Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ylli deklaroi se askush nuk ka mundësinë të kapë CAS.
TIRANË- Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, ka deklaruar se do zgjidhen gjyqtarë që kanë figurë të pastër dhe me mbi 12 vite eksperiencë për krijimin e CAS-it shqiptar. I ftuar në emisionin “SportZone”, ai deklaroi se askush nuk do e ketë mundësinë ta kapë CAS-in.
“Dëshira e gjithë bordit ekzekutiv, është që ne ta bëjmë sportin me një Gjykatë të Arbitrazhit Sportiv. Pasi të gjithë sportistët apo trajnerët, detyrohen të marrin rrugën e Lozanës. CAS-i do i vijë në ndihmë jo KOKSH-it, por sportit shqiptar. Është detryim ligjor i KOKSH për të krijuar Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Kemi miratuar një rregullore të CAS-it, që e kemi çuar në Gjykatë dhe është aprovuar. Tani aprovohen 3 gjyqtarët që do të qeverisin CAS-in. Muajin tjetër do të bëjmë një Asamble tjetër, ku do të jenë 11 gjyqtarë që do të votohen. Që të jesh gjyqtar i CAS-it, duhet të jesh i pastër në figurën tënde. Duhet të kesh një eksperiencë mbi 12 vjet dhe të gjitha këto përbëjnë që të gjithë gjyqtarët nuk duhet të kenë punë me Vettingun. Duam të përfshijmë figura dhe personalitete, që janë me tituj shkencorë. Kanë ardhur disa emra, që janë figura të shkollës së magjistraturës. Janë pa parti dhe janë njerëz që gjithë jetën e tyre e kanë përkushtuar në fushën e tyre.
Nuk ka asnjë shans që të kapet as nga Fideli dhe nga asnjë njeri. Fideli drejton një Asamble dhe është më e larta, votojnë ata kush do jetë. Unë nuk kam të drejtë vote. Unë nuk kam kontroll në Asamble, unë vetëm e drejtoj. CAS-i është totalisht i pavarur. Krijohet që t’i vijë në ndihmë sportit. Duhet të zgjidhen kandidatët më të mirë. Futbolli jo që nuk ka propozuar kandidat, por nuk kanë sjellë as akreditim për të marrë pjesë në Asamble. Kanë filluar të bëjnë bojkotin. E kanë ndjerë rrezikuan që nuk kanë forcë të influencojë në Asamble dhe bojkotojnë. Sporti dhe KOKSH, do funksionojë edhe pa futbollin. Më vjen keq ta them këtë, por me bojkote nuk bën dot presion”, u shpreh Ylli.
I pyetur nëse FSHF nuk e njeh CAS-in, Ylli u shpreh se futbolli e ka detyrim ligjor ta njohë.
“Është detyrim ligjor për futbollin dhe të gjitha, që ta njohin CAS-in shqiptar. Nëse Federata del mbi ligjin shqiptar, do mbajnë përgjegjësi. FSHF nuk ka paguar kuotat prej 5 vitesh. Janë keq për 500 mijë lekë. Mund t’ia u jap unë ato dhe të shkoni të paguani. Unë i dua aty. Sporti ka një Asamble dhe demokracia është shumicë. Nëse shumica thotë se çdo gjë është në rregull, nuk ka rëndësi çfarë mendon futbolli. Kjo është demokracia, ne do respektojmë rregullat. FSHF nuk do ketë shans t’i çojë çështjet në Lozanë. CAS-in po e krijon sporti, jo Fidel Ylli. FSHF duhet të vijë dhe të jetë në Asamble, siç ka qenë më parë. Por një herë vjen, një herë jo, nuk mund të luajë me ne, nuk e ka shansin. Ministria duhet t’i japë një buxhet fillestar CAS-it. Duhet t’i japë edhe zyrat se ku do të jetë. Ka ikur koha kur CAS-i do jetë pranë KOKSH”, përfundoi Fidel Ylli.
CAS shqiptar është shkurtimi i Gjykatës së arbitrazhit Sportiv.
ANGLI - Do të ketë një takim mes Cristiano Ronaldos dhe Erik ten Hag për të trajtuar situatën e tensionuar që &eu...
ANGLI - Pep Guardiola në një konferencë për shtyp, duke iu referuar ndeshjes të së shtunës ndaj Brighton ku sulmuesi n...
ANGLI - Piers Morgan, një kolumnist në gazetën ‘The Sun’ me pothuajse tetë milionë ndjekës në Twit...
SHQIPËRI- Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet në Durrës për miqësoren e 26 tetorit ndaj Arabisë Saudite. Në...
ITALI - Shumë dhimbje koke për trajnerin e Juventusit, Maximo Allegri në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes të së ma...
SHQIPËRI- Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për miqësoren që do e luajë ndaj Arabisë Saudite më datë...
ANGLI- Humbja e dytë radhazi për Tottenhamin. Pas disfatës në mesjavë ndaj Man.United, këtë herë ekipi drejtuar nga Co...
BELGJIKE - Të dielën, Standard Liège priti Anderlechtin në ditën e 14-të të kampionatit belg. Nëse Standardi po...
ARGJENTINE - Futbolli argjentinas kurorëzoi Boca Juniors kampione të Argjentinës, pas një mbrëmjeje të çmendur (në o...
SPANJE - Pavarësisht fitores së madhe ndaj Bilbaos, dhimbjet e kokës për Xavin shtohen në kuadër të ndeshjes së C...