LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Rënia drastike e Shqipërisë ngre alarmin për arsimin

Bazuar në raportin e detajuar, të publikuar në fillim të dhjetorit, Shqipëria kishte rënie në të gjithë treguesit krahasuar me rezultatet e veta në vitin 2018. Rënia nuk është vetëm në tre fushat e testimit (matematikë, shkencë dhe lexim) por edhe në tregues të tjerë, përfshi ato që i ndajnë nxënësit sipas kritereve ekonomike.

9 Janar 2024, 20:31 Nga vladimir karaj
BIRN: Rënia drastike e Shqipërisë ngre alarmin për arsimin
Foto ilustruese

TIRANË-Gjuha e përdorur në analizën e rezultateve të testit PISA për Shqipërinë nuk lë hapësirë për shumë diskutime. “Gjatë analizës, Shqipëria është përmendur disa herë si një anormalitet negativ”, thuhet në pjesën e konkluzioneve që përmbledh në fakt rënien drastike të rezultateve të nxënësve nga Shqipëria në test.

Bazuar në raportin e detajuar, të publikuar në fillim të dhjetorit, Shqipëria kishte rënie në të gjithë treguesit krahasuar me rezultatet e veta në vitin 2018. Rënia nuk është vetëm në tre fushat e testimit (matematikë, shkencë dhe lexim) por edhe në tregues të tjerë, përfshi ato që i ndajnë nxënësit sipas kritereve ekonomike.

Raportuesit e shënojnë këtë me nota gati dramatike, duke cilësuar si rënien më të madhe që PISA kishte regjistruar përgjatë kohës që zhvillohet ky testim.

“Këto modele sugjerojnë se rënia në performancës së Shqipërisë – një nga më të mëdhatë të regjistruara ndonjëherë në PISA – reflekton, të paktën pjesshëm, mungesën e angazhimit të nxënësve”, thuhet ndër të tjera në raport.

Për ekspertët kjo situatë është tregues i neglizhencës së qeverisjes ndaj arsimit. “Ministria e Arsimit duhet të mbante përgjegjësi për reformat kurrikulare në sistemin parauniversitar, reformat stukturore, por edhe investimet e reklamuara në shkolla të reja apo laboratore, pse nuk kanë kontribuar për rezultate më pozitive. Pra, kemi të bëjmë me përgjegjësi të munguar, politika të dështuara dhe investime joeficente”, thotë Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare.

BIRN i kërkoi në dhjetor Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë një qëndrim në lidhje me situatën në arsimin parauniversitar, rezultatet e testit PISA dhe masat që do të merreshin, por nuk mori përgjigje. Testi PISA është një nismë mbarëbotërore nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD, për të matur aftësinë e nxënësve 15-vjeçarë për të përdorur njohuritë e tyre në matematikë, shkencë dhe lexim.

Testet eksplorojnë se sa mirë nxënësit mund të zgjidhin probleme komplekse, të mendojnë në mënyrë kritike dhe të komunikojnë në mënyrë efektive, duke dhënë një pasqyrë se sa mirë sistemet arsimore të vendeve të tyre i përgatitin ata për sfidat e jetës reale.

Mungesë vëmendjeje

Për Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare, rënia drastike e Shqipërisë në të tre treguesit e testimit tregon për mungesën e vëmendjes së qeverisë dhe për dështim të reformave apo politikave në këtë fushë.

Qiraxhi e sheh mungesën e përgjegjësisë edhe te fakti se pavarësisht rezultateve të këqija, nuk ka një reagim serioz nga Ministria e Arsimit apo qeveria dhe nuk ka ndonjë plan për ta ndryshuar situatën. “Tashmë ka kaluar më shumë se një muaj nga rezultati i PISA-s dhe nuk ka asnjë komunikim për një plan masash, plan i cili u komunikua nga kryeministri i vendit se po përgatitet në Ministrinë e Arsimit. Vonesë e cila na bën të kuptojmë se arsimi nuk është në prioritet e kësaj qeverie”, thotë ai.

Gresimela Sula, nga Lëvizja për Universitetin, vë në dukje infrastrukturën e mangët që ndikon në cilësinë e arsimimit. “Shumë shkolla në Shqipëri vuajnë nga mungesa e infrastrukturës dhe burimeve të nevojshme, siç janë laboratorët shkencorë, bibliotekat dhe teknologjia e informacionit. Klasat janë të mbipopulluara në Tiranë, ose me numër të ulët nëpër rrethe”, thotë ajo.

Sula po ashtu vë në dukje pabarazinë mes nxënësve në shtresa të ndryshme ekonomike, një nga treguesit e përkeqësuar sipas PISA-s ku vihet në dukje se “nxënësit e disavantazhuar” në Shqipëri patën një rënie më të madhe të performacës në testim.

“Duhet të adresohet çështja e barazisë në arsim, duke siguruar që të gjithë nxënësit, pavarësisht nga sfondi socio-ekonomik ose rajoni gjeografik, të kenë qasje në arsim cilësor”, thotë ajo.

Nevojë për ndërhyrje

Përtej faktit që Shqipëria renditet ndër vendet e fundit mes 80 vendeve në të cilat bëhet testimi PISA, rezultatet e testimit të radhës tregojnë përkeqësim në krahasim me veten.

Prej vitit 2009 deri në vitin 2018, Shqipëria njohu vetëm rritje në rezultate, pavarësisht se renditja e saj krahasimisht me vende të tjera mbeti e keqe. Por të dhënat e testimit të fundit tregojnë se shumë nga ajo që ishte fituar në testimet paraardhëse u humb.

Bazuar në grafikët e raportit, rezultatet e Shqipërisë në matematikë dhe shkencë ranë poshtë atyre të arritura në vitin 2009. Në të dyja degët nxënësit kanë shënuar pak mbi nivelin e 350 pikëve. Rënia në shkencë është edhe më e madhe, pasi këtu rezultatet në vitin 2009 kanë qenë afër 400 pikëve.

Rezultatet në lexim po ashtu nuk ishin më të mira, edhe pse në këtë degë rezultate ishin ende mbi nivelin e pikëve të marra në vitin 2009.

Qiraxhi e sheh situatën si diçka e pritshme për shkak të uljes së vijueshme të financimit në arsim dhe ikjes masive të të rinjve nga vendi. Ai thotë se gjendja është alarmante dhe se situata i përngjan një krize.

“Në situatën e krizës ku ndodhet, vendi jonë ka nevojë për ndërhyje emergjente si edhe strategjike afatgjatë. Ato që janë emergjente dhe që japin impakt të menjëhershëm ne vlerësojmë se janë rritja e financimit deri ne 5% të buxhetit, shoqëruar kjo me mekanizma transparentë, depolitizimi i administratës arsimore dhe përmirësim i statusit të mësuesit (rritja e pagës, ulja e mbingarkesës në orë dhe numër nxënësish për mësues)”, thotë ai.

Ndërhyrje në këto fusha kërkon edhe Sula. Ajo thotë se Shqipërisë i duhet “një reformë e re arsimore dhe gjithëpërfshirëse, por edhe një sistem ekonomik që prodhon më pak pabarazi, sepse arsimi nuk duhet të jetë privilegj i disave, por i drejtë.”/ BIRN

shqiperia dhe rezultatet e pisas

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale