29 Tetor 2022, 09:55
Nga A.B
Policia
POGRADEC- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin e Fatmir Manellarit. Sipas forcave blu, ky person, dyshohet se ka vrarë me thikë fqinjin e tij në fshatin Gështenjas. Po ashtu, policia bën të ditur se pas operacionit 'Lokalizimi', është vënë në pranga 65-vjeçari. Ai do të hetohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Pogradec/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokalizimi”. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 07.09.2022, në fshatin Gështenjas, ku mbeti i vrarë me mjet prerës (thikë), një 65-vjeçar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 07.09.2022, në fshatin Gështenjas, Pogradec, ku mbeti i vrarë me mjet prerës (thikë) shtetasi S. H., mbështetur me inteligjencë operative, si dhe falë veprimeve të mirorganizuara në kuadër të operacionit “Lokalizimi”, kapën dhe ndaluan autorin e dyshuar, të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje, shtetasin: – F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. H., 65 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Manellari u fsheh për 2 muaj në pyll, pasi vrau Safet Hyskollarin. 63 vjeçari, vrau më 7 shtator fqinjin e tij Safet Hyskollari, i cili ishte kthyer në fshat pas 20 viteve emigrim në SHBA. Sipas dëshmitarëve okularë, Safet Hyskollari kishte nisur që të rregullonte rrugën, përmes të cilës futej në banesën e tij, e në gropat e hapura kishte vendosur disa tuba për shkarkimin e ujrave të zeza. Pikërisht në këtë moment, Fatmir Manellari ka pretenduar se ishin futur në tokën e tij dhe ka nisur konflikti verbal mes tyre. Ai e ka qëlluar 4 herë me thikë duke e lënë të vdekur, e më pas u arratis.
fatmir manellari
Aktualitet
29 Tetor 2022, 09:45
A.B
Vendi i krimit
POGRADEC- Fatmir Manellari, i cili akuzohet se ka vrarë fqinjin e tij Safet Hyskollarin në Pogradec, ka qëndruar i fshehur p&...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 09:02
A.B
Parate e sekuestruara
BRAZIL- Dy grabitës janë arrestuar në Brazil nga një ekip i Komandës së Specializuar. Dy personat dysho...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 08:44
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 08:06
A.B
Emigranti
BRITANI- Miliona paund para nga taksapaguesit do të dërgohen në Shqipëri për të ndihmuar në bindjen e emi...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 07:20
A.B
Moti
TIRANË- Shqipëria do të vijojë të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 07:13
A.B
Foto ilustruese
Bizneset janë ato që po e ndiejnë më shumë pasojat e ritmet të larta të largimit të popullsisë...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 07:11
A.B
BE
Emigrimi masiv, sidomos i të rinjve, është rikthyer fort pas pandemisë. Shqiptarët po largohen, duke rrezikuar jetën nj&eu...
Aktualitet
28 Tetor 2022, 23:05
k.m.
Pamje nga vendi i ngjarjes
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërs...
Aktualitet
28 Tetor 2022, 22:15
k.m.
Foto ilustruese
Denoncime të shumta kanë ardhur në redaksinë e “Stop” nga drejtues automjetesh, të cilët kohë...
Aktualitet
28 Tetor 2022, 22:10
k.m.
Koha në të cilën jemi është sezoni i mbjelljes së grurit. Për shkak të krizës botërore të mungesës...