LIVE UPDATES
Aktualitet

Autizmi në vend, analiza: Biznesi i “të folurit”

Sipas një raporti nga Organizata World Population Review për vitin 2022, prevalenca që një fëmijë në Shqipëri të jetë i prekur nga spektri i autizmit për 10,000 banorë është 83.30. (1 në 125 banorë). Ndërsa një tjetër studim thotë se 1 në 36 fëmijë diagnostikohet me autizëm sipas CDC (Center for Disease Control and Prevention) vitin e shkuar.

22 Qershor 2024, 07:40 Nga N.F
Autizmi në vend, analiza: Biznesi i “të folurit”
Foto ilustruese

TIRANË- Si u nxit biznesi i logopedisë nga numri i lartë i diagnostikimeve me autizëm vitet e fundit… Autizmi është njohur dhe ka nisur të trajtohet vonë në Shqipëri, vetëm në fillim të viteve 2000. Tani, në çdo brez fëmijësh që lindin, evidentohen 300 raste me çrregullime të spektrit autik.

Ky numër, sipas ekspertëve të fushës, duhet të jetë edhe më i madh, pasi, për shkak të mentalitetit, ka prindër që nuk pranojnë diagnostikimin dhe trajtimin e fëmijës, apo e kanë të vështirë ta pranojnë faktin se fëmija i tyre është me autizëm.

Sipas një raporti nga Organizata World Population Review për vitin 2022, prevalenca që një fëmijë në Shqipëri të jetë i prekur nga spektri i autizmit për 10,000 banorë është 83.30. (1 në 125 banorë). Ndërsa një tjetër studim thotë se 1 në 36 fëmijë diagnostikohet me autizëm sipas CDC (Center for Disease Control and Prevention) vitin e shkuar.

Përhapja e autizmit ka sjellë sfida të reja, por edhe mundësi të reja për shërbime të specializuara shëndetësore. Në mes të kësaj rritjeje të autizmit, një nga fushat në qendër të vëmendjes, është logopedia. Bizneset e logopedisë janë bërë një pjesë e rëndësishme e këtij rrugëtimi për të ofruar ndihmë dhe mbështetje për individët me spektër të autizmit.

Një nga arsyet kryesore pse përhapja e autizmit ka ndikuar në rritjen e bizneseve logopedike është marrëdhënia e ngushtë midis këtyre dy gjendjeve. Individët me spektër të autizmit shpesh përballen me sfida në komunikim dhe zhvillimin e gjuhës, të cilat janë fusha thelbësore të trajtimit logopedik.

Si rezultat, kërkesa për shërbime logopedike për këtë popullsi është rritur ndjeshëm. Kjo ka sjellë rritje në kërkesën për shërbimet e tyre dhe në të njëjtën kohë u ka hapur rrugën bizneseve të reja logopedike që ofrojnë shërbime të specializuara për ta. Si drejtim studimor, logopedia në Shqipëri ka rreth dy dekada që është pjesë e Universitetit Mjekësor, nga ku aktualisht diplomohen 50 studentë në vit, këto tre vitet e fundit, ndërsa kuotat e pranimit më parë kanë qenë rreth 20 në vit.

Në dekadën e fundit është gjithashtu pjesë e kurrikulës mësimore në Universitetin Aleksandër Xhuvani, në Elbasan, dhe në Universitetin Aleksandër Moisiu, Durrës. Ndryshe nga Tirana, në qytetet e tjera, numri i studentëve nuk tejkalon shifrën 10 në vit. Një faktor tjetër që ka ndihmuar në rritjen e bizneseve logopedike është ndërgjegjësimi i rritur në shoqëri për rëndësinë e ndihmës dhe trajtimit të autizmit dhe problematikave të tjera të zhvillimit.

Edukimi dhe informimi i publikut për shkaqet, simptomat dhe trajtimet kanë ndikuar në rritjen e kërkesës për shërbime të specializuara si ato të ofruara nga logopedët. Arjon Stambolliu, terapist dhe supervizor në Qendrën Rajonale për Autizmin thotë se fëmijët me autizëm në Shqipëri përbëjnë 25% të fëmijëve me problematika zhvillimi.

Ndërkohë raporti i gjinisë nuk ka ndryshuar, 1 vajzë dhe 4 apo 5 djem. Stambolliu shpjegon se ky çrregullim bëhet i dukshëm rreth moshës 2-vjeçare, me zhvillimin gjuhësor kur fëmija thotë disa fjalë, “E folura është edhe shqetësimi kryesor i prindërve kur vijnë në seancat e vlerësimit, ajo që i shtyn të shqetësohen”.

Z. Stambolliu bën të ditur se në vendin tonë janë shtuar rastet, kjo edhe si pasojë e kritereve të diagnostikimit, por edhe e mënyrës së të jetuarit, nga ku nënvizon problemin e ekraneve te fëmijët e vegjël. Mei Jovani, logopede në “CommuniCare” thotë se, diagnoza e çrregullimit të spektrit të autizmit, është shqetësim i pranishëm te çdo prind. “Frika që e shoqëron këtë diagnozë, ekziston.

Ajo që kam pasur në fokus për të zhvilluar si frymë gjatë bisedave me prindërit, fëmijët e të cilëve kanë këtë diagnozë, është t’i nxis të shohin përtej kufijve të frikës së diagnozës. Individët me Autizëm mund të kenë plot aftësi, talente, pika të forta zhvillimi, të cilat mund t’i aftësojnë dhe të jenë të pavarur në një të ardhme” – thotë ajo. Për herë të parë në Qendrën Shëndetësore nr. 10 është shtuar shërbimi i logopedisë për trajtimin e fëmijëve me çrregullime në komunikim, çrregullime konjitive etj.

Premtimi i Ministrisë së Shëndetësisë në korrik të vitit të shkuar ishte për shtimin e shërbimit të logopedisë në të 17 qendrat shëndetësore në Tiranë, por vetëm qendra nr.10 e ka funksionale këtë vit. Mungesa e shërbimit logopedik në sistemin publik shtyn prindërit drejt sektorit privat, të cilët duken se janë shtuar shumë vitet e fundit.

Nga ana tjetër, mundësitë jo të mira financiare i lënë shumë fëmijë pa trajtim logopedik, i cili është thelbësor në përmirësimin e të folurit. Sipas profesionistëve të fushës, vendi ynë ballafaqohet me mungesë të logopedëve dhe kushteve jo të mira nëpër shkolla për trajtimin e fëmijëve me çrregullime të të folurit, e për pasojë, prindërit në pamundësi për t’i trajtuar fëmijët në institucionet publike, detyrohen të shkojnë në ato private, të cilat kushtojnë jo pak.

Sipas komunikimeve me disa qendra private të trajtimit logopedik, një seancë terapie kushton mesatarisht 15 mijë lekë. Trajtimet janë të ndryshme sipas problematikës së shfaqur te fëmijët dhe sipas asaj që profesionistët e quajnë “spektri”.

Nuk bëhet fjalë që shërimi të vijë në vetëm disa seanca, por duhet një rrugë e gjatë terapie e vazhdueshme, çka e bën shumë të vështirë financiarisht për shumë individë. Dhe, nga ana tjetër, është një situatë që për shumë biznese në këtë fushë, duket “mundësi e artë”, gjë që mbështet edhe faktin që numri i tyre është i lartë vitet e fundit.

Mjekët logopedë konstatojnë se, hapat e parë në biznesin e logopedisë apo të terapive të tjera që lidhen me zhvillimin e fëmijëve, kanë qenë të vështira për shkak të mungesës së informacionit mbi këtë fushë.

“‘Lufta’ fillestare ka qenë për të bërë të njohur nevojën për këtë shërbim, tek individët, prindërit, profesionistët e shëndetësisë e më tej. Informimi i individëve, prindërve rreth çrregullimeve të komunikimit, si dhe shuarja e stigmës dhe presionit të opinionit të shoqërisë kanë qenë fenomene shoqëruese gjatë viteve.

Duhet thënë se situata sot është më ndryshe, prindërit janë shumë herë më të hapur për të kërkuar ndihmë kur fëmija i tyre ka nevojë dhe nuk ngurrojnë, por ende ka punë për të bërë.

Në fokus të punës së një logopedi janë të rritur dhe fëmijë, por rastet më të shpeshta janë ndërhyrja logopedike te fëmijët”- thotë mjekja logopede Mei Jovani, e cila shton se një tjetër sfidë është mungesa e stafit të kualifikuar.

“Jo pak herë na është dashur të trajnojmë individë, duke nisur nga pika 0 për t’i bërë më pas pjesë të stafit të brendshëm, por koha që ky proces kërkon është problem i madh për ne”, – thotë znj. Jovani.

Sipas mjekes logopede Aurora Koka, nga Qendra Tempus, problematika më e madhe në tregun shqiptar është informaliteti.

“Mungesa e një institucioni mbikëqyrës dhe rregullator mbi këtë profesion është pengesë për rritjen e standardit të logopedisë, pasi po vihet re tendencë e theksuar e hapjes së klasave logopedike nga studentë që nuk kanë punuar më parë në institucione të tjera të mirorganizuara e të mbikëqyrura në mënyrë që të fitojnë përvojën e duhur për ofrimin e terapisë logopedike”, – thotë mjekja.

Ndërsa drejtoresha ekzekutive e Qendrës Tiss, Anisa Dizdari, pohon se, sfidat ekonomike janë të mëdha, sepse shërbimet që ofrohen kanë kosto ekonomike dhe shumë prindër nuk kanë mundësi t’i përballojnë.

“Nga njëra ana duhet të mendonim të luftonim për kauzën dhe të edukonim sa më shumë prindër që të trajtonin fëmijët e tyre, t’i mbështesnim ata në çdo problem me të cilët përballeshin (informacion jo i saktë rreth autizmit, paragjykime, probleme sociale etj.), ndërkohë, nga ana tjetër, duhet të përballonim kostot ekonomike që kërkonte menaxhimi i një institucioni të mirëfilltë të shëndetit mendor.

Mbështetje ekonomike, nga ana institucionale shtetërore, nuk kishim dhe kështu u detyruam të lobonim fort në institucione private për gjenerim fondesh, në mënyrë që të rrisnim cilësinë e shërbimeve, por edhe të mbështesnim ekonomikisht prindër që nuk kishin mundësi të paguanin shërbimin për fëmijët e tyre”, – thotë mjekja.

Znj. Dizadari shton se, një tjetër sfidë është largimi i profesionistëve jashtë vendit.

“I kushtojmë rëndësi formimit të vazhdueshëm profesional të stafit, në mënyrë që të rritet cilësia e shërbimit. Por, edhe pasi ne investojmë shumë nga ana profesionale, profesionistët e rinj zgjedhin të largohen për të punuar jashtë vendit.

Kjo kthehet në sfidë, sepse ne duhet të rekrutojmë dhe aftësojmë vazhdimisht profesionistë të rinj. Sot që flasim, sfidat ekonomike janë edhe më të mëdha. Rritjet e çmimeve na e kanë vështirësuar shumë punën.

Për të mbajtur një institucion në këmbë, ka kosto të jashtëzakonshme, si pagesat e stafit, pagesat e ekspertëve të vendit dhe të huaj, taksat, tatimet, qiratë shumë të larta, blerja e vazhdueshme e materialeve didaktike cilësore dhe profesionale, trajnime të vazhdueshme dhe kualifikime të stafit etj.

Qendrat joqeveritare dhe sociale nuk kanë asnjë mbështetje ekonomike nga shteti dhe çdo kosto duhet ta mbulojnë vetë” – përfundon mjekja.

Logopedia Sibora Selimi thotë se, problematika më e madhe është stigma që ekziston dhe mungesa e informacionit.

“Në hapat tanë të parë kishte shumë pak informacion për Logopedinë, problematikat që ajo trajton apo mënyrën si funksionon terapia! Na është dashur shumë punë dhe kohë që të shkojmë afër prindërve, t’u japim përgjigje gjithë pyetjeve të tyre dhe të krijojmë besim.

Një tjetër sfidë e madhe është mungesa e stafit të kualifikuar! Jo pak herë na është dashur të trajnojmë individë, duke nisur nga pika 0 për t’i bërë pjesë të stafit të brendshëm, por koha që kërkon ky proces është problem i madh për ne”- përfundon ajo.

Sipas mjekëve logopedë Sibora dhe Enrik Selimi, për zgjidhjen e nevojave të fëmijëve/individëve me autizëm, është e domosdoshme të ketë një bashkëpunim të gjerë me strukturat shtetërore, duke qenë se këta individë kanë nevojë për asistencë të vazhdueshme gjatë gjithë jetës.

Si lindi ideja për të hapur një biznes logopedie në Shqipëri? Çfarë ju bëri të vendosni të përqendroheni në këtë fushë?

Në fakt, nuk ka lindur aspak si një ide biznesi, nëse mund ta themi kështu! Pasi mbaruam studimet universitare, do të duhej të fillonim një punë. Ndodhte shpesh që pas orarit zyrtar të punës të shkonin nëpër familje të ndryshme për të ofruar shërbimin terapeutik për fëmijën.

Dita-ditës këto kërkesa u bënë më të shpeshta dhe ne humbisnim një pjesë të madhe të kohës rrugëve. Deri në momentin që vendosëm: “përse të mos vijnë prindërit te ne?” Kështu na kursejnë kohë dhe nga ky moment lindi klinika jonë e Logopedisë, e cila sot ka disa vite përvojë, ka në përbërje staf të kualifikuar dhe ofron shërbimet e fushës.

Cilat janë sfidat kryesore me të cilat përballeni në tregun shqiptar?

Në hapat tanë të parë kishte shumë pak informacion për logopedinë, problematikat që ajo trajton apo mënyrën si funksionon terapia! Na është dashur shumë punë dhe kohë që të shkojmë afër prindërve, t’u japim përgjigje gjithë pyetjeve të tyre dhe të krijojmë besim.

Një tjetër sfidë e madhe është mungesa e stafit të kualifikuar! Jo pak herë na është dashur të trajnojmë individë, duke nisur nga pika 0 për t’i bërë më pas pjesë të stafit të brendshëm, por koha që kërkon ky proces është problem i madh për ne!

Si e shihni konkurrencën në fushën e logopedisë në Shqipëri? Numri i qendrave vitet e fundit duket se është rritur, shërbimet publike mungojnë ende.

Po, lehtësisht mund të vësh re që numri i qendrave që ofrojnë shërbime logopedike është rritur këto kohë! Patjetër që e shohim si diçka pozitive pasi kjo na shtyn që të përmirësojmë shërbimin tonë dita-ditës! Lehtësisht prindërit sot mund të shohin, përzgjedhin dhe zgjedhin atë që iu duket më e mira!

Lidhur me shërbimet publike të munguara, kjo sigurisht që është një kosto e shtuar për prindërit! Situata duhet të ndryshojë në vitet në vijim, por duhet shumë punë dhe mbështetje e organeve të ndryshme shtetërore për të ndryshuar këtë fakt, i cili nuk ka ndryshuar prej vitesh!

Si mendoni se ka ndikuar autizmi në zhvillimin dhe operimin e biznesit tuaj logopedik në Shqipëri? Çfarë hulumtimesh ose ndërhyrjesh keni kryer për të zgjidhur nevojat e klientëve me autizëm?

Autizmi është një ndër çrregullimet e shumta të neurozhvillimit që Logopedia trajton dhe studimet e kohëve të fundit flasin për rritje të rasteve në spektër, por qendra jonë e logopedisë nuk është fokusuar vetëm në këtë diagnozë! Janë një numër i madh patologjish që trajtojmë në klinikë, duke filluar me vonesën gjuhësore, belbëzimin, problemet me ushqyerjen dhe gëlltitjen etj.!

Lidhur me adresimin e nevojave të fëmijëve/individëve me autizëm, është e domosdoshme të ketë një bashkëpunim të gjerë me strukturat shtetërore, duke qenë se këta individë kanë nevojë për asistencë të vazhdueshme gjatë gjithë jetës!

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen? Duke pasur në konsideratë se shifrat e fundit të OBSH flasin për rritje të problematikave të zhvillimit dhe të folurit te fëmijët…

I vetmi plan i sigurt për të ardhmen është fakti që do përpiqemi të ofrojmë të njëjtin shërbim cilësor, siç bëjmë tani, duke krijuar një mjedis argëtues për fëmijën.

Në këtë mënyrë bëhet më i lehtë procesi i të mësuarit dhe duke qëndruar sa më afër prindërve në çdo pikëpyetje apo dyshim të tyre duke i bërë të ndihen sa më të qetë gjatë procesit terapeutik, i cili zgjat në kohë të pacaktuar.

Marre nga Monitor

logopedi shqiperi autizemi

Sondazh

Poll

Raporti i BE për fonde e bujqësisë, Tabaku: OLAF e konsideron vjedhjen më të madhe

Raporti i BE për fonde e bujqësisë, Tabaku: OLAF e konsideron vjedhjen më të madhe

Abuzimet me fondet për bujqësinë/ Zhupa: Nuk duam t'i bëjmë gjyqin Frida Krifcës, le t'ja bëjë SPAK

Bardhi në Kuvend: Konferenca e Kryetarëve nuk e ka në kompetencë të refuzojë këtë kërkesë

"U ngrite se të doli emri, por nuk je i përgatitur",Rama i kujton profesionin e vjetër kryebashkiaut

Rama nxjerr shifrat:Për të ulur një charter në aeroportin e Tiranës duhet ta prenotosh 3ditë përpara

Rritja e çmimeve/ Rama: Vlonjatëve u kanë ikur trutë nga vendi, po bien në gropën e gjoksit të tyre

Rama: Ka një sulm të organizuar për të na dëmtuar, sistemet kibernetike kanë ndezur dritën e kuqe

Legalizimi/Rama me kryetarët e Bashkive:Ndërtesat për biznese le të presin, për banesat të nisi puna

Rama me kryetarët e Bashkive: Do përfshiheni në procesin e legalizimit, ka lënë për të dëshiruar

"Po e ktheni Berishën në të burgosur politik", Dumani i përgjigjet Shehut:Nuk kam lidhje me poltikën

Noka e Bardhi përplaset me Felajn në Kuvend,afrohet te foltorja, kryesuesja e seancës: Uluni në vend

"Kush po hetohet për aferën e inceneratorëve?", Dumani i përgjigjet Nokës: Është çështje në hetim!

Sa zyrtarë të lartë kanë përdorur Sky Ecc? Si ju përgjigj Dumani pyetjes së deputetit demokrat

Pse po mbahen dy standarte për Berishën dhe Ahmetajn? Dumani i përgjigjet deputetit të PD

Skandali i mikrokredive, Dumani i përgjigjet pyetjes së Bardhit: Nuk ka pushim të çështjes

"Rama iu ka kërkuar të mbyllni Dosjen Xibraka"/ Dumani i përgjigjet Bardhit

"Iu ka kërkuar Rama të mbyllni dosjen Xibraka"/ Bardhi pyet Dumanin: Çfarë përgjigje i ke dhënë?

Vrasjet janë më të shpeshta në Durrës e Fushë Krujë/Dumani tregon si pastrohen paratë në vendin tonë

Nga "Xibraka" te kullat në Tiranë, Çela i përgjigjet pyetjeve të Bardhit

Prokurori i Përgjithshëm raporton në Kuvend: Kriminaliteti më i lartë në Vlorë

Ndryshime për ligjin e armëve/ Tabaku: Kërkoni të ndërhyni dy herë brenda dy muajsh!

"Tallje me raportimin e institucioneve", Sula: E keni kthyer Kuvendin në Republikë Kryeministrore

Bardhi: Kërkojmë debat për gjetjet e OLAF për fondet në bujqësi, institucionet të hetojnë skandalin

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive opozitare: Bashkohuni me ne për qeveri teknike

Berisha:Rama e do Shqipërinë pa shqiptarë!Ai tejkaloi edhe parashikimet gjenocidale të Çubrilloviçit

"Gjendemi përballë një katastrofe ekzistenciale", Berisha mban fjalën në protestë

Meta: Rama financohet në Uashington dhe Bruksel nga armiqtë më të egër, për ti ngulur thika Kosovës

Protestuesit te bashkia e Tiranës, hedhin molotov drejt godinës, flakë në dritaret e institucionit

"Turp për ata që përtojnë të vijnë këtu",Meta:Duhet të mblidhemi gjithë t'i vëmë vizën këtij regjimi

Mbështetësi besnik i Berishës dhe PD, Stresi ndan pamje nga protesta para kryeministrisë

PROTESTA/ Hidhet molotov drejt kryeministrisë, flakë te dera e godinës

Deputetët e PD dhe protestuesit lënë selinë blu, nisen drejt kryeministrisë i bashkohen protestës

"Të bashkuar në betejë"/ Nis protesta e opozitës para kryeministrisë, Meta mbërrin në tubim

Protesta kombëtare e opozitës

Protesta e opozitës, efektivët e policisë "blindojnë" kryeminstrinë

Gati protesta e opozitës, protestuesit mblidhen në selinë e PD

Interpelanca me Koçiun/, Tabaku: Nuk mund të bësh politikë me jetë njerëzish

“Rama të vijë në Kuvend dhe të japë llogari,” Zhupa: Maxhoranca do të ketë fatin e Beqajt

Debate të ashpra në Kuvend/ Nikolla i mbyll fjalë Nokës, deputetët e PD-së mblidhen te foltorja

Tensione në seancë, Bardhi- Braçes: Mbylle gojën, gore! Vrave njerëz dje para derës së SPAK-ut

Bardhi: Për çfarë e ka këshilluar Florian Coldea kryeministrin?

Me pranga në duar dhe i rrethuar me policë, dalin pamje nga arrestimi i Ilir Beqajt

Rama: Menaxherë të huaj do asistojnë QSUT-në, pagat e mjekëve sipas performancës

Rama sulmon mediat: Historia e kobaltit është e fabrikuar dhe kriminale

Rama: Të përdorësh uniformën si maskat e grabitqarëve, është krim kundër njerëzimit

Skandali te Onkologjiku, ministrja Koçiu:Mjekët që duan të punojnë në privat do duhet të marrin leje

Zjarr masiv në Shkodër/ Flakët SHKRUMBOJNË tregun e rrobave të përdorura dhe disa banesa

Zjarrfikëset në luftë me flakët në Shkodër, rrezikohen banesat

Zjarr në një treg rrobash në Shkodër/ Shtëllunga gjigande e tymit pushton zonën

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”,Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta