LIVE UPDATES
Aktualitet

DETAJE nga vrasja e dyfishtë në kamping/ Telefonata që tregon një palë të tretë të përfshirë, 22-vjeçarët e telefonuan pak para krimit

Konkretisht hetuesit zbuluan se kur dy të akuzuarit mbërritën jashtë kampingut para vrasjes, njëri prej tyre kontaktoi një person të tretë dhe ky person nga ana tjetër kontaktoi një të afërm të viktimës 68-vjeçare. Gjë që i shton një element tjetër hetimit të Policisë që është në kulmin e tij.

14 Tetor 2025, 19:24 Nga E. D
DETAJE nga vrasja e dyfishtë në kamping/ Telefonata që tregon
foto ilustruese

GREQI- Një person i tretë është nën hetim nga Autoritetet greke për vrasjen e dyfishtë që ndodhi në kampingun në Finikounda. Siç raportojnë mediat greke njëri nga dy 22-vjeçarët e akuzuar dyshohet se e ka kontaktuar personin e tretë pak para vrasjes.

Konkretisht hetuesit zbuluan se kur dy të akuzuarit mbërritën jashtë kampingut para vrasjes, njëri prej tyre kontaktoi një person të tretë dhe ky person nga ana tjetër kontaktoi një të afërm të viktimës 68-vjeçare. Gjë që i shton një element tjetër hetimit të Policisë që është në kulmin e tij.

Çfarë zbulon vendi i krimit?

Ndërkohë, lindin boshllëqe dhe pikëpyetje nga akuzat e bëra në polici nga 22-vjeçari i cili u dorëzua sot në GADA dhe u arrestua si bashkëpunëtor në krimin brutal që ndodhi në kampingun në Finikounda me viktima pronarin 68-vjeçar dhe kujdestarin. Burri pretendoi para policisë se 68-vjeçari e kishte abuzuar seksualisht në vitin 2022 dhe se, për shkak të kësaj, donte t'i zhvaste para diçka që e kishte bërë edhe në të kaluarën. Ai i ka thëbë autorit të krimit të shkonin së bashku në kamping për të shantazhuar 68-vjeçarin dhe për të marrë para prej tij.

"Nuk doja që ai të vdiste, ne donim ta shantazhonim për të marrë para", pohoi ai, duke shtuar se autori i tha pas vrasjes se 68-vjeçari nuk ishte vetëm dhe se ata e sulmuan, duke rezultuar në të shtënat. Megjithatë, nga vendi i krimit nxirren përfundime të ndryshme.

Të dy viktimat u qëlluan në zona kritike, gjë që tregon se autori nuk donte thjesht t'i plagoste, por t'i vriste. Gjithashtu, nipi i viktimës, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje, nuk e dëgjoi autorin të përmendte paratë. Pas vrasjes së dyfishtë, bashkëpunëtori 22-vjeçar raportoi se u largua nga vendi i ngjarjes vetëm dhe arriti të kalonte nga deti në Kalamata.

Hetimi për motivin

Megjithatë, burimet policore vlerësojnë se është veçanërisht e vështirë për një person të përshkojë rrugën e përshkruar nga i akuzuari. Gjë që i bën ata t’i trajtojnë akuzat me kujdes në përgjithësi dhe të vazhdojnë hetimin për të përcaktuar nëse pas krimit fshihet një tru që e ka organizuar krimin. Domethënë, dikush që “urdhëroi” vrasjen e dy burrave.

Por ai nuk e pranon përfshirjen e tij. Njëkohësisht, 22-vjeçari që u arrestua të martën pasdite si autor i krimit ka një qëndrim krejtësisht të ndryshëm. Deri më tani, i akuzuari nuk e ka pranuar përfshirjen e tij në këtë rast, megjithëse policia thuhet se ka prova inkriminuese kundër tij.

Si arritën në arrestimin e dy burrave

Çështja filloi të zbulohej këtë mëngjes kur bashkëpunëtori 22-vjeçar u paraqit vullnetarisht para autoriteteve dhe rrëfeu përfshirjen e tij në këtë rast. Siç raportuan burime policore për protothema.gr, dy burrat ishin identifikuar që nga e diela e kaluar, por për shkak se hetimi nuk kishte përfunduar ende, ata ishin nën mbikëqyrje.

Megjithatë, pas publikimit të fotos që i tregonte të dy në skuter, bashkëpunëtori vendosi të dorëzohej. Disa orë më vonë, policia vazhdoi arrestimin e autorit të dyshuar 22-vjeçar, ndërsa ai po dilte nga shtëpia e tij në Kallithea./Dosja.al

policia greke

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht