LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dështon atentati ndaj zyrtares në Shkodër, i maskuari i vuri tritolin “Range Rover”-it

• Atentat me tritol në shkodër, shënjestër drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH) në Shkodër, Suida Kuka. • Një person i maskuar dhe me motor vendosi një sasi tritoli rreth orës 16:00, poshtë gomës së mjetit luksoz të Kukës, të llojit “Range Rover”. • Lënda plasëse u pikas para se Kuka të hipte në mjet dhe nuk u realizua atentati. Tritoli u shpërthye në mënyrë të komanduar nga forcat xheniere. • Nuk dihet nëse shkaku i këtij atentati është bërë detyra që ka Kuka apo ndonjë konflikt që e reja mund të ketë në lidhje me jetën e saj personale. Kamerat kanë pikasur autorin, që ishte i maskuar dhe me motor, por nuk është identifikuar ende. • Kuka është emëruar drejtoreshë në OSHKSH në maj të këtij viti, duke zëvendësuar Astrit Becin. Më herët, Kuka ka qenë për më shumë se një vit drejtore e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor.

11 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

'Mos u afro'/ Një numër i panjohur i dërgoi SMS, si i shpëtoi atentatit me eksploziv Suida Kuka

Dështon atentati ndaj zyrtares në Shkodër, i maskuari i vuri
Foto ilustruese

KUKËS- Një mesazh në telefonin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësore në Shkodër, Suida Kuka duket se ka qenë shpëtimi i Suida Kukës nga shpërthimi i mundshëm. Menjëherë pas këtij mesazhi ajo ka marrë në telefon forcat e policisë së Shkodrës të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë kërkuar evakuimin e të gjithë institucionit.

Në dëshminë e saj në policinë e Shkodrës, Suida Kuka ka deklaruar se nuk e njihte atë numër, por tek mesazhi që i kishin shkruar shkruhej: Ke tritol poshtë makinës! 

Pas denoncimit, policia e Shkodrës dhe prokuroria po hetojnë edhe në lidhje me tabulatet telefonike për të mësuar se kujt i përket numri që dërgoi mesazhin, ndëra janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në të gjithë lagjen “Vojo Kushi” për të parë lëvizjet e dyshimta dhe personin me motor që dyshohet se ka vendosur lëndën eksplozive.

Ende nuk ka një pistë hetimi nga ana e policisë së Shkodrës megjithatë, ajo çfarë bëjnë më dije burimet mësohet se po hetohet në lidhje me pozicionin e punës së drejtoreshës Kuka, por edhe me biznesin e të atit. Hetimet vazhdojnë por ende nuk ka asnjë të dyshuar lidhur me vendosjen e eksplozivit.

4 VITE ME PARE

S'po kursehen as femrat! Krimi godet sërish, pse iu vu tritol drejtoreshës në Shkodër (GJOBA)

Dështon atentati ndaj zyrtares në Shkodër, i maskuari i vuri
Suida Kuka

SHKODËR- Suida Kuka, dje i shpëtoi një atentati, pasi poshtë makinës tip “Range Rover” i ishte vendosur një sasi e konsiderueshme tritoli që do të aktivizohej me telekomandë në momentin që ajo t’i afrohej mjetit. Por sasia e tritolit ra nga goma e parë ku ishte vendosur, duke alarmuar të gjithë banorët e zonës, që telefonuan edhe Policinë. Tritoli, i mbështjellë me një qese brioshi është hedhur në erë me shpërthim të telekomanduar nga ekspertët e RENEA-s. Vetë e reja ka deklaruar se nuk ka asnjë problem dhe konflikt, por duket se tritoli nuk është vënë gabimisht në mjetin e saj.

Ndoshta dikush i ka kërkuar ndonjë nder që ka lidhje me kompetencat e saj, e ajo nuk ka pranuar, por nuk përjashtohen dhe pista të tjera të lidhura me familjen e saj. Deri më tani nuk përjashtohet edhe mundësia që e reja të jetë dashur që të eliminohet, por e gjitha mund të ketë qenë një mesazh edhe për dikë tjetër. Ndonjë të njohur ose familjar të saj.

Po ashtu, një pistë tjetër është dhe ajo e ndonjë gjobe të papaguar. Mësohet se babai i saj është biznesmen dhe policia dyshon se ndonjë prej grupeve kriminale të Shkodrës t’i ketë vënë gjobë të atit, por nuk përjashtohet edhe puna e saj. Policia ka marrë të gjithë dosjet e saj, duke verifikuar një më një të gjithë vendimet që ka marrë e reja në krye të detyrës si drejtore e Operatorit te Kujdesit Shëndetësor Shkodër.

Suida Kuka nuk ka një angazhim të gjatë në jetën aktive politike në Shkodër. Kuka, më parë ka mbajtur pozicionin si drejtore e Njësisë Vendor e Kujdesit Shëndetësor në Shkodër dhe në muajin maj ishte emëruar drejtore e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor për rajonin Verior, post që më herët e ka mbajtur Astrit Beci. Me detyrën e saj të re, drejtoria rajonale e Shkodrës e operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, të cilën drejton Kuka, ka nën varësinë të saj njësitë e ofrimit direkt të shërbimeve, të cilat përfshijnë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor, qendrat shëndetësore, klinikat dhe institucionet shëndetësore me shtretër, spitalet.

Diçka e madhe duket se po “luhet” aq sa të tentohet hedhja në erë e saj në mes të ditës si një paralajmërim i qartë. Deri më tani krimi dhe bandat ishin rezervuar me gratë dhe vajzat, por duket se tanimë gjërat kanë ndryshuar dhe askush nuk kursehet. Gjatë kohëve të fundit, krimi duket se po rikthehet në Shkodër, me vrasje, plagosje dhe tritol. Mesa duket kjo verë do të jetë ‘e nxehtë’.

4 VITE ME PARE

I vendosën tritol poshtë “Range Rover-it”, zyrtarja në Shkodër: Nuk kam konflikte me askënd

Dështon atentati ndaj zyrtares në Shkodër, i maskuari i vuri
Suida Kuka

SHKODËR- “Nuk kam asnjë konflikt me askënd” ka qenë kjo deklarata e Suida Kukës, drejtoreshes së Operatorit te Kujdesit Shëndetësor Shkodër, e cila dyshohet të ketë qenë shënjestra e një atentati me tritol.

Drejtoresha ka deklaruar se vendosjen e lëndës plasëse e kishte mësuar nga Policia, e cila e kishte lajmëruar që të ruante distancën e sigurisë për vete dhe për stafin, duke qenë se institucioni ishte ende në orar të punës.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person të maskuar që po udhëtonte me motor. Ai është afruar tek mjeti luksoz i drejtoreshës dhe ka vendosur pakon me tritol e më pas është larguar. Nuk dihet nëse shkak për këtë atentat është bërë detyra e Kukës apo ndonjë konflikt personal që mund të ketë zyrtarja.

Pakoja e dyshimtë u konstatua pranë automjetit të Kukës ditën e djeshme rreth orës 16:00 të ditës së djeshme në lagjen “Vojo Kushi”. Lënda eksplozive u pikas në kohë dhe u çaktivizua nga forcat xheniere që shkuan nga Tirana. Drejtoria që drejton Kuka ka nën varësinë të saj njësitë e ofrimit direkt të shërbimeve, të cilat përfshijnë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor, qendrat shëndetësore, klinikat dhe institucionet shëndetësore me shtretër, spitalet. Para këtij pozicioni pune, ajo ishte drejtore e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

4 VITE ME PARE

FOTOT/ Tritoli i mbështjellë me letër të verdhë e të kuqe, largohet makina e drejtoreshës që iu përgatit atentati

Dështon atentati ndaj zyrtares në Shkodër, i maskuari i vuri
Mjeti i drejtoreshës Suida Kuka

SHKODËR- Makina e Drejtoreshës së Operatorit Shëndetësor në Shkodër, Suida Kuka është larguar nga vendi ku ishte parkuar në momentin që iu vendos sasia e tritolit. Në fotot që ju sjell Dosja.al duke edhe pakoja me lëndë plasëse e vendosur poshtë gomës së parë të “Range Rover”-it. Tritoli duket i mbështjellë me letër të verdhë e të kuqe. Tani mjeti është në duart e kriminalistikës dhe po hetohet për gjetur gjurmë të autorit.

Kukës iu përgatit atentati pasditen e sotme, por drejtoresha shpëtoi pasi lënda plasëse u pikas para se ajo të hipte në mjet. Kamerat kanë filmuar një person që lë lëndën plasëse, por ende nuk është identifikuar. Shkaku i ngjarjes ka mbetur i pa zbardhur gjithashtu, por paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me detyrën që mban Kuka.

4 VITE ME PARE

“Largohu bashkë me stafin”, zbulohet mesazhi që iu dha drejtoreshës pasi iu vendos tritoli në makinë

Dështon atentati ndaj zyrtares në Shkodër, i maskuari i vuri
Suida Kuka

SHKODËR- Drejtoresha e Operatorit Shëndetësor në Shkodër, Suida Kuka e ka mësuar nga efektivë të policisë lajmin se në mjetin e saj të llojit “Range Rover” i kishin vendos tritol. Mësohet se policia i ka kërkuar Kukës që të largohej nga institucioni bashkë me stafin, pasi u rrezikohej jeta. Shpërthimi i tritolit u bë në mënyrë të kontrolluar nga forcat xheniere.

Tritoli ishte vendosur në gomën e parë të mjetit të Kukës. Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person të maskuar që po udhëtonte me motor. Ai është afruar tek mjeti luksoz i drejtoreshës dhe ka vendosur pakon me tritol. Më pas është larguar. Nuk dihet nëse shkak për këtë atentat është bërë detyra e Kukës apo ndonjë konflikt personal që mund të ketë zyrtarja.

4 VITE ME PARE

I vendosi tritolin mjetit luksoz të drejtoreshës, autori ishte i maskuar dhe me motor, e filmuan kamerat

Dështon atentati ndaj zyrtares në Shkodër, i maskuari i vuri
Vendi ku u vu tritoli në Shkodër

SHKODËR- Personi që ka vendosur tritolin në makinën e drejtoreshës së operatorit shëndetësor në Shkodër, Suida Kuka, ka qenë me motor. Mësohet se kamerat e sigurisë të vendosura në zonë kanë filmuar një person të maskuar që udhëton me motor dhe ndalon pranë mjetit luksoz të drejtoreshës. Pasi lë pakon me tritol pranë “Range Rover”-it, personi në fjalë largohet.

Lënda plasëse u pikas para se Kuka të hipte në makinë dhe për pasojë nuk ka shpërthyer e nuk është realizuar atentati. Forcat xheniere e shpërthyen në mënyrë të kontrolluar, por nuk dihet ende nëse arsyeja e përgatitjes së këtij atentati ka të bëjë me detyrën e Kukës apo me ndonjë konflikt personal që mund të ketë pasur e reja.

4 VITE ME PARE

FOTOJA/ Kjo është drejtoresha që iu përgatit atentati me tritol në Shkodër, një muaj më parë mori detyrën

Dështon atentati ndaj zyrtares në Shkodër, i maskuari i vuri
Suida Kuka

SHKODËR- Personi që po shikoni në foto është Suida Kuka, drejtoresha e operatorit të kujdesit shëndetësor në Shkodër që sot iu bë atentat me tritol. Kuka është emëruar në këtë post në maj të këtij viti, duke zëvendësuar Astrit Becin. Më herët, Kuka ka qenë për më shumë se një vit drejtore e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor.

Këtë pasdite, familja e drejtoreshës Kuka lajmëroi policinë për një pako që ishte vendosur pranë mjetit luksoz të llojit “Range Rover”, që është në pronësi të të resë. Shpërthimi u bë në mënyrë të kontrolluar, por nuk dihet ende se për cilën arsye i është planifikuar atentat zyrtares.

4 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Tritol “Range Rover”-it të drejtoreshës, momenti kur efektivët rrethojnë mjetin luksoz

Dështon atentati ndaj zyrtares në Shkodër, i maskuari i vuri
Tritoli në Shkodër

SHKODËR- Dosja.al ju sjell pamje nga Shkodra, në zonën ku iu vendos tritol mjetit të zyrtares shtetërore. Në pamjet duken efektivë të forcave xheniere që afrohen pranë makinës së Suida Kukës, drejtoreshë pranë Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër. Mjeti i llojit “Range Rover” duket i rrethuar. Efektivi merr lëndën plasëse dhe largohet që aty për ta shpërthyer në mënyrë të kontrolluar.


Ende nuk dihet se kush mund ta ketë vënë pakon në atë zonë dhe për cilën arsye. Pritet të bëhet monitorimi i kamerave të sigurisë për të parë lëvizjet e personave që kanë lënë pakon.

4 VITE ME PARE

Atentat me tritol zyrtares në Shkodër, shënjestra shpëtoi se nuk hipi në makinë

Dështon atentati ndaj zyrtares në Shkodër, i maskuari i vuri
Tritol në Shkodër

SHKODËR- Suida Kuka, drejtoreshë pranë operatorit të kujdesit shëndetësor në Shkodër ka qenë shënjestra e një atentati me tritol në Shkodër. Mësohet se autorët, persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një pako të dyshimtë poshtë mjetit të Kukës, por shënjestra nuk ka hipur në makinë dhe për pasojë ka shpëtuar.

Pasi është vënë re pakoja e dyshimtë poshtë mjetit të Kukës, është lajmëruar policia dhe forcat xheniere. Pakoja është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar dhe është zbuluar se brenda saj kishte tritol. Ende nuk dihet se kush mund ta ketë vënë pakon në atë zonë dhe për cilën arsye. Pritet të bëhet monitorimi i kamerave të sigurisë për të parë lëvizjet e personave që kanë lënë pakon.

4 VITE ME PARE

Shpërthehet pakoja që 'alarmoi' Shkodrën, brenda kishte tritol

Dështon atentati ndaj zyrtares në Shkodër, i maskuari i vuri
Policia

SHKODËR- Pakoja që alarmoi Shkodrën ditën e sotme kishte tritol brenda. Mësohet se Specialistë të forcave Xheniere kanë arritur të bëjnë largimin e pakos nga “Vojo Kushi”, vendi ku u gjet. Pakoja është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga ‘xheniot’. Ende nuk dihet se kush mund ta ketë vënë pakon në atë zonë dhe për cilën arsye. Pritet të bëhet monitorimi i kamerave të sigurisë për të parë lëvizjet e personave që kanë lënë pakon.

4 VITE ME PARE

Alarm në Shkodër, gjendet një pako e dyshimtë në anë të rrugës tek "Vojo Kushi"

Dështon atentati ndaj zyrtares në Shkodër, i maskuari i vuri
Pamje nga Shkodra

SHKODËR- Pako e dyshimtë tek "Vojo Kushi", dyshohet për eksploziv. Menjëherë janë njoftuar forcat gjeniere, të cilat kanë vendosur shirit në zonë. 

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen Vojo Kushi” Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka. Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere, për të kryer veprimet e mëtejshme.

suida kuka deshton atentati ndaj drejtoreshes ne shkoder tritol ne shkoder

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës