LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

12 vjet burg si bashkëpunëtor i Habilajve! Arrestohet ish-shefi i policisë Sokol Bode, 5 vite ishte në Angli

• Arrestohet Sokol Bode, ish-shefi i policisë kufitare në Dhërmi. Bode u kap në Berat në fshatin ku ai kishte lindur në kuadër të një operacioni të organizuar nga Forcat Operacionale. • Bode ishte fshehur në Angli për pesë vite. Në vitin 2017, ku prokuroria lëshoi fletën e arrestit për të, ish-shefi i policisë u arratis nga Muriqani dhe iku në Angli. Këtë verë mbërriti në Shqipëri dhe policia u informua për këtë gjë. • Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode është dënuar nga GJKKO me 12 vite burg. Ai u dënua në mungesë në prill të këtij viti. Bode dyshohet se ka bashkëpunuar me Gjergj Kohilën, një tjetër zyrtar policor që u dënua me 12 vite burg për bashkëpounim me Habilajt. • Kohila u vetëdorëzua në dhjetor të vitit të kjaluar dhe GJKKO vulosi dënimin e tij. Kohila do të qëndrojë vetëm 8 vite në qeli pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. E njëjta gjë vlen dhe për Boden.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Qetësohu, se dihej kjo"/ Arrestimi i Sokol Bodes, erdhi nga Anglia për vëllanë, kërkoi leje vetëm 2 minuta

12 vjet burg si bashkëpunëtor i Habilajve! Arrestohet ish-shefi i
Sokol Bode

BERAT- Sokol Bode u arrestua mbrëmë në banesën e tij në Berat. Ai kishte 4 ditë që ishte kthyer nga Anglia, kur në derën e shtëpisë së tij "trokiti" Policia e Shtetit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në momentin e arrestimi ka kërkuar vetëm 2 minuta kohë që të ndahej me prindërit dhe nga vëllai, i cili ishte me aftësi të kufizuara. Në momentin që po ndahej dhe përshëndetej me familjarët e tij, nëna e Bodes ka shpërthyer në lot, por në këtë moment ka ndërhyrë i biri, i cili e ka qetësuar duke i thënë: Qetësohu se kjo dihej tani...

Duke nënkuptuar se e priste që edhe mund të kishin marrë informacion për ardhjen e tij në Shqipëri. Ndaj dhe arrestimi ishte i pritshëm. 

Arrestimi i tij është bërë nga forcat e Policisë së Beratit, që në mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:40, kanë hyrë në banesën dy katëshe ku jetonte Bode dhe në ndihmë të tyre kanë qenë edhe efektivë të forcave "Shqiponja". Ai është shoqëruar në ambijentet e DVP Berat, për veprime të tjera proceduriale, ndërkohë që mësohet se do të transferohet drejt Tiranës. Për aksionin që u ndërmor mbrëmë u informua vetëm një grup i vogël efektivësh ishin në dijeni të këtij operacioni, pasi i druheshin një dekonspirimi të mundshëm. Por aksioni shkoi siç duhej. 

Kush është Sokol Bode?

Ai ishte dënuar me 8 vjet burg, pasi akuzohet nga SPAK për implikim në trafikun e narkotikëve të kryer nga organizata kriminale e drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj. Bode, ish-drejtori i Postës në Dhërmi, ka qenë prej kohësh në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt. Bode, bashkë me ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela si dhe Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, kanë drejtuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë gjatë viteve 2015-2016, ndërsa akuzohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë. 

Në 3 shkurt 2019, Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda dosjen për gjykimin e të pandehurve Saimir Tahiri, Jaled Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, nën akuzën “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. Ndërsa më 10 korrik 2019, gjykata vendosi pezullimin e gjykimit për të pandehurit Sokol Bode dhe Gjergji Kohila pasi nuk ishin gjetur, ndërsa ndau çështjen e tyre nga çështja nga Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela. 

3 VITE ME PARE

Në kërkim prej 2017 për lidhjet me ‘Habilajt’/ Bode ishte fshehur për 5 vite në Angli, u arratis nga Muriqani

12 vjet burg si bashkëpunëtor i Habilajve! Arrestohet ish-shefi i
Sokol Bode

TIRANË- Sokol Bode, ish-drejtori i policisë kufitare në Dhërmi prej pesë vitesh fshihej në Angli. Në viitn 2017, kur dhe u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit, Bode arriti të arratisej nga pika kufitare e Muriqanit dhe të arratisej në Mbretërinë e Bashkuar, ku jetoi për pesë vite.

Por, këtë sezon veror, i dënuari me 12 vite burg për bashkëpunim me grupin Habilaj në trafikun e drogës, erdhi në Shqipëri. Konkretisht, ai u vendos në Mimias të Beratit, fshat ku edhe ka lindur. Informacioni që Bode ishte kthyer në vendlindje ka mbërritur edhe në 'veshët' e Policisë së Shtetit. Për këtë arsye, Forcat Operacionale organizuan dhe finalizuan operacionin për ta vënë në pranga.

Bode po sillet drejt Tiranës. Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut është dënuar nga GJKKO me 12 vite burg. Ai u dënua në mungesë në prill të këtij viti. Bode dyshohet se ka bashkëpunuar me Gjergj Kohilën, një tjetër zyrtar policor që u dënua me 12 vite burg për bashkëpunim me Habilajt. Kohila u vetëdorëzua në dhjetor të vitit të kjaluar dhe GJKKO vulosi dënimin e tij. Kohila do të qëndrojë vetëm 8 vite në qeli pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. E njëjta gjë vlen dhe për Boden.

3 VITE ME PARE

PËRGJIMET/ “Vij për 10 minuta”, cili ishte roli i Bodes në grupin e Habilajve, fotoja ku shfaqet krah për krah me vëllezërit

12 vjet burg si bashkëpunëtor i Habilajve! Arrestohet ish-shefi i
Sokol Bode dhe grupi Habilaj

TIRANË- Sokol Bode, ish-drejtuesi i Policisë në Dhërmi që u vu në pranga sot në Berat ka qenë prej vitesh në qendër të mediave për shkak të fotove ku shihet duke konsumuar dreka e krah për krah me vëllezërit Habilaj (Florian dhe Moisi), të akuzuar e dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Në dosjen e dorëzuar në Gjykatë për grupin “Habilaj”, janë renditur si provë e bashkëpunimit të anëtarëve të grupit me Policinë edhe disa përgjime telefonike. Mes tyre është një bisedë e zhvilluar mes Bodes dhe Florian Habilajt. Sipas përgjimeve të zbardhura, është ish-shefi i Policisë Kufitare në Dhërmi, Sokol Bode, i cili e telefonon vetë Florian Habilajn për ta takuar në lagjen “Çole” në Vlorë.

PERGJIMET

Më datë 15.10.2017, ora 09:11, numri që mbaron me 777, që përdoret nga Florian Habilaj, është telefonuar nga numri që mbaron me 888, që i përket Sokol Bodes.

Bode: Alo
Habilaj: Po
Bode: Si je flori, mirë jeni?
Habilaj: Mirë, faleminderit
Bode: Sokol Bode të shqetëson
Habilaj: Po
Bode: Po vij për 10 minuta n’bazë
Habilaj: Ku të pres?
Bode: Poshtë
Habilaj: A do të vij te karburanti?
Bode: N’Çole, N’Çole
Habilaj: Hajt se po vij aty.

Bode u kap sot në Berat dhe po sillet drejt Tiranës. Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode është dënuar nga GJKKO me 12 vite burg. Ai u dënua në mungesë në prill të këtij viti. Bode dyshohet se ka bashkëpunuar me Gjergj Kohilën, një tjetër zyrtar policor që u dënua me 12 vite burg për bashkëpunim me Habilajt. Kohila u vetëdorëzua në dhjetor të vitit të kjaluar dhe GJKKO vulosi dënimin e tij. Kohila do të qëndrojë vetëm 8 vite në qeli pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. E njëjta gjë vlen dhe për Boden.

3 VITE ME PARE

I dënuar me 12 vite burg si pjesë e grupit të Habilajve, arrestohet ish-drejtori i policisë Sokol Bode

12 vjet burg si bashkëpunëtor i Habilajve! Arrestohet ish-shefi i
Sokol Bode

BERAT- Sokol Bode, ish-drejtori i Policsë së Dhërmiut, i dënuar me 12 vite burg për trafik të lëndëve narkotike është arrestuar këtë mbrëmje në Berat. Mësohet se Bode është vënë në pranga dhe po sillet në Tiranë. Ai është shpallur fajtor për 'shpërdorim detyre' dhe është akuzuar për lidhje me grupin e Habiljave. Konkretisht ai akuzohet se ka lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës nga banda e Habilajve. 

Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode është dënuar nga GJKKO me 12 vite burg. Ai u dënua në mungesë në prill të këtij viti. Bode dyshohet se ka bashkëpunuar me Gjergj Kohilën, një tjetër zyrtar policor që u dënua me 12 vite burg për bashkëpounim me Habilajt. Kohila u vetëdorëzua në dhjetor të vitit të kjaluar dhe GJKKO vulosi dënimin e tij. Kohila do të qëndrojë vetëm 8 vite në qeli pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. 

Prokuoria lëshoi urdhër-arrest kombëtar për Boden dhe Kohilën në vitin 2017.

sokol bode arrestohet sokol bode

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës