LIVE UPDATES
Aktualitet

"Asnji cent ma shumë"/ Rritja e çmimit të energjisë prej 15%, në Prishtinë paralajmërohen protesta e bojkotim të pagesës nga muaji prill

Shtrenjtimi i tarifave të energjisë elektrike prej 15 nuk është pritur fare nga qytetarët të cilët e kritikuan ashpër Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.

26 Mars 2025, 13:47 Nga N.F
"Asnji cent ma shumë"/ Rritja e çmimit të
Protesta

PRISHTINË- Të shtunën më 5 prill, në Prishtinë do të mbahet protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Aktivistë dhe qytetarë do të mblidhen në sheshin “Skënderbe”, duke filluar nga ora 15:00, për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj rritjes së tarifave prej 15% të energjisë elektrike. Kundër rritje së çmimit kanë dalë edhe bizneset dhe njohësit ekonomisë.

Energjia elektrike do të shtrenjtohet nga 1 prilli për 15% dhe këtë e ka bërë  punë të kryer kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike, Ymer Zejnullahu gjatë një takimi me përfaqësues të bizneseve. Ai ka treguar se me këtë mënyrë “reflektohet” një pjesë e importit të energjisë elektrike që tha se është bërë vitin e kaluar, por edhe “nevojat për vitin e ardhshëm”.

“ZRRE ka parë një raport. Ai është një vlerësim profesional i stafit të ZRRE-së që shihet mesatarisht – ajo bile thotë që tarifa është mesatare. Mund të ketë kategori të tjera të konsumatorëve që të kenë barrën më të mëdha të kësaj. Kjo është nevoja për të reflektuar një pjesë të importit që është importuar në vitin e kaluar dhe nevojat për vitin e ardhshëm.

Kryesisht, dy kompetente kryesore janë: çmimet e importit dhe kostot e rezervave. Ndoshta disa e kanë keqkuptuar se çka janë shërbimet ndihmëse. Shërbime ndihmëse janë ai gjeneratori që qëndron në gatishmëri për të na furnizuar kurdo që Kosova B ose Kosova A del nga sistemi, me e zëvendësu atë energji, dhe ajo është kosto e shërbimeve ndihmëse, që është rreth mbi 40 milionë euro, vetëm për arsye që mos të kemi ndërprerje kurdo që të del jashtë sistemit”.

Zejnullahu tha se “shpresojnë” që të ketë çmime më të favorshme të rrymës gjatë viteve të ardhshme.

“Prandaj mos e konsideroni që ZRRE-ja po ka dëshirë me i rritë çmimet e energjisë elektrike, por këto janë mundësitë në treg. Shpresojmë që të kemi çmime më të favorshme në vitet e ardhshme, dhe shpresojmë që të kemi kapacitete gjeneruese vendore, e të mos kemi nevojë ta importojmë atë sasi të energjisë dhe shpresojmë që këto biznese që janë bashkërisht me neve do të shikojnë mundësi për të investuar në kapacitete shtesë që do të na ndihmojnë, edhe këto vetë si biznese, por edhe neve si qytetarë, që të kemi çmime sa më të favorshme për konsumatorin tonë”.

ZRRE do të pranojë komente dhe sugjerime nga konsumatorët deri më 28 prill, para se ta marrë vendimin përfundimtar, që gjithsesi dihet tashmë. Shtrenjtimi i tarifave të energjisë elektrike prej 15 nuk është pritur fare nga qytetarët të cilët e kritikuan ashpër Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.

Madje, në shenjë pakënaqësie, më 5 prill në Prishtinë do të protestohet. Protesta do të organizohet nga grupi “Asnjë cent më shumë”, i formuar nga Luan Hasanaj.

”Hapi i parë do jetë protesta, mirëpo jo vetëm protesta  ka edhe diskutime tjera, jemi duke menduar që të nisim një fushatë që do iu bëjë thirrje qytetarëve të Kosovës që të bojkotohet pagesa e energjisë elektrike nëse veç ky vendim merret”, ka thënë Luan Hasanaj, Iniciues i peticionit.

Hasanaj thotë që përveç pagesës shtesë së energjisë elektrike kjo ka efekt zinxhiror të pashmangshëm.

”Kjo do pasohet me rritje të çmimeve pothuajse në çdo sektorë qoftë në prodhimtari, qoftë në industri, qoftë në rritjen e çmimeve nëpër markete, qytetarët do të ndikohen edhe më shumë e në anën tjetër nuk kemi veprime të cilat do balancojnë këtë rritje siç janë rritja e pagave”.

Pas paralajmërimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, ka pasur reagime të shumta, duke kundërshtuar rritjen e çmimit. Instituti Atlas ka dhënë një rekomandim për Qeverinë e Kosovës, se si do të mund të ulte çmimin e rrymës gjatë viteve 2025 dhe 2026.

“Nëse ZRRE vendos të rrisë të hyrat maksimale të lejuara me 15%, Instituti Atlas kërkon nga Qeveria e Kosovës të heqë TVSh-në prej 18 për qind në faturat e energjisë elektrike dhe të zbatojë opinionin e Avokatit të Popullit dhe gjykatave të Kosovës, duke i kthyer konsumatorëve 132.5 milionë euro të paguara padrejtësisht për konsumimin e energjisë në veri. Zbatimi i këtyre masave do të ulte çmimin e rrymës me 36% gjatë viteve 2025 dhe 2026”, thuhet në postimin e Institutit Atlas.

Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndërhyjë për të ndaluar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke theksuar se kjo rritje do të dëmtojë rëndë sektorin e prodhimit të qumështit. Në një reagim të dërguar për mediat, përfaqësues të Shoqatës kanë shprehur shqetësimin për ndikimin negativ që do të ketë shtrenjtimi i energjisë në koston e prodhimit të qumështit.

Ata kanë theksuar se, përveç rritjes së kostove për ambalazhimin e produkteve dhe pagave të punëtorëve, industria e qumështit tashmë po përballet me shpenzime të larta operative.

“Me gjithë sakrificat e bëra deri tani për të ruajtur një paqe sociale për konsumatorët në Kosovë, nëse çmimi i energjisë rritet, do të detyrohemi të veprojmë. Shpresojmë në mirëkuptimin e klientëve tanë. Industria e qumështit në Kosovë ka qenë ndër sektorët më të goditur nga rritja e kostove të prodhimit dhe kërkon nga institucionet që të parandalojnë ndikimin e mëtejshëm të shtrenjtimit të energjisë në zinxhirin e furnizimit me produkte bazike ushqimore”, thuhet në reagim.

Edhe njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj shprehet se shtrenjtimi i mundshëm i energjisë elektrikë është goditje për bizneset dhe qytetarët.

“Shtrenjtimi i energjisë elektrike është ndër faktorët që do të ndikojë në të bërit biznes dhe në cilësinë e jetës së qytetarit. Qeveria duhet të reflektojë që të jetë në përkrahje të bizneseve dhe qytetarëve, sepse nëse vazhdohet me këtë trend do të ngulfatet çdo ditë e më shumë biznesi, por, njëherësh do të bie cilësia e jetës së qytetarit dhe do të reflektojë në pakënaqësi”.

Kujtojmë se nga prilli i vitit 2023, deri më 31 mars 2024 konsumatorët që shpenzojnë më pak se 800 kilovat në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës ishte ngritur në 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, çmimi ishte bërë prej 14.45 centësh, ose mbi 100 për qind më shtrenjtë krahasuar me vitin 2013. Dhjetë vjet më herët, në vitin 2013, çmimi mestar i rrymës për familjar ishte 5.15 centë për kilovat, ndërsa, 7.21 centë për ata jo-familjarë./ Monitor

rritja e cmimit te energjise elektike ne kosove

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës