LIVE UPDATES
Aktualitet

Avokati i Popullit në Serbi kërkon hetim ndaj përgjegjësve për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc

Në një deklaratë, Pashaliq u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse t’i marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të ngjashme.

6 Korrik 2026, 17:47 Nga E.d
Avokati i Popullit në Serbi kërkon hetim ndaj përgjegjësve
Foto ilustruse

Avokati i Popullit i Serbisë, Zoran Pashaliq, u ka kërkuar autoriteteve gjyqësore t’i zbardhin menjëherë të gjitha rrethanat lidhur me vendosjen e posterëve me përmbajtje urrejtjeje kundër pjesëtarëve të pakicës kombëtare shqiptare në Krushevc, si dhe t’i gjejnë dhe t’i sjellin para drejtësisë përgjegjësit.

Në një deklaratë, Pashaliq u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse t’i marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të ngjashme.

Ai theksoi se organet shtetërore janë të detyruara t’i mbrojnë në mënyrë të barabartë të drejtat e të gjitha pakicave kombëtare dhe të veprojnë me vendosmëri ndaj çdo forme të diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së urrejtjes kombëtare ose etnike.

Thirrja e tij vjen pasi para një furre buke në pronësi të shqiptarëve në Krushevc u shfaqën mesazhe urrejtjeje me thirrje drejtuar qytetarëve që ta "kujtojnë Gazimestanin" dhe të mos blejnë nga shqiptarët. 

Avokati i Popullit paralajmëroi se veprime të tilla, si vendosja e këtyre posterëve, përbëjnë shprehje të papranueshme të mosdurimit dhe diskriminimit. Posterët, sipas tij, e rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe e dëmtojnë besimin ndërmjet komuniteteve.

"Përhapja e urrejtjes dhe mosdurimit ndaj çdo komuniteti kombëtar nuk ka vend në një shoqëri demokratike të bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut, barazisë dhe sundimit të ligjit. Çdo qytetar i Serbisë ka të drejtë të jetojë pa frikë nga diskriminimi, frikësimi dhe gjuha e urrejtjes, pavarësisht përkatësisë së tij kombëtare", deklaroi Pashaliq.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, përfaqësuesve të institucioneve, mediave dhe zyrtarëve publikë që me veprimet e tyre të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie ku respektohen dallimet dhe ku mosmarrëveshjet zgjidhen përmes dialogut dhe mirëkuptimit, e jo përmes gjuhës së urrejtjes dhe thirrjeve për diskriminim.

Më herët, subjekti opozitar në Serbi, Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG), kërkoi nga policia dhe prokuroria që pa vonesë të përcaktojnë se kush qëndron pas përgatitjes dhe ngjitjes së posterëve në Krushevc, qytet në Serbinë qendrore. 

Në njoftimin e PSG-së vlerësohet se është veçanërisht e rrezikshme që posteri është ngjitur përpara një furre buke pronari i së cilës është shqiptar, duke theksuar se në këtë mënyrë “njerëz konkretë ekspozohen ndaj presionit, persekutimit dhe dhunës së mundshme”.

"Një mesazh i tillë nuk është qëndrim politik dhe as protestë, por shënjestrim i hapur i njerëzve vetëm për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare dhe një përpjekje për ta zhvendosur urrejtjen nga rrjetet sociale në rrugë", thuhet në reagimin e PSG-së.

Në njoftim thuhet se për çdo vepër penale përgjigjet individi, jo një popull i tërë, dhe se politika e “masave reciproke” ndaj shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Serbi duhet të refuzohet publikisht dhe të ndalet.

Policia e Kosovës më 28 qershor, gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan, i arrestoi 37 persona, ndërsa para gjykatës dolën 36 prej tyre, kryesisht nga Serbia dhe vendet e rajonit. 

Masa e dëbimit dhe ndalimit të hyrjes në Kosovë për tre vjet, së bashku me gjoba monetare, u janë shqiptuar atyre për shkak të thirrjeve “Kosova është Serbi” me tre gishta të ngritur.

Ndërkohë, në opinion janë shfaqur pretendime se të ndaluarit gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan janë keqtrajtuar “psikikisht dhe fizikisht” nga policët.

Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur t’i konfirmojë në mënyrë të pavarur këto pretendime, ndërsa nga Inspektorati i Policisë së Kosovës kanë thënë se do t’i verifikojnë sipas detyrës zyrtare, edhe pse nuk kanë marrë asnjë ankesë për ngjarjet në Gazimestan./REL

serbi hetim shqiptarë

Sondazh

Poll

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

U arrestua për dhunën te Kuvendi, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetar si burgos dot në Surrel!

U lirua pas 4 ditësh i arrestuar, Albion Nikolli: Policët janë me ne, ndjehen të shtypur nga sistemi

Protesta jehonë në gjithë mediat e botës”/ Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë

Zjarri masiv në zonën e Levanit, Policia: evakuohen 11 familje

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin rrugëve të Kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn

Tubimi madhështor kundër Ramës, protestuesit marshojnë në kryeqytet! Pjesëmarrje rekord

Diaspora i fut "ethet" Edi Ramës, blindohen dyert e kryeministrisë

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesi 'veshin' Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare

Pamjet me dron/ Tiranë e mbushur nga diaspora, mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 35 ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Det” protestuesish para Kryeministrisë, qytetarët dalin masivisht në shesh për largimin e Edi Ramës

Protestuesit sjellin arkëmort para kryeministrisë: Arkivoli politik i Edi Ramës

Protestuesit i ndezin qirinjtë kryeministrit për ditëlindjen: Rama jepe dorëheqjen

“Edhe 100 vite…në burg”- ‘Urimi’ i protestuesve për ditëlindjen e kryeministrit Rama!

Pamje mbresëlënëse nga protesta/ Bulevardi gumëzhin nga protestuesit

Tirana “vishet” kuq e zi/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej”

"O Rama çfarë po hanë fëmijët e tu"? E reja shpërthen në lot para kryeministrisë

Me makina e flamuj kuq e zi, diaspora shkon tek Komisariati Nr.3, thirrje në kor: Lironi çunat

Berisha: Kryekërkesa e protestës është dhe kërkesa kryesore e PD

Protesta/ Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Rama ka falangat e policisë

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve

Berisha: PPE mbështeti plotësisht protestën rinore qytetare për shkak të kauzës të saj të drejtë

Zjarret

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

Mijëra qytetarë "pushtojnë" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, protestuesit në kor: Lironi çunat

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 34-t ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Protestoj për një Shqipëri të lirë”/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat

Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës

34 ditë revoltë qytetare, emigrantja thirrje Berishës: Sali mos i fut spiunat me përça tubimin

Dita e 34 e protestës për largimin e Ramës, qytetarët një zëri: Shqipëria kërkon Revolucion

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi

Stuhi shiu e breshëri në Elbasan, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

"140 nëpunës të administratës kanë hyrë në një program të IA"/ Rama: Do të shtrihet edhe...

Rama: Shqipëria po punon për modelin e parë të IA për prokurimet publike