dhe mjaftueshëm i rritur për të kuptuar se ishte ndarë nga prindërit dhe vëllezërit e motrat e tij. Ai shkonte me vrap duke qarë te nëna e tij biologjike, Hatixhja, derisa më në fund ata e morën sërish mbrapsht.

“Ata vendosën të merrnin Refikun dhe t’i jepnin çiftit fëmijën tjetër që do të sillnin në jetë, qoftë ai djalë apo vajzë”, tha Myshketa. “Kështu që pas lindjes, babai im u dhurua te xhaxhai i tij.”

Tradita e birësimit nga të afërmit pa fëmijë ishte e përhapur në familjet shqiptare në shekullin e kaluar. Ai konsiderohej si një “dhurim” dhe zakonisht kufizohej tek anëtarët e ngushtë të familjes.

“Çdo çift kur nuk lindte fëmijë, kur moshohej kishte nevojë për t’u mbajtur ekonomikisht. Nuk mbaheshin dot vetë dhe kishin nevoja birësimi”, tha Prof. Dr. Zyhdi Dervishi, profesor në Departamentin e Sociologjisë, Universiteti i Tiranës.

“Në këtë shoqëri, e cila nuk e ka patur institucionin e jetimores, si rregull birësimet bëheshin brenda fisit.”

Gjatë kësaj periudhe, ekzistonte një “rregull i pashkruar” që birësimi ndodhte brenda familjes së babait. Në shumicën e rasteve, fëmija në fjalë ishte djali i një vëllai. Nëse nuk kishte vëllezër, ai mund të ishte djali i një kushëriri.

“Kjo ndodhte që të ruhej mbiemri i familjes dhe që pronat dhe gjaku të ruheshin brenda familjes”, tha Dervishi për BIRN.

“Fëmijët me mbiemra të ndryshëm nuk birësoheshin për të shmangur implikimet morale.”

Nëse një çift kishte vetëm vajza, ata mund të birësonin një nga nipërit e tyre, i cili do të bëhej djali i tyre.

“Ne dimë edhe raste kur nipi kthehej në shtëpinë e gjyshit dhe kishte detyrimin të luante rolin e dajës, komunikonte me nënën e tij si të ishte vëllai i saj dhe trashëgonte të gjitha pronat e gjyshit”, tha Dervishi.

“Dhuruar”, më pas braktisur

Babai i Myshketës, Shpëtimi, lindi në janar 1944. Emri i tij simbolizonte dëshirën për përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Pasi “iu dhurua” xhaxhait të tij, Shpëtimi u shkollua në Durrës, ku zhvilloi një talent për të luajtur në violinë.

Megjithatë, fundi i luftës dhe ardhja e sundimit komunist ndryshoi gjithçka për familjen Myshketa. Komunistët konfiskuan pronat e Asimit dhe Rifatit dhe, njësoj si industrialistët e tjerë, ata u burgosën. Asimi vdiq në spital në vitin 1952, Rifati në burg tre vjet më vonë. E veja e Rifatit, Nadirja, e braktisi Shpëtimin kur ai ishte adoleshent dhe u martua përsëri në kryeqytet, Tiranë.

“Babai im ishte 17 vjeç kur një ditë vëllezërit e tij [biologjikë] e çuan në kinema”, tha Myshketa. “Kur u kthye, ai nuk e gjeti më nënën e tij.”

Pasi humbi të dy prindërit birësues, Shpëtimi u kthye te familja e tij biologjike.

“Në përmbledhjen me poezi ‘Fli dashuria ime’ është poezia e nënës”, tha Myshketa. “Babai im nuk e shihte pozitivisht këtë pjesë, sepse e kishte përjetuar keq. Ai thoshte se 1,000 fëmijë sikur të kishte, nuk do të dhuronte kurrë asnjë prej tyre”.

“Jeta nuk funksionon kështu: një ditë më pëlqen fëmija, ditën tjetër e braktis,” tha ai për BIRN. “Pra, e ke detyrim që deri në fund të jetës, këtë bekim që të erdhi ta mbash dhe ta ofrosh, jo ta mënjanosh për të qenë egoist dhe për të parë jetën tënde.”

Pesëmbëdhjetë vjet pasi e braktisi, Nadirja u ribashkua me Shpëtimin, duke i kaluar vitet e fundit të jetës saj në shtëpinë e tij në Durrës. Dervishi tha se praktika e birësimit brenda familjes duhet trajtuar me kujdesin maksimal.

“Birësimi i fëmijëve është një ndërmarrje e komplikuar, duke pasur parasysh abuzimet”, tha ai.

“Kjo lloj praktike nuk duhet të ndalohet, por të kufizohet shumë dhe të vendoset nën një monitorim shumë të rreptë nga shteti”.

Birësimi në përgjithësi në Shqipëri ka rënë pasi shoqëria ndryshon dhe mundësitë ekonomike i lejojnë çiftet të plaken pa pasur nevojë domosdoshmërish për mbështetjen financiare të pasardhësve. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në Shqipëri, numri i fëmijëve të birësuar nën moshën 17 vjeç po bie çdo vit. Në vitin 2017 u birësuan 43 fëmijë, në vitin 2020 ky numër kishte rënë në 26 dhe në vitin 2021 ai ra në 19.

Intervistat me të afërm të fëmijëve të birësuar treguan se shumë nga ata fëmijë, të lindur në periudhën komuniste para viteve 1990 dhe “të dhuruar” brenda familjes, kanë emigruar.

“Pas vitit 1990, një pjesë e fëmijëve të birësuar emigruan dhe nuk janë kthyer më as te prindërit e tyre birësues dhe as tek biologjikë”, tha Dervishi.

“Kur e kanë marrë vesh se ishin të birësuar, ka pasur raste kur u kanë thënë prindërve biologjikë se pse e kanë falur, pse e kanë trajtuar si ‘fëmijë të tepërt’.”

Megjithatë, Myshketa tha se falë besimit të tij, nuk do t’i shmangej një praktike të tillë në rrethanat e duhura.

“Njerëzit duhet të besojnë se ata janë të bekuar nëse kanë një fëmijë”, tha ai. “Për sa kohë ata e shohin trashëgiminë vetëm si një proces natyror, por nuk është vetëm kaq, ka edhe një mision më të madh në këtë botë. Si rezultat i besimit, nëse do të kisha më shumë fëmijë dhe dikush do të kishte nevojë, do ta dhuroja fëmijën tim, sepse ai nuk është prona ime.”/BIRN

durres

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale