LIVE UPDATES
Aktualitet

Bilanci i muajit Janar/ Policia: 94 operacione, 203 raste të trafikut të drogës, 94 të armëmbajtjes pa leje

5 Shkurt 2023, 14:27 Nga a.l
Bilanci i muajit Janar/ Policia: 94 operacione, 203 raste të trafikut
operacioni

NJOFTIMI: 

Policia e Shtetit

Ky vit i ri pune, objektivash dhe sfidash, i gjeti punonjësit e Policisë, të angazhuar, të besueshëm dhe profesionalë pranë qytetarëve, për të shënjuar një fillim viti intensiv në drejtim të:
✅parandalimit, evidentimit dhe goditjes së paligjshmërive, me qëllim garantimin e sundimit të ligjit;
✅punës hetimore në kohë reale, për të zbardhur krimet e ndodhura më parë dhe për të nxjerrë përpara ligjit, autorët e tyre;
✅ndërprerjes së rrugëve përmes të cilave, krimi mund të depërtojë në komunitet;
✅vënies në praktikë në Policinë e Shtetit, të strategjive dhe impulseve të reja, me qëllim përmbushjen e plotë dhe efektive të detyrave funksionale,
✅si dhe aplikimit të një qasjeje të re të raporteve me qytetarët, partnerët ndërkombëtarë dhe median.

Gjatë muajit janar 2023, janë finalizuar 94 operacione policore, bazuar në inteligjencën informative dhe në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Për veprimtari në kundërshtim me ligjet e vendit, gjatë këtij muaji, janë vënë në pranga 564 shtetas, 69 prej të cilëve të kërkuar kombëtarisht apo ndërkombëtarisht.

Të shpërndarë në çdo skaj të vendit, strukturat e Policisë së Shtetit, në qendër dhe në qarqe, kanë qenë të vendosur në frontin kundër krimit të organizuar dhe krimeve në përgjithësi. Si rezultat, gjatë këtij muaji janë evidentuar dhe goditur:

✅203 raste të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve;

✅94 raste të armëmbajtjes pa leje;

✅120 raste të krimeve ekonomike;

✅83 raste të veprimtarive kriminale me objekt kalimin e paligjshëm të kufijve;

✅25 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë muajit janar 2023, janë finalizuar operacione dhe megaoperacione, goditje dhe reagim në kushtet e flagrancës, punë parandaluese dhe punë hetimore me qëllim hedhjen dritë mbi krimet e ndodhura më parë, si rezultat i të cilave janë sekuestruar:

✅3 arsenalë armësh, 36 armë zjarri, 6 armë gjahu, pistoletë paralizuese, granata dore, 2 jelekë antiplumb, 2 jelekë shpëtimi, 2 palë dylbi me rreze të largët, një helmetë, një hark luftarak, pajisje si të Policisë dhe 508 kamera të instaluara në qarqe të ndryshme, për të grumbulluar informacion për kontigjentë kriminal;

✅mbi gjysmë milioni euro të sekuestruara gjatë operacioneve, rreth 1 milion euro pasuri me burim krimin, 12 milionë lekë, mbi 75 000 euro në kufi, aksesorë floriri, mbi 62 000 litra naftë e kontrabanduar, më shumë se 30 000 euro barna të kontrabanduara, 763 celularë të kontrabanduar, pajisje kompjuterike që i shërbenin veprimtarive kriminale në call center-a dhe të lojërave të fatit, 1500 l gaz, qindra steka me cigare, 7 skulptura, mallra të shumëllojshme të kontrabanduara dhe dokumente false;

✅83 kilogramë kanabis, qindra doza, 511 fidanë dhe bimë narkotike, qindra doza kokaine e heroine, si dhe 1007 tableta ekstazi.

✅Gjithashtu, janë evidentuar dhe bllokuar 6 ambiente ku kryheshin veprimtari të ndryshme kriminale, prej tyre: 1 magazinë ku mbaheshin lëndë radioaktive dhe kimike, 2 ambiente ku kultivohej kanabis, 1 ambient ku mbahej një arsenal prej 12 armësh zjarri dhe 2 ambiente ku mashtroheshin shtetas të ndryshëm, përmes call center-ave.

Punonjësit e Policisë së Shtetit janë guardianët e sigurisë publike dhe impakti i punës së tyre të përditshme shtrihet në çdo kapilar të jetës.

Gjatë muajit janar, janë finalizuar një sërë megaoperacionesh, të cilat kanë patur një ndikim të lartë publik, kanë rritur sigurinë e jetës dhe të pronës së qytetarëve, si dhe kanë rritur gjithashtu, imazhin e Policisë së Shtetit, te qytetarët dhe partnerët.

✅Hetime të thelluara intensive dhe punë gjurmuese, për të zbardhur 3 vrasje të ndodhura gjatë periudhës 2019-2022. Operacionet “Komploti”, “Eagle Eyes” dhe “Deepened”, të zhvilluara në qarqet Tiranë, Durrës dhe Dibër, identifikuan dhe vunë në pranga 9 shtetas, për vepra të rënda penale ndaj jetës. 2 shpërthime me eksploziv, të ndodhura në Shkodër, në vitin 2020, u zbardhën dhe u dokumentuan ligjërisht.

✅Megaoperacioni “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, çmontoi 508 kamera në të gjitha qarqet e vendit dhe vuri në hetim 101 shtetas, për instalimin e tyre në kundërshtim me ligjin. Megaoperacioni vijon.

✅Megaoperacioni “Krahët e krimit” bllokoi 2 ambiente ku kultivohej kanabis dhe 1 ambient ku mbahej një arsenal armësh zjarri, të gjitha këto për llogari të grupeve kriminale në Durrës.

✅Si rezultat i hetimeve të thelluara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Golden Bullet”, gjatë këtij muaji, u konfiskuan 5 ambiente dhe 4710 m2 sipërfaqe toke, në pronësi të shtetasit F. Ç., të kërkuar ndërkombëtarisht, për vrasje të dyfishtë.

✅Operacionet antidrogë “Indicia” dhe “Cërriku 2023”, të finalizuara në Kukës dhe në Elbasan, rezultuan me sekuestrimin e rreth 80.5 kg kanabis, 1 arme zjarri, 4 armëve të gjahut dhe 1 arme sportive. Për këto operacione u vunë në pranga 3 shtetas, të huaj dhe shqiptarë, që tentuan të trafikonin apo të shitnin lëndë narkotike.

✅Në kuadër të operacionit “Step by step”, u zbardh brenda 48 orëve, vjedhja me armë zjarri, e një shume parash në një dyqan në Durrës, dhe u vunë në pranga 2 autorët me precedent të mëparshëm kriminal.

✅Sekuestrimi i 2 arsenalëve të armëve në Lezhë dhe në Durrës, parandaloi ngjarje të rënda kriminale dhe zeroi mundësinë e kontigjentit kriminal, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

✅Megaoperacionet e një intensiteti dhe profesionalizmi të lartë nga strukturat qendrore për hetimin e krimeve ekonomike, “Signal” dhe “Subjekti”, shkatërruan 2 grupe kriminale dhe arrestuan 6 anëtarë të tyre, që mashtronin në subjekte tregtare, për të marrë shuma të konsiderueshme parash. Këto 2 megaoperacione sollën gjithashtu, sekuestrimin e mbi 153 000 eurove.

✅Megaoperacioni multistrukturor “Geni” vuri në pranga 13 shtetas, të huaj dhe shqiptarë, që u kapën në tentativë për të kontrabanduar përmes 2 peshkarexhave, 62 000 litra naftë.

✅2 fazat e megaoperacionit “Inside” goditën me ashpërsinë e ligjit, një rast vjedhjeje të rreth 500 000 eurove.

✅Shërbim cilësor dhe korrekt i punonjësve të Policisë Rrugore, si dhe monitorim i akseve në të gjithë vendin, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore, me pasoja për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Si rezultat, gjatë muajit janar, janë pezulluar 1324 leje drejtimi, për shkelje të normave të shpejtësisë dhe konsumim të alkoolit, si dhe janë vënë në pranga 166 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

✅Vëmendje e veçantë ndaj mjedisit, në çdo qark. Planet operacionale masive në Durrës, Vlorë, Berat dhe Dibër, mundësuan mbrojtjen dhe lirimin e sipërfaqeve të shpërdoruara të tokës, ndëshkimin e subjekteve të cilat kryenin veprimtari tregtare duke dëmtuar asetet mjedisore, si dhe frenuan ndotjen e ajrit dhe të ujërave.

✅Gjithashtu, punonjësit e Policisë treguan përkushtim, humanizëm dhe profesionalitet, duke qënë të pranishëm gjatë muajit janar, në çdo qark të vendit, në dhjetëra aktivitete sensibilizuese dhe informuese, iniciativa qytetare dhe operacione ndihme dhe shpëtimi, ndaj qytetarëve të ndryshëm që hasën problematika për shkak të kushteve të motit, por jo vetëm.

Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, vijojnë të angazhuara 24/7, për të parandaluar dhe për të goditur paligjshmëritë, për të garantuar sigurinë publike, si dhe për t’i shtrirë dorën e aleancës dhe bashkëpunimit, qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, për të mirën e përgjithshme.

Pranë jush, me besimin dhe mbështetjen tuaj!

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës