LIVE UPDATES
Aktualitet

Asambleja e PS-së/ Zëri i Amerikës: Rama bën ndryshime në qeveri pa dhënë asnjë shpjegim specifik

4 Shtator 2023, 21:03 Nga I.A
Asambleja e PS-së/ Zëri i Amerikës: Rama bën ndryshime
Mbledhja e qeverise

TIRANË- Në Shqipëri kryeministri Edi Rama paraqiti sot disa ndryshime në kabinetin e tij qeveritar, ku bie në sy, largimi i ministres së Jashtme Olta Xhaçka dhe zëvendësimi i saj me zotin Igli Hasani, ish ambassador i Shqipërisë pranë OSBE-së në Vjenë, dhe aktualisht koordinator i kësaj organizate për Aktivitetet ekonomike dhe mjedisore. Zonja Xhaçka drejtoi diplomacinë që pas zgjedhjeve të viti 2021. Javën e ardhshme ajo do të duhej të ishte në Nju Jork, për të drejtuar një sesion të Këshillit të Sigurimit, kushtuar një platforme të re të përgjigjes me ndihma himanitare, ndaj krizave të ndryshme në botë. Që prej 1 shtatorit Shqipëria ka rimarrë për herë të dytë presidencën e Këshillit të Sigurimit.

Zonja Xhaçka është në përballje me Gjykatën Kushtetuese, për çështjen e mandatit të saj si deputete, pas një kërkese të opozitës, e cila pretendon për një konflikt interesi, pasi bashkëshorti i zonjës Xhaçka, ka marrë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një kompleksi turistik në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Ndryshimet kanë prekur dhe ministrinë e Financave ku Delina Ibrahimaj do të zëvendësohet nga Ervin Mete, aktualisht drejtor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, dhe ish zëvendësministër i Financave në periudhën 2013-2017. Zonja Ibrahimaj, mbetet brenda kabinetit qeveritar, por si Ministre shteti për Sipërmarrjen, duke zëvendësuar zonjën Edona Bilali.

Nga qeveria do të largohet dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila do të zëvendësohet nga Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë. Në vend të kësaj të fundit, është propozuar zonja Albana Koçiu, aktualisht drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike.

Rikthehet në qeveri, ish ministrja e Financave Anila Denaj, e cila zëvendëson zonjën Frida Krifca, në krye të Bujqësisë. Kjo ministri u vu në qendër të vëmendjes në muajin korrik pasi Komisioni Europian njoftoi se kishte vendosur të ndërpresë përkohësisht rimbursimet ndaj qeverisë shqiptare për financimet e projekteve në bujqësi të realizuara në kuadër të Programit IPARD II për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Vendimi ishte marrë “bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II”, bëri të ditur Delegacioni i BE-së në Tiranë.

Zoti Rama njoftoi dhe shkrirjen e funksionit të Ministrit të Shtetit për Standartet dhe Shërbimet, që mbulohej nga zonja Milva Ekonomi, dhe zëvendësimin me Ministrin e Shtetit për Pushtetin lokal, post i cili ju besua Arbjan Maznikut, aktualisht një ndër nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës.

Pa dhënë ndonjë shpjegim specifik, zoti Rama i bëri publike ndryshimet në qeveri, në fund të një fjalimi prej gati 90 minutash, në Asamblenë e Partisë socialiste (PS), dedikuar në një pjesë bumit turistik të këtij sezoni, e nevojës për t’ju përgjigjur me një qasje të re, dhe në pjesën e dytë, forcimit të rolit të organeve të Drejtësisë, me angazhimin për t’i dhënë atyre një mbështetje të pakushtëzuar, pavarësisht goditjeve antikorrupsion, që kanë prekur disa ish anëtarë të kabineteve qeveritare, dhe një numër të ndjeshëm zyrtarësh apo ish zyrtarësh të të gjitha niveleve në pushtetin qëndror dhe atë vendor.

Zoti Rama është në krye të qeverisë që prej vitit 2013. Pas zgjedhjeve të vitit 2021, Partia socialiste mori një mandat të tretë, si askush më parë. Qeveria e dalë pas atyre zgjedhjeve, pati pak ndryshime nga ajo e mëparshmja. Ndërsa vitin e kaluar, zoti Rama shkarkoi zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, aktualisht në kërkim, pasi Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij disa akuza që nga ajo e Shpërdorimit të detyrës, te pastrimi i parave. Në fillim të korrikut të këtij viti, zoti Rama ndryshoi papritur dhe ministrin e Brendshëm. Në vend të zotit Bledi Çuçi, i cili mori drejtimin e grupit parlamentar socialist, u emërua zoti Taulant Balla.

Marrë nga VOA

edi rama voa olta xhacka

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës