22 Janar 2023, 10:17
Nga a.l
Rruga e Arbrit
DIBËR- Reshje të dendura dëbore kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjes së djeshme në Dibër. Problematike shfaqet situata në Bypassin e Murrizit në 'Rrugën e Arbrit' pasi temperaturat e ulëta kanë shkaktuar ngrica dhe shtresa akulli në rrugë duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve. Në zonë, janë vendosur patrullat e policisë, që kërkojnë nga drejtuesit e mjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të qarkullojnë me vëmendje të shtuar në Bypass.
NJOFTIMI I POLICISË:
Si pasojë e motit të keq në vendin e quajtur Qafë-Murrizë, ku në intervale të shkurtra kohore bien reshje dëbore, Policia Rrugore ka shtuar masat e saj duke koordinuar veprimet ndërmjet Policisë Rrugore të DVP Dibër dhe të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.
Patrullat e Policisë janë në lëvizje të koordinuara dhe me Patrullat e Përgjithshme, duke ndaluar dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të qarkullojnë me vëmendje të shtuar në Bypass.
Duke u nisur nga fakti që gjatë natës temperaturat ulen ndjeshëm dhe mund të krijohen shtresa akulli, Policia Rrugore apelon dhe njëherë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që përdorin rrugën e Arbrit, të tregojnë kujdes në Bypass dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë, të cilët janë në patrullim përgjatë gjithë aksit rrugor për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje.
Ndërkohë firma kontraktore ka tre borëpastruese të cilat vijojnë punën duke e mbajtur të hapur aksin rrugor.
permbytet shqiperia 2023
Aktualitet
22 Janar 2023, 10:13
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Demir Cara është personi i cili jeton në banesën që u hodh lënda plasëse pak pas mesnate mb...
Aktualitet
22 Janar 2023, 10:06
A.B
Policia
TIRANË- Persona të paidentifikuar hodhën mbrëmjen e djeshme sasi tritoli në banesën e Demir Carës. Nga shpë...
Aktualitet
22 Janar 2023, 09:59
A.B
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta pas mesnatës. Në banesën e 34-vjeçarit me inicialet D. C., &e...
Aktualitet
22 Janar 2023, 09:40
A.B
Aksidenti
TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, në zonën e Astirit. Në pamje shihet një mjet ...
Aktualitet
22 Janar 2023, 09:39
A.B
Debore
KUKËS- Territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje bore deri në orët e para të mëngjesit. ...
Aktualitet
22 Janar 2023, 09:06
A.B
Rruga me debore
TIRANË- Aksi Qafë Thore-Theth është i vetmi ku ka vështirësi për kalimin e mjeteve. Autoriteti Rrugor Sh...
Aktualitet
22 Janar 2023, 08:54
A.B
Bettanu Hugs
BRITANI- Ditën e djeshme startoi një prej programeve më të famshme në botë “BBC World”. Dokumentar i...
Aktualitet
22 Janar 2023, 08:42
A.B
Permbytje
SHKODËR- 1220 hektarë tokë mbeten nën ujë në Shkodër, e rritur me 100 Ha. Rruga e Obotit ka prezencë uji ...
Aktualitet
22 Janar 2023, 08:27
A.B
Rruget
KORÇË- Qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës edhe përgjatë orëve...
Aktualitet
22 Janar 2023, 08:10
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë raportin mbi zhdu...