Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
DETAJE nga ngjarja në Orosh/ Hamza Uka u vetëdorëzua i plagosur, RENEA s'ka shtënë drejt banesës (FOTO)
Bëhet me dije se Arben Uka, i njohur si Hamza Uka, njëri prej të armatosurve që iu dorëzuan policisë mbrëmjen e sotme rezulton të jetë i plagosur.
24 Nëntor 2025, 21:14Nga E. D
pamje nga vendngjarja
OROSH- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Orosh, ku u vetëdorëzuan Julian Çumaraku dhe Arben Uka, dy personat e armatosur që prej mëngjesit. Bëhet me dije se Arben Uka, i njohur si Hamza Uka, njëri prej të armatosurve që iu dorëzuan policisë mbrëmjen e sotme rezulton të jetë i plagosur.
Por, ende nuk është e qartë se si është plagosur pasi policia dhe RENEA nuk kanë shtënë drejt banesës ku po fshiheshin prej muajsh Hamaza Uka dhe Julian Cumraku. Policia e ka nisur aksionin që në orët e para të ditës në fshatin Orosh, që i përket njësisë administrative Qafë Mali, ku uniformat blu kanë rrethuar një banesë të braktisur prej vitesh.
Më pas, Policia e Pukës ka kërkuar mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi brenda banesës ndodhen Juljan Cumrraku dhe Arben Uka, i njohur si Hamza Uka./Dosja.al