Dita e 53-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër 22 Korrik, 16:59 A...
"Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj"/ Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq q&...
Stuhia 'mbërtheu' vendin, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Mbi 1000 punonjës në terren, situata drejt normali...
Më tej, aktivistja tha se politikanët nuk e ndryshojnë dot historinë dhe as të vërtetën

TIRANA- Aktivistja Luçiana Kokaj deklaroi se çështja e pronave të Rrjollit është në Gjykatën e Lartë. Duke folur para protestuesve, ajo i bëri thirrje kryeministrit Rama të shkoj dhe të takojë malësorët, jo 'zarat' e tij.
Më tej, aktivistja tha se politikanët nuk e ndryshojnë dot historinë dhe as të vërtetën. Kokaj theksoi se Rrjolli është zonë e mbrojtur, ndërsa shtoi se oligarkët nuk do ta gëzojnë tokën e tij.
Aktivistja: Kryeministri bëri një takim atje me administratën dhe me zyrtarët vendorë (Theth). I jap një përgjigje kryeministrit, se ne nuk kemi një dokument të vetëm, por kemi të gjitha dokumentet për t’u kthyer pronat ish-pronarëve. E dini cila është përgjigja që japin kur shkon atje për pronën, se nuk e japin dot pronën. Do ishte një deputet i Parlamentit shqiptar ai që do merrte pronën atje në Rrjoll. E dini se çfarë ndodh, u mbyll hetimi dhe prokurorët që u shkarkuan nga Vettingu u bënë avokatë të kompanive që morën pronën atje. Ne nuk kemi një dokument zoti kryeministër, ne kemi të gjitha dokumentet që në kohën e komunizmit kur u morën ato prona. Ne kemi vendime gjykate zoti kryeministër për pronat tona, çështja e jonë është në Gjykatën e Lartë.
Gjithmonë kemi pasur përballë njerëz sharlatanë që rrinë afër jush zoti kryeministër. Zoti kryeministër, bëhu burrë dhe hajde tako malësorët dhe jo zarat e tu! Historinë nuk e ndryshoni s me hipoteka dhe as me dokumente të falsifikuara. Zoti kryeministër, kur flet për tokat e Rrjollit mendoje mirë, pyet ata njerëzit e ty që janë të përfshirë aty para e të flasësh. Sepse nuk e ndryshoni dot historinë dhe as të vërtetën. Dhe ta dini mirë ju dhe oligarkët e tjerë se tokën e Rrjollit nuk do ta gëzoni. Rrjolli është zonë e mbrojtur./Dosja.al
Qytetari TIRANA- Një qytetar ka deklaruar ditën e sotme se kushtet ne vend janë më keq se në Bangladesh dhe Somali. Duke folu...
Pamje TIRANË- Një protestues që mori fjalën gjatë tubimit antiqeveritar në Tiranë u shpreh se ishte bashkuar me ...
Pamje TIRANA- Pamjet që po shihni i përkasin aksidentit tragjik, i cili ndodhi ditën e sotme te rrethrrotullimi i TEG-ut. Një kami...
Pamje TIRANË- Një protestuese gjatë tubimit antiqeveritar në Tiranë, deklaroi se protesta ka sjellë një ndryshim t&...
Pamje TIRANË- Një protestues gjatë tubimit antiqeveritar ka hedhur akuza të forta se qeveria po përpiqet t’ia faturojë ...
Pamje nga aksidenti TIRANA- Policia ka reaguar sërish lidhur me aksidentin e rëndë i cili ndodhi pak orë më parë te rrethrrot...
Foto TIRANË- Një protestues që mori pjesë në tubimin antiqeveritar në Tiranë ka deklaruar se pas 53 ditësh protest&...
Foto TIRANË- Një qytetare që ka marrë pjesë në protestën antiqeveritare ka deklaruar se tubimi zhvillohet me qëllim...
Pankarta TIRANË- Në ditën e 53-të të protestës kundër qeverisë, qytetarët kanë përcjellë mesazh...
I moshuari TIRANA- Një pensionist ka deklaruar ditën e sotme se detyrohet të punojë në të zezë, pasi merr 10 mijë l...