LIVE UPDATES
Aktualitet

Biznesi i "urisë", shqiptarët po braktisin dietat me pak kalori për ushqimet e pasura me proteina

Ushqimet “me shumë proteina” kanë zëvendësuar ushqimet “me pak kalori” si një trend i ri që mbizotëron në raftet e supermarketeve. Në seksionet e ushqimeve të shpejta, përveç patatinave, tashmë mund të gjenden të gjitha produktet e pasura me proteina.

24 Gusht 2025, 07:38 Nga r.ll
Biznesi i "urisë", shqiptarët po braktisin dietat
foto ilustruese

TIRANË- Moda e re ushqimore është e qartë: konsumatorët po braktisin dietat me pak kalori për ushqimet e pasura me proteina. Nga qiqrat e pjekura te kefiri dhe proteina shtazore, tregu ushqimor global dhe ai shqiptar, po përshtatet me një “uri” të re që vjen nga palestrat, mediat sociale dhe dëshira për një trup më të fortë.

Kjo prirje, e nxitur nga influencuesit, reklamat dhe ndërgjegjësimi i shtuar për shëndetin, po kthehet në një mundësi të artë për prodhuesit dhe tregtarët e ushqimeve, që po zhvillojnë produkte të reja për të kënaqur konsumatorët e etur për proteina. Një fiksim ushqimor që po shndërrohet në një biznes fitimprurës?

Në një kohë kur modelet ushqimore janë gjithnjë e më shumë të ndikuara nga influencuesit dhe trendet sociale, kërkesa për ushqime të pasura me proteina ka arritur nivele të papara më parë, duke shtuar fitimet e bizneseve ushqimore, edhe në Shqipëri.

Ushqimet “me shumë proteina” kanë zëvendësuar ushqimet “me pak kalori” si një trend i ri që mbizotëron në raftet e supermarketeve. Në seksionet e ushqimeve të shpejta, përveç patatinave, tashmë mund të gjenden të gjitha produktet e pasura me proteina.

Në Shqipëri, tendenca është gjithashtu e dukshme. Seksionet e bulmetit janë mbushur me produkte të tilla si kefir, që njihen për përmbajtjen e lartë me proteina.

Për më tepër, dietat e pasura me proteina po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet në media sociale, ku influencuesit e ushqyerjes dhe fitnesit këshillojnë përdorimin e këtyre produkteve.

Trupi i fortë dhe muskuloz ka marrë vëmendje të madhe, duke zëvendësuar pamjen e dobët, një tjetër aspekt që ka nxitur kërkesën për ushqime të pasura me proteina.

Një analizë e tregut në Shqipëri tregon se gjithnjë e më shumë individë janë duke kërkuar mënyra për të rritur marrjen e proteinave.

Kërkimet online për “dietë me proteina të larta” kanë arritur kulme të larta dhe e njëjta tendencë është reflektuar në rritjen e shitjeve të produkteve të pasura me proteina në supermarkete dhe dyqanet online.

Si shpjegohet kjo dëshirë?

Një pjesë e madhe e saj vjen nga ndërgjegjësimi në rritje për përfitimet shëndetësore të konsumimit të proteinave, por gjithashtu ndikuar nga një “fiksim” i trendeve të reja, që po merr përmasa të një fenomeni kulturor të gjerë.

Dëshira për proteina nuk është thjesht një trend kalimtar, por një transformim i qëndrueshëm në zakonet ushqimore dhe mënyrën e jetesës së konsumatorëve.

Disa faktorë të tjerë janë gjithashtu të përfshirë në këtë ndryshim të shpejtë: rritja e interesit për shëndetin dhe mirëqenien, rritja e njohurive mbi rolin e proteinave në ndihmën për forcimin e muskujve dhe menaxhimin e peshës, si dhe një ndryshim i perceptimit për trupin e bukur.

Trendi ka krijuar një mundësi të madhe për markat ushqimore, të cilat po shfrytëzojnë këtë kërkesë me produkte të reja dhe inovative, duke u ofruar konsumatorëve mundësi për të pasur një dietë të pasur me proteina, që është gjithashtu e përshtatshme dhe lehtë e konsumueshme.

“Rritja e interesit për produktet me përmbajtje të lartë proteinash është një trend global që po reflektohet edhe në Shqipëri”, thotë Diola Dosti, nutricioniste e njohur.

“Por, jo gjithmonë etiketa ‘high protein’ do të thotë se kemi të bëjmë me një produkt të shëndetshëm. Shumë nga këto produkte përmbajnë sheqerna të fshehura, yndyra të shtuara apo përbërës artificialë”.

Sipas saj, konsumatorët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të lexojnë me vëmendje përbërjen ushqimore përpara se të vendosin çfarë të fusin në dietën e përditshme.

“Ka shumë keqkuptime, njerëzit mendojnë se nëse një kos apo një biskotë ka proteina, automatikisht është i shëndetshëm. Por në fakt, përfitimet varen nga cilësia dhe burimi i proteinave, jo vetëm nga sasia”.

Znj. Dosti thekson se trupi i njeriut ka nevojë për proteina, por në sasi të balancuara dhe të marra nga burime sa më natyrale.

“Gjoksi i pulës, veza, peshku, bishtajoret, arrorët dhe qumështi janë burime shumë më të mira dhe të sigurta proteinash, në krahasim me produktet e përpunuara që thjesht reklamohen si ‘fit’ apo ‘protein snack’”. – shpjegon ajo.

Ajo thotë gjithashtu se “nuk është e nevojshme të konsumosh një produkt ‘protein bar’ nëse ke ngrënë një vakt të plotë, me mish, perime dhe pak drithëra integrale.

Trupi e merr atë që i nevojitet nga ushqimi i zakonshëm, nuk ka nevojë të bombardohesh me proteina nga çdo vakt apo ushqim i ndërmjetëm”.

Më tej, Diola Dosti thekson rëndësinë e edukimit ushqimor për të shmangur vendime të gabuara që lidhen me trendet. “Ka një iluzion që po krijohet, sa më shumë proteina të konsumosh, aq më mirë për trupin tënd.

Por e vërteta është që çdo lëndë ushqyese, kur merret pa kriter, sjell pasoja. Proteina e tepërt, sidomos ajo nga suplementet apo produkte ultra të përpunuara, mund të rëndojë veshkat dhe sistemin tretës”.

Ajo paralajmëron se shumë njerëz e lidhin konsumin e proteinave me dobësimin, por në realitet, nuk është aq e thjeshtë. “Dobësimi kërkon një qasje të integruar si aktivitet fizik, deficit kalorik dhe ushqyerje cilësore.

Nuk është një biskotë proteinike ajo që do të të ndihmojë të biesh në peshë, nëse pjesa tjetër e stilit të jetesës nuk mbështet këtë qëllim”.

Sipas saj, është e rëndësishme të bëhet një diferencim mes produkteve të krijuara për individë që bëjnë aktivitet intensiv fizik dhe atyre me një jetë sedentare.

“Nuk mund të barazosh nevojat ushqimore të një personi që trajnohet çdo ditë me ato të dikujt që kalon shumicën e ditës ulur në zyrë. Dhe megjithatë, të dy mund të konsumojnë të njëjtin produkt ‘protein snack’, duke menduar se po bëjnë një zgjedhje të shëndetshme”.

Znj. Dosti bën thirrje për më shumë vetëdije. “Ne nuk kemi nevojë të ndjekim verbërisht çdo trend që vjen nga jashtë. Shëndeti ndërtohet me përzgjedhje të qëndrueshme dhe të vetëdijshme, jo me impulse që mbështeten te reklama apo ‘influencer’ të ushqimit”.

Në fund, nutricionistja thekson se arsyeja e kostos më të lartë të ushqimeve proteinike si mishi, vezët etj., i shtyjnë njerëzit që të shkojnë drejt zgjidhjeve më ekonomike si ‘protein powder’ apo të ngjashme.

Kostoja

Kostoja ditore për një person që ndjek një dietë të orientuar proteinike në Shqipëri varet nga disa faktorë: cilësia e produkteve të zgjedhura (bio, supermarket, lokal), sasia e konsumuar dhe nëse gatuan vetë apo përdor shërbime të gatshme. Totali ditor (mesatarisht, nëse gatuan vetë) llogaritet rreth 1,200 lekë. Nëse përdor një shërbim kateringu që ofron 3 vakte të përgatitura + snack me bazë proteinë, abonimet ditore zakonisht variojnë nga 1,500–2,500 lekë/ditë në varësi të përbërjes, numrit të vakteve dhe cilësisë së përbërësve.

Aktivitete fizike ndryshojnë mënyrën e të ushqyerit

Në Shqipëri, një shtysë e veçantë ka ardhur nga rritja e popullaritetit të aktiviteteve fizike dhe trendeve të fitnesit. Shumë njerëz po kalojnë më shumë kohë në palestër dhe janë të angazhuar në regjime ushqimore të mbështetura në proteinat e larta, si një mjet për të arritur forma trupore më të mira.

Ky trend ka ndikuar edhe në mënyrën se si industria ushqimore e sheh tregun shqiptar.

Kompanitë po krijojnë produkte të reja të pasura me proteina për të përmbushur kërkesën e konsumatorëve që po kërkojnë mundësi më të shëndetshme dhe të shpejta për të konsumuar proteina.

Gjithashtu, ka një rritje të konsumit të proteinave si pjesë e dietave të kontrolluara për humbje peshe dhe menaxhimin e niveleve të glukozës në trup.

“Është e vërtetë që aktiviteti fizik ka fituar popullaritet dhe me të, edhe nevoja për një ushqyerje që e mbështet atë. Por ajo që më shqetëson është keqkuptimi se sa dhe çfarë lloj proteinash janë të nevojshme për një person që stërvitet.

Nuk është thjesht çështje sasie – është çështje cilësie dhe përshtatjeje me stilin e jetesës”, – thekson mjekja Matina Çobo, dietologe klinike.

Ajo vëren se kompanitë ushqimore janë gjithnjë e më aktive në ofrimin e produkteve “të pasura me proteina”, por jo gjithmonë kjo do të thotë se janë të shëndetshme.

“Produktet e përpunuara, edhe kur përmbajnë proteina, shpesh kanë sasi të larta kripe, yndyre të pashëndetshme apo përbërës artificialë. Konsumatori duhet të lexojë etiketat dhe të kuptojë që ‘proteinë’ nuk është sinonim i ‘të shëndetshëm’”.

Sipas saj, një tjetër arsye pse njerëzit po orientohen drejt proteinave është rritja e ndërgjegjësimit për menaxhimin e sëmundjeve kronike.

“Është e saktë që dietat me përmbajtje të moderuar proteine mund të ndihmojnë në kontrollin e glukozës apo në mbajtjen e një peshe të qëndrueshme. Por gjithçka duhet bërë me udhëzim mjekësor, jo nga ‘Google’ apo rrjetet sociale.”

Znj. Çobo shton se roli i mjekut mbetet thelbësor në përcaktimin e nevojave individuale për proteina, sidomos për ata që kanë probleme me metabolizmin apo sëmundje të veshkave. “Kur flasim për proteina, duhet të kujtojmë se nuk janë për të gjithë njësoj. Ato që për një mund të jenë ndihmë, për një tjetër mund të jenë barrë”.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm në këtë zhvendosje të prirjeve ushqimore është ndikimi i mediave sociale. Rrjetet janë kthyer në një hapësirë ku trupi nuk është më vetëm një element estetik, por edhe një mënyrë për të shprehur stil jetese, kontroll personal dhe sukses.

Sipas sociologes Marsi Simo, “rrjetet sociale kanë krijuar një presion të heshtur estetik dhe funksional mbi trupin. Ato nuk diktojnë vetëm se si duhet të dukesh, por edhe çfarë duhet të hash për t’u dukur ‘siç duhet’”.

Në këtë kontekst, influencuesit e fitnesit dhe ushqyerjes janë kthyer në figura me ndikim, që jo vetëm promovojnë receta apo produkte të caktuara, por formësojnë edhe zakonet e konsumit.

“Nëpërmjet influencuesve, dieta me shumë proteina është shndërruar nga një zgjedhje shëndetësore në një simbol kulture moderne, të lidhur me suksesin personal dhe përkujdesjen për veten”, vëren znj. Simo.

Ajo shton se “kemi kaluar nga modeli i ‘trupit të hollë’ që dominonte vitet 2000, tek ai i ‘trupit funksional’, ku muskujt dhe energjia përfaqësojnë status dhe kontroll mbi veten.”

Ndikimi i këtij transformimi kulturor është i dukshëm edhe në sjelljen e konsumatorëve shqiptarë. Ata janë më të ndërgjegjshëm, më të interesuar për informacion dhe më të gatshëm për të ndjekur trende globale, sidomos kur këto përçohen nga figura të ndjekura në rrjetet sociale.

“Mediat sociale po e zhvendosin autoritetin nga mjekët dhe dietologët tradicionalë te figura e influencuesit, duke krijuar një treg të ri ushqimor që mbështetet mbi besimin dhe ndjekjen, jo gjithmonë mbi shkencën”, thekson sociologia.

Në fund, znj. Simo nënvizon se kjo uri për proteina “nuk është vetëm biologjike – është edhe sociale. Është një formë përkatësie dhe ndjekjeje të modelit të suksesshëm që diktohet online”.

Kjo e shpjegon më së miri faktin pse kërkesa për produkte të pasura me proteina është rritur ndjeshëm dhe pritet të mbetet një tendencë që do të vazhdojë të udhëheqë tregun ushqimor”.

Ndërsa tregu ushqimor shqiptar po ndjek në mënyrë gjithnjë e më të dukshme modelet globale, një nga ndryshimet më të mëdha është zhvendosja e raportit të konsumatorit me ushqimin: nga një marrëdhënie e ndërtuar mbi traditën, shijen dhe përkatësinë kulturore, drejt një qasjeje funksionale, e orientuar drejt trupit të shëndetshëm dhe mirëqenies personale.

Në këtë realitet të ri, buka me djathë nuk është më thjesht një vakt i shpejtë, nëse nuk ka proteinat e duhura, ajo ndoshta nuk përmbush pritshmëritë.

“Po krijohet një brez i ri konsumatorësh që nuk ushqehen për të ngopur barkun, por për të përmbushur një standard të caktuar fizik apo emocional”, – thotë sociologia Marsi Simo.

Kjo prirje ka potencial të ndryshojë jo vetëm mënyrën si konsumojmë, por edhe mënyrën si prodhojmë dhe tregtojmë.

Tendenca

Ndërsa tregu ushqimor shqiptar po ndjek në mënyrë gjithnjë e më të dukshme modelet globale, një nga ndryshimet më të mëdha është zhvendosja e raportit të konsumatorit me ushqimin: nga një marrëdhënie e ndërtuar mbi traditën, shijen dhe përkatësinë kulturore, drejt një qasjeje funksionale, të orientuar nga performanca e trupit dhe mirëqenia personale. Në këtë realitet të ri, buka me djathë nuk është më thjesht një vakt i shpejtë, nëse nuk ka proteinat e duhura, ajo ndoshta nuk përmbush pritshmëritë.

Rritja e kërkesës për ushqime të pasura me proteina nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga prodhuesit dhe tregtarët vendas. Disa marka shqiptare kanë nisur të përshtatin linjat e tyre të prodhimit për të ofruar produkte që i përgjigjen kësaj prirjeje të re.

Nga kosi me proteina të shtuara te snack-et me bazë mishi apo bishtajore, po vërehet një përpjekje për të qenë konkurrues jo vetëm me çmim, por edhe me përmbajtje ushqyese.

Në raftet e supermarketeve shqiptare, po bëhen gjithnjë e më të zakonshme etiketa që dikur përdoreshin vetëm në importet nga Perëndimi: “high-protein”, “low-carb”, “keto-friendly” apo “no added sugar”.

Këto etiketime nuk janë më vetëm mjet informues, por pjesë e strategjive të pozicionimit të markave, tregues i qartë se ushqimi nuk shitet më vetëm për shijen apo çmimin, por për mënyrën si përshtatet me identitetin dhe mënyrën e jetesës së konsumatorit.

Ndërkohë, platformat online të shitjes dhe zinxhirët e mëdhenj të supermarketeve kanë filluar të investojnë në algoritme dhe kategori të personalizuara për t’u dhënë përparësi produkteve që përputhen me këto kërkesa të reja.

Kërkimi për produkte të pasura me proteina është tashmë një kategori më vete, ndërsa klientët që ndjekin dieta specifike marrin rekomandime të personalizuara, duke e shndërruar përvojën e blerjes në një proces më të ndërgjegjshëm dhe më të informuar.

Rritja e vetëdijes ka ndikuar edhe në industrinë e shërbimit ushqimor.

Restorantet, veçanërisht ato urbane dhe të frekuentuara nga të rinjtë, kanë filluar të përfshijnë në menutë e tyre ushqime që theksojnë përmbajtjen e proteinave, nga tasa me mish të bardhë dhe drithëra të plotë, te alternativat vegjetariane me bazë thjerrëza, tofu apo qiqra.

Megjithatë, për prodhuesit vendas, ky transformim nuk vjen pa sfida. Përshtatja me standardet ndërkombëtare të etiketimit dhe certifikimeve është një proces që kërkon investim në teknologji, përmirësim të transparencës dhe komunikim më të saktë me konsumatorin.

Pa këto elemente, edhe produktet më cilësore mund të humbasin terren në një treg që po udhëhiqet gjithnjë e më shumë nga ndikimi vizual, rrjetet sociale dhe miratimi i influencuesve.

Kjo e bën “urinë për proteina” jo thjesht një çështje të zgjedhjeve personale, por një dinamikë ekonomike që po riformëson tregun ushqimor dhe mënyrën si kompanitë ndërtojnë produktin, komunikimin dhe imazhin e tyre.

 

“Biznesi i urisë” 

“Biznesi i urisë” nuk është më thjesht ai që siguron ushqim, por ai që kupton dëshirat e reja: fizike, estetike dhe emocionale, të konsumatorit modern.

Protein Bar – 250 lekë

Mish pule: fileto 550 lekë/kg; pula 460 lekë/kg

Vezë: 35 lekë kokrra mesatarisht

Abonimi mujor me ushqim me bazë proteinike: 18 mijë lekë / 1 vakt dhe 1 snack

Protein Powder – 5000 lekë mesatare

Marrë nga Monitor

dietat me kalori

Sondazh

Poll
Aktualitet 24 Gusht 2025, 07:29 Rigers Bakiu

Kostot ekonomike të ndryshimeve klimatike

foto ilustruese TIRANË- Shumë përpjekje në kërkimet shkencore janë investuar nga grupe të ndryshme shkencëtarë...

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete