LIVE UPDATES
Aktualitet

Bashkëshorti i vrau motrën në Itali/ Apeli i vëllait: Më ndihmoni të sjell trupin e saj në Shqipëri

Përmes një ‘Gofoundme’, vëllai i Etlevës kërkon ndihmë monetare jo vetëm për të sjellë trupin e së motrës, por edhe për rehabilitimin e fëmijëve të mitur, të cilët janë në duart e drejtësisë italiane pasi i ati është në burg.

30 Tetor 2023, 12:01 Nga r.ll
Bashkëshorti i vrau motrën në Itali/ Apeli i vëllait:
foto e fëmijeve e publikuar nga daja i tyre

TIRANË- Etleva Bodi, 31-vjeç, nënë e 4 fëmijëve ka ndërruar jetë ditën e sotme në Itali, pasi u mbyt nga bashkëshorti i saj. 

I hidhëruar për vdekjen e të motrës, Erjon Kanolja u kërkon ndihmë shqiptarëve për të sjellë në Shqipëri trupin e pajetë të saj. Vëllai i viktimës tregon se është lajmëruar nga nipi vetëm 13 vjeç për ngjarjen e rëndë, i cili e ka telefonuar “Daja, hajde shpejt”. 

Përmes një ‘Gofoundme’, vëllai i Etlevës kërkon ndihmë monetare jo vetëm për të sjellë trupin e së motrës, por edhe për rehabilitimin e fëmijëve të mitur, të cilët janë në duart e drejtësisë italiane pasi i ati është në burg.

"Quhem Erjon kanolja ,Ngjarje e rende qe ndodhi mbremjen e 27 Tetorit ne Savona te Italise, i mori jeten motres time te pafajshme ETLEVA BODI e cila u be viktime e bashkeshortit te saj dhe episodeve te tij te semura te xhelozise.
Lajmerohem ate mbremje nga nipi im i cili eshte vecse nje femije 13 vjec :” Daja, hajde shpejt , ishte thirrja e tij.
Forcat policore dhe mjeksore dhane maksimumin e tyre per te shpetuar jeten e motres sime por ajo e pati te pamundur te mbijetonte per shkak te traumes qe pesoi dhe nderroi jete mbremjen e 29 Tetorit ora 21:00. Motra ime la pas 4 femije ku me i madhi prej tyre eshte vecse 13 vjec. Te 4 keta femije tani jane ne dore te drejtesise Italiane dhe fatit pasi e ema e tyre nderroi jete dhe i ati i tyre gjendet nen arrest. Ne bejme thirrje te gjithe shqiptareve dhe personave te ndjeshem ndaj kesaj fatkeqsie qe na ka ndodhur te na ndihmojne sadopak te sjellim trupin e pajete te motres sone ne Shqiperi dhe gjithashtu ndihme sadopak per rehabilitimin qe do tu behet 4 femijeve te saj te mitur qe ajo la pas. Nje ngjarje e tille na ka lene te shokuar dhe te mpire, te paafte per te pranuar realitetin. Nje ngjarje e tille si kjo na ka plagosur thelle ne shpirt dhe do mbetet traume e perjetshme si per ne ashtu dhe per femijet qe kane qene prezent ne skene dhe momentin e tentatives se vrasjes. Ju lutemi na ndihmoni te sjellim trupin e saj te pajete dhe ti rehabilitojme keta 4 femije jetim!", thuhet në njoftimin e vëllait të 31-vjeçares. 

Si ndodhi ngjarja? 

Gruaja ndodhej në dhomën e saj dhe po fliste në telefon. I shoqi e kishte dëgjuar duke folur, hapi derën dhe i vuri duart në fyt duke u përpjekur ta mbyste. Më pas, kur kuptoi se 31-vjeçarja nuk merrte më frymë, ai vetë bëri thirrje për ndihmë. Katër fëmijët e çiftit, të moshës nga 5 deri në 11 vjeç, po flinin në dhomat e tyre. Pas mbi një orë përpjekje, punonjësit e shëndetësisë që kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje kanë arritur ta ringjallin gruan, por gjendja e saj ishte kritike. E transferuar në spital me kodin e kuq, zemra e saj pushoi së rrahuri pas 48 orësh. Bashkëshorti i viktimës, pa precedentë penalë, u transferua në burgun Marassi (Xhenova), i akuzuar për vrasje të rëndë për shkaqe të parëndësishme. Ai do të merret në pyetje në ditët në vijim.

etleva bodi erjon kanolja

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës