LIVE UPDATES
Aktualitet

“Babi ndalo..." Astrit Isufi ekzekuton dy vëllezërit e gruas! Më parë i dënuar për dhunë në familje, rrihte bashkëshorten me kabllo elektrikë dhe e kërcënonte: Kam me t’i vra krejt familjen nëse...

Sipas dosjes gjyqësore të siguruar nga mediat kosovare, ndaj Isufit ishte ngritur aktakuzë në prill të vitit 2025 për dhunë në familje dhe kanosje, ndërsa Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte dënuar më 7 prill 2025 për rrahjen dhe kërcënimin e bashkëshortes së tij.

8 Nëntor 2025, 15:55 Nga M.L
“Babi ndalo..." Astrit Isufi ekzekuton dy vëllezërit e
Viktimat

KOSOVA- Astrit Isufi, i cili dyshohet se është autor i vrasjes së dy vëllezërve të bashkëshortes së tij në fshatin Gollubovc të Malishevës, rezulton të ketë një të kaluar të ngarkuar me akte dhune ndaj gruas së tij. Sipas dosjes gjyqësore të siguruar nga mediat kosovare, ndaj Isufit ishte ngritur aktakuzë në prill të vitit 2025 për dhunë në familje dhe kanosje, ndërsa Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte dënuar më 7 prill 2025 për rrahjen dhe kërcënimin e bashkëshortes së tij.

E dhunonte gruan në ditën e Bajramit

Në vendimin gjyqësor përshkruhet se më 30 mars 2025, rreth orës 06:00 të mëngjesit, në ditën e festës së Bajramit, Isufi kishte sulmuar fizikisht gruan e tij. Fillimisht ai e kishte goditur me peshqir dhe më pas, pas një debati për fëmijët, e kishte sulmuar me shuplaka dhe grushta.

Më vonë gjatë ditës, pas një konflikti për mungesën e një produkti ushqimor, dhuna ishte përsëritur. Sipas dosjes, Isufi e kishte tërhequr gruan zvarrë, e kishte futur në dhomë dhe e kishte rrahur me kabllo elektrike, ndërsa vajza e tyre kishte ndërhyrë duke iu lutur të ndalonte.

Në dosje thuhet se pas dhunës, Isufi e kishte kërcënuar gruan duke i thënë: Ti nuk guxon me u nda prej meje, se ka me t’i vra krejt familjen.

Vendimi i gjykatës: 154 ditë burg dhe gjobë

Për këto veprime, Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte dënuar Isufin me 154 ditë burg dhe 300 euro gjobë për dhunë në familje, si dhe 500 euro gjobë për veprën penale të kanosjes.

Megjithatë, pas ankesës së avokatit të tij, Gjykata e Apelit më 26 qershor 2025 vendosi që t’i ulë dënimin në vetëm tre muaj burg dhe 300 euro gjobë, duke arsyetuar se dënimi kishte “arritur efektin e përgjegjësisë tek i dënuari”.

“Jetë nën dhunë e frikë”

Në deklarimet e saj, bashkëshortja e Isufit kishte treguar se për vite të tëra kishte përjetuar dhunë fizike dhe psikologjike. Ajo kishte rrëfyer se burri i saj nuk e lejonte të përdorte telefon dhe e mbante të izoluar për shkak të xhelozisë. Pas një periudhe ndarjeje, gruaja ishte rikthyer në shtëpinë e përbashkët më 22 prill 2025, me ndërmjetësimin e familjarëve të dy palëve.

Nga dënimi për dhunë, te dyshimet për vrasje

Aktualisht, Astrit Isufi është i dyshuari kryesor për vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij në Gollubovc të Malishevës. Policia ka konfirmuar se ai është gjithashtu i plagosur dhe ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohet dhe gjendja e tij raportohet e qëndrueshme.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy armë zjarri, ndërsa Isufi kishte qëndruar në arrati për më shumë se 15 orë, derisa u arrestua më 7 nëntor 2025 në fshatin Plloçicë.

astrit isufi

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete