27 Prill 2024, 18:21
Nga r.ll
klodiana lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar deklaratat e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. E ftuar në News24, Lala thotë se beson se Meta bën të tilla deklarata, pasi ai frikësohet nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme.
Sipas saj, hetimet që po zhvillohen ndaj Metës janë si një rrjetë merimange. Ajo tha se për çështjen CEZ-DIA janë pyetur Kastriot Ismailaj, bashkëshortja e tij, si dhe njerëz të afërt të Ilir Metës.
“Deklaratat shprehin frikën e Metës nga hetimet e SPAK. Ai ka qenë një faktor shumë i rëndësishëm politik në Shqipëri. SPAK ka sekuestruar shumë celularë, janë sekuestruar celularë të personave që kanë bashkëpunuar ngushtë me Metën dhe Kryemadhin, prokurorët janë drejt individualizimit të veprave penale dhe kjo ka bërë që Meta të shtojë akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme. Duket se ka pasur përplasje të fortë mes prokurorëve në SPAK, por se Dumani ka marrë frerët e çështjeve të tij.
Unë jam kundër deklaratave të Metës. Theksi i hetimit është vënë tek pasuria. Thelbi i hetimit është pasuria. Besoj se do të kemi vendimmarrje shumë shpejt. Meta betejën mund ta ketë në sallën e gjyqit. Mendoj që zoti Meta është i informuar për veprimet e prokurorëve. Hetimi ndaj Metës është si një rrjet merimange. Për çështjen CEZ-DIA është pyetur Kastriot Ismailaj, bashkëshortja e tij ka dhënë dëshmi pranë SPAK, shumë persona afër Metës janë pyetur për këtë çështje, është pyetur Ralf Gjoni”, deklaroi Lala.
klodiana lala ilir meta spak afera cez-dia
Politike
27 Prill 2024, 15:58
r.ll
TIRANË- Ka përfunduar Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë. Në fjalën e tij përmbyllëse, kreu ende në...
Politike
27 Prill 2024, 15:37
r.ll
ilir meta
TIRANË- Kreu i PL, Ilir Meta ka hedhur votën e tij në zgjedhjet për president të Partisë së Lirisë. Pas v...
Politike
27 Prill 2024, 15:23
r.ll
ilir meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë të shkurtër për gazetarët tha...
Politike
27 Prill 2024, 15:10
r.ll
TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi pas votimit ka bërë publike votën e saj për president të Partisë së Lirisë, ku...
Politike
27 Prill 2024, 15:03
r.ll
monika kryemadhi, ilir meta
TIRANË- Në Konventën e Partisë së Lirisë, është miratuar propozimi i Monika Kryemadhit ...
Politike
27 Prill 2024, 14:23
M.B
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta
TIRANA- Teksa deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka mbajtur fjalën e saj në Konventë, Kreu i Partis&eum...
Politike
27 Prill 2024, 14:15
M.B
Belinda Balluku
VELIPOJA- Në Velipojë ka nisur puna për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik, i cili do të përmi...
Politike
27 Prill 2024, 14:00
M.B
Genta Vangjeli
TIRANA- Partia Demokratike ka vijuar sot me denoncimet ndaj qeverisë. Në një dalje për mediat, zëdhënësj...
Politike
27 Prill 2024, 13:42
M.B
Monika Kryemadhi
TIRANA- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka marrë fjalën në Konventën Kombëtar...
Politike
27 Prill 2024, 13:35
M.B
Pallati i Kongreseve
TIRANA- Vijon Konventa e Partisë së Lirisë në Pallatin e Kongreseve. Teksa të ftuarit po mbajnë fjal&eum...