LIVE UPDATES
Aktualitet

Debati për rikthimin e basteve/ Ekspertët flasin për VOA: Rrezik informaliteti dhe përfshirja e botës së krimit! Impakti në arkën e shtetit do mbetet i ulët

Në Shqipëri është çelur kohët e fundit një debat për legalizimin e basteve sportive on line. Propozimi ka ardhur nga qarqet sportive, të cilat thonë se të ardhurat nga taksimi i tyre mund të përdoren për të financuar sportin në vend. Qeveria e ka marrë në konsideratë dhe organizoi një dëgjesë publike për këtë çështje.

12 Shtator 2022, 21:58 Nga k.m.
Debati për rikthimin e basteve/ Ekspertët flasin për VOA: Rrezik
Foto ilustruese

Në Shqipëri është çelur një debat pas propozimit të federatave sportive për rikthmin e basteve sportive on line, që u ndaluan me ligj më shumë se 3 vjet më parë. Përfaqësues të tyre argumentuan se nisma ka për qëllim financimin e sportit nga të ardhurat pas taksimit.

Autoritetet zyrtare e kanë marrë në shqyrtim këtë propozim dhe janë në fazën e dëgjesave publike, duke pranuar se ndalimi i basteve dhe lojrave të fatit në Janar të vitit 2019, me përjashtim të kazinove në hotelet me 5 yje, nxiti aktivitetin informal të tyre. Përfaqësues të opozitës dhe ekspertë mendojnë se kjo industri ka nevojë për një disiplinim të thellë, pasi siç thonë ata, në të pastrohen para dhe janë të përfshirë mjaft eksponentë të krimit të organizuar.

Në Shqipëri është çelur kohët e fundit një debat për legalizimin e basteve sportive on line. Propozimi ka ardhur nga qarqet sportive, të cilat thonë se të ardhurat nga taksimi i tyre mund të përdoren për të financuar sportin në vend. Qeveria e ka marrë në konsideratë dhe organizoi një dëgjesë publike për këtë çështje.

Bastet sportive on line dhe lojrat e fatit me përjashtim të kazinove në hotelet me 5 yje, u ndaluan me ligj në Shqipëri me një vendim të para tre viteve. Mbyllja e tyre në Janar të 2019-ës u argumentua nga zyrtarët me dëmin ekonomik dhe social, që po shkaktonte aktivititeti i mbi 4 mijë qendrave të basteve që ekzistonin në vend, dhe me shkeljen e mjaft kritereve si largësia nga njëra-tjetra, apo vendodhja pranë shkollave. Qeveria tha se na atë kohë kjo industri pastronte para dhe financohej në mjaft raste nga krimi i organizuar.

“Kjo është një industri që xhiron në vit një mesatare prej 700 milionë euro” – tha kryeministri i Shqipërisë në tetor të vitit 2018.

Edhe pse drejtues të qeverisë thanë në atë kohë, se qytetarët shpenzonin rreth 700 milion euro në vit në lojra fati, sipas të dhënave zyrtare xhiroja vjetore e kësaj industrie ishte 147 milion euro ose 21% e kësaj shume, duke lënë të kuptohet se zyrtarët e mbështesnin atë shifër mbi dyshimet për qarkullimin e parave në rrugë informale. Ekspertë dhe përfaqësues të opozitës thonë sot se qeveria ishte përgjegjëse për këtë situatë pasi lejoi monopolin e lojrave të fatit, dështoi në menaxhimin e tyre, si dhe nuk arriti t’i ndalojë ato.

“Në asnjë moment lojrat e fatit nuk kanë qenë të ndaluara apo të pezulluara. Mund të ketë patur përqendrim të tyre dhe informalitet të lartë. Mund të ketë patur operacione që kanë vazhduar dhe janë zhvilluar nën hundën e qeverisë. Grupet kriminale e kanë vazhduar luftën për kontrollin e këtij sektori, por në asnjë moment nuk ka patur një pezullim apo ndalim të plotë të lojrave të fatit. I vetmi që e ka pësuar nga gjithë kjo histori ka qenë buxheti i shtetit pasi të ardhurat kanë shkuar në informalitet”– u shpreh për Zërin e Amerikës Jorida Tabaku, Kryetare e Komisionit të Integrimit.

Sipas të dhënave zyrtare, në buxhetin e shtetit të ardhurat nga lojrat e fatit në vitin 2018, viti i fundit para së të mbylleshin, ishin rreth 55 milionë euro, dhe një vit më pas, pasi ishin mbyllur, të ardhurat ranë me 43 milion e 400 mijë euro ose me rreth 80%. Ndikimi i tyre në buxhet sipas ekspertëve, edhe pse në kushte informaliteti të lartë, ishte i konsiderueshëm, ndërkohë që mbi 7 mijë qytetarë humbën edhe vendet e punës. Fidel Ylli, presidenti i Komititet Olimpik Shqiptar, dikur deputet socialist dhe votues i vendimit për mbylljen e të gjitha basteve, thotë se në atë kohë votoi pro për shkak të kaosit në këtë sektor, ndërsa tani ai propozon që bastet të hapen vetëm on line, të kontrollhen nga shteti dhe të ardhurat të shkojnë për sportin.

“Sot nga informacionet që unë kam, lujanë 1 miliardë e gjysmë dollarë baste në të gjithë shqipërinë, dhe lojra fati në të zezë. 400 milion dollarë nga këto shkojnë në Singapor, dhe Majlazi. Duhet që ne të vendosim disa standarde. Kur vende si Italia apo Franca i kanë këto baste po në përse të mos i kemi? Se dalin dhe thonë -“kjo është marrëzi etj”. Marrëzi është që shteti e di, ministrat e dinë, deputetet e dinë, që në mes të ditës e dijnë se kush luan, mund të luajnë dhë vetë dhe nuk i mbyllin. Kjo më shqetëson mua”– u shpreh për Zërin e Amerikës Fidel Ylli, President i Komitetit Olimpik Shqiptar.

Autoritetet sportive presin që të ardhurat në buxhet nga bastet on line të jenë nga 50 deri në 100 milionë euro. Në dëgjesën publike mbi propozimin për rihapjen e tyre, kryeminstri Edi Rama e konsdieroi të drejtë vendimin e tre viteve më parë që mbylli të gjitha bastet, edhe pse disa partnerë ndërkomëtarë siç tha ai ishin kundër. Por shefi i qeverisë pranoi, se megjithë përpjekjet e policisë, ato kanë vijuar on line në të zezë, dhe se elementë me profil të lartë në botën e krimit janë përfshirë në to. Ai e vlerësoi gjithashtu kërkesën për financimin e sportit nga të ardhurat pas legalizimit të basteve sportive on line.

“Në aspektin buxhetor kjo është padyshim një ndërhyrje e arsyeshme, sepse heq nga ekonomia e zezë dhe sjell në arkën e shtetit një shumë jo të vogël. Pse të mos ia heqim nga duat atyre që s’paguajnë asnjë taksë dhe ushqejnë të keqen”– u shpreh Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Por ekspertët janë skeptikë, si për mjaft nisma të tjera, në aftësinë e shtetit për ta kontrolluar veprimtarinë e basteve on line, duke shprehur dyshime të forta se informaliteti dhe krimi i organizuar në to do të jenë sërish prezent.

“Nuk e shoh negativisht reflektimin e kryeministrit, por koha ka treguar që ne kemi dështuar të kontrollojmë dhe dyqanin e lagjes për evazion fiskal. Ata që kanë punuar në informalitet në të kaluarën, në periudhën kur kanë qenë të mbyllura dhe sot marrin një liçensë për të vijuar on line, do përdorin të dyja sistemet paralelisht. Impakti në arkën e shtetit do jetë relativisht i ulët’”-tha për Zërin e Amerikës, Klodian Muço, ekspert në fushën e ekonomisë.

Fatjona Mejdini, drejtore e nismës globale kundër krimit të organizuar për Europën juglindore, thotë se qeveria është e paqartë mbi propozimin për riçeljen e basteve on line.

“Si do kthehemi, cilat janë garancitë që do na bëjnë të besojmë se tregu do të disiplinohet. Tre vite e gjysmë më pare, kur u mbyllën, u fol se ky vendim po merreh në të mirë të familjeve shqiptare. Sot, cilat janë këto struktura, që në kemi krijuar për të mbrojtur familjet, për të luftuar varësinë nga lojrat e fatit, për të pakësuar efektin social që kanë lojrat e fatit? Për të gjitha këto pyetje ne s’kemi përgjigje nga qeveria”– tha për Zërin e Amerikës, Fatjona Mejdini, gazetare.

Ndërsa përfaqësues të opozitës janë dyshues se të ardhurat nga bastet on line do të pëdoren për financimin e sportit, kur në 9 vite të qeverisjes së shumicës së majtë, sipas tyre, investimet në sport kanë qenë të papërfillshme.

“Po sot ku është morali politik, familjet shqiptare sot nuk do të vuajnë? Po ato justifikimet që u përdorën tre vjet më parë sot nuk vlejnë më? Është e turpshme të përdoret sporti si justifikim për të rikthyer një biznes, i cili për mendimin tim duhet të ishte trajtuar në një koncept komplet ndryshe”– vijoi Jorida Tabaku, Kryetare e Komisionit parlamentar të integrimit.

Pas reflektimit të parë, qeveria nuk ka përparuar në lidhje me propozimin e përfaqësive të sportit, për rikthimin basteve sportive on line. Ekspertët ngrenë shqetesime se sektori i lojrave të fatit në Shqipëri është ndër më problematikët, jo vetëm në raport me informalitetin por dhe me përfshirjen, në një shkallë të lartë, të botës së krimit në të. Ndërhyrja e autoriteteve për riformatimin e kësaj industrie shihet me skepticizëm prej tyre. Zëri i Amerikës ju drejtua dhe zyrës së shtypit pranë kryeministrit për më shumë detaje mbi garancitë e qeverisë për disiplinimin e këtij tregu, por nuk mori përgjigje. /VOA

lojrat e fatit ligji per lojrat e fatit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet