LIVE UPDATES
Aktualitet

Befasuese, uji i lumit më i pastër se uji i rrjetit në Vaun e Dejës

Ndonëse janë në përputhje me normat e përcaktuara në legjislacionin e vendit tonë, e kundërta ndodh me standardet e përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

21 Shkurt 2024, 22:40 Nga N.F
Befasuese, uji i lumit më i pastër se uji i rrjetit në Vaun e
Foto ilustruese

VAU DEJË- Një faktor mjaft i dyshimtë që ndikon për sëmundjet e shëndetit mendor ka si shkaktare ndotjen nga metalet e rënda që mund të përhapen në ujë, mjedis apo prodhimet që marrim nga toka. Pikërisht, ky është një prej dyshimeve për statistikat e larta në zonën e Vaut të Dejës. Ne u përpoqëm të zbulojmë diçka më shumë në lidhje me këtë pistë që dyshohet nga gjeologët dhe banorët e zonës duke pasur parasysh hartën e pasur me minerale.

Ne morëm dy mostra uji në mënyrë rastësore për të kuptuar përmbajten e mundshme të metaleve të rënda. Të parën në Gomsiqe, në lumin pranë minierës që nxjerr mangan dhe tjetra në një çesmë të ujit të pijshëm nga rrjeti. Pas analizave të kryera rezulton se treguesit për metalet kryesore janë brenda normave të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave numër 379 për ujin e pijshëm.

Ndonëse janë në përputhje me normat e përcaktuara në legjislacionin e vendit tonë, e kundërta ndodh me standardet e përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Referuar këtyre parametrave treguesit në përgjigjet e analizave për dy mostrat e ujit për metalet e rënda janë shumëfish më të larta.

Konkretisht, te mostra e ujit të pijshëm nga rrjeti, kadiumi është sa gjashtëfishi i normës së OBSH,  ndërsa kromi është tetëfish më i lartë. Në këto kushte, mund të themi se nevojiten përmirësime në këtë fushë për të siguruar shëndetin e qytetarëve duke përshtatur ligjet me standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në krahasimin mes dy mostrave, konstatohet diçka që tingëllon sa e çduditshme, aq edhe alarmante. Rezulton se treguesit e ndotjes me metale, janë disa herë më të larta te uji i pijshëm i rrjetit, se sa tek uji i lumit. Thënë më thjesht, uji i lumit në këto tregues rezultoi më i pastër se ai që mbërrin në çezmat e banorëve.

Konkretisht, kromi është 6-7 fish më i lartë në ujin e rrjetit sesa në ujin e lumit. Gjithashtu antimoni është 20-fish më i lartë në ujin e pijshëm sesa në ujin e lumit. Kjo lë vend për dyshime të mëdha se çfarë ndodh me ujin.

Analizimi që ne kryem, ishte i përgjithshëm. Ekzistojnë analiza edhe më specifike që mund të çojnë në rezultate edhe më të qarta. Pikërisht për këtë arsye nevojiten që në këtë zonë të kryhen studime të mirëfillta për të gjithë elementët natyrorë që mund të kenë ndikim në shfaqjen e një numri kaq të lartë të personave me aftësi ndryshe.

Veç faktorit mjedisor, përhapjes së lëndëve të rrezikshme në tokat bujqësore, ujin e pijshëm, problematikat shëndetësore mund të kenë edhe baza gjenetike. Gjithsesi, ekspertët gjykojnë se të gjitha ndërthuren me faktorin njeri, dhe dëmin që po i bëjmë mjedisit./ Inside Story

vau deje uje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet