15 Shtator 2022, 14:50
Nga A.B
Elena Pici
TIRANË- Ish-sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Elena Pici ka deklaruar se vendimi i marrë nga ajo ishte për arsye personale. Përmes një reagimi zyrtar, Pici thekson se çdo spekulim që u bë në media është vetëm për interesa të palëve të tjera.
REAGIMI I PLOTË:
Pavarësisht se vlerësoj që emërimet apo lirimet e Sekretarëve të Përgjithshëm nuk duhet të përbëjnë lajm, për aq kohë sa ne jemi thjesht shërbyes publik në administratë, në kushtet e një raportimi të pavërtetë që po qarkullon në media, ndiej detyrën të sqaroj për pjesë të opinionin publik të interesuar se: Unë kam pasur privilegjin të kem besimin e vazhdueshëm përgjatë dy viteve të Kryeministrit dhe Ministrit në kryerjen e një detyre të rëndësishme publike, atë të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, detyrë të cilën (përkundrejt gjithë spekulimeve mediatike, në disa raste dashakeqe në momentin e emërim tim), ndiej se e kam kryer me përgjegjshmëri të plotë, me profesionalizëm dhe integritet dhe kurdoherë e mbeshtetur nga ekipi i Ministrisë së Brendshme. Për këdo që do të besojë faktet dhe jo thashethemet, vendimmarrja për zhvillimin tim të karrierës në sektorë të tjerë është krejtësisht një vendim personal dhe nuk përkon me asnjë ngjarje apo çështje tjetër sikundër është raportuar në disa media. Çdo spekulim dhe insinuatë që ngrihet, mund t’i shërbejë interesave të të tjerëve, por kurrsesi jo të vërtetës!
Ditën e sotme u raportua në media se Pici kishte dhënë dorëheqjen pas debateve brenda Ministrisë për shkak të VKM-së, për ndërtimet pa leje.
elena pici
Aktualitet
15 Shtator 2022, 14:44
I.A,F.M
Kakavije
KAKAVIJË- Policia arrestoi të premten një shqiptar të dyshuar në kërkim në lidhje me një vrasje të kr...
Aktualitet
15 Shtator 2022, 14:39
e.k
Sajmir Vishaj
FIER- Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit Elton (Bengaj) Meta, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së ...
Aktualitet
15 Shtator 2022, 14:31
e.k
Foto ilustruese
BULQIZË- Një 38-vjeçar i identifikuar si Mustafa Kola ka mbetur i lënduar pas shkëputjes së një guri n...
Aktualitet
15 Shtator 2022, 14:24
e.k
Foto ilustruese
SARANDË- Një aksident është raportuar në urën e Bogazit në afërsi të fshatit Shalë n...
Aktualitet
15 Shtator 2022, 14:17
A.B
Foto ilustruese
KORÇË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ...
Aktualitet
15 Shtator 2022, 14:09
e.k
Gjykata e Fierit
FIER- Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit Elton (Bengaj) Meta, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes s&eum...
Aktualitet
15 Shtator 2022, 14:04
A.B
Pankarta
FIER- Ditën e sotme, familjarët e Sabrina Bengaj po protestojnë përballë Gjykatës së Fierit. Shkak ësht&eu...
Aktualitet
15 Shtator 2022, 13:58
A.B
Emigrante
KUKËS- Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi është kapur duke transportuar emigr...
Aktualitet
15 Shtator 2022, 13:37
d.a.
aksioni i policise
ITALI- Skuadra e lëvizshme Reggio Emilia, e mbështetur nga Skuadrat e Bolonjës, Brescias, Ferrarës, Moden&...
Aktualitet
15 Shtator 2022, 13:50
A.B
Strasburg
TIRANË- Gjykata e Të drejtave të Njeriut në Strasburg i ka dhënë të drejtë Gjergj Habilajt, i cili u anku...