LIVE UPDATES
Aktualitet

Arrestimi i Klevis Hoxhosmanit/ Daily Mail: Dhëndri i politikanes arrestohet nga policia së bashku me vëllain e tij! Akuzohen për trafik kokaine prej 355 milionë paundë

Daily Mail ka nxjerrë në pah edhe mënyrën e jetesës luksoze të çiftit Hoxhosmani–Ajazi, të cilët shfaqen rregullisht në Londër, Dubai dhe Monako me veshje firmato dhe makina luksoze, përfshirë një supermakinë nga ku janë filmuar duke dalë në rrugët e Monakos. 

3 Gusht 2025, 22:36 Nga E. D
Arrestimi i Klevis Hoxhosmanit/ Daily Mail: Dhëndri i politikanes
Klevis Hoxhosmani dhe Kejda Ajazi,

TIRANË- Arrestimi i 37-vjeçarit Klevis Hoxhosmanit, ka marrë edhe vëmendjen e mediave nëdkombëtar. Daily Mail i ka kushtuar një artikull Klevis Hoxhosmanit, pronar i disa bizneseve në Mbretërinë e Bashkuar, i cili është në një lidhje me Kejda Ajazin, vajzën e ish-ministres e Majlinda Bregu.

Në artikull Daily Mail thekson se Klevis Hoxhosmani dhe vëllai i tij 42-vjeçar, Artur, u arrestuan të shtunën për trafikim të drogës nga Amerika Latine drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së. Daily Mail ka nxjerrë në pah edhe mënyrën e jetesës luksoze të çiftit Hoxhosmani–Ajazi, të cilët shfaqen rregullisht në Londër, Dubai dhe Monako me veshje firmato dhe makina luksoze, përfshirë një supermakinë nga ku janë filmuar duke dalë në rrugët e Monakos. 

Gjithashtu në artikull përmendet edhe dënimi i mëparshëm i Klevis Hoxhosmanit në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2014 për sulm ndaj një gruaje, për të cilin ai ishte dënuar me një urdhër komunitar dhe 60 £ gjobë.

Artikulli i Plotë i Daily Mail

Shqiptar i pasur, pronar i disa bizneseve në Mbretërinë e Bashkuar, akuzohet për një skemë trafiku kokaine prej 355 milionë paundësh: dhëndri i një politikaneje glamur arrestohet nga policia së bashku me vëllain e tij.

Një shqiptar i pasur me një sërë biznesesh në Britani dhe një vjehërr politikane magjepsëse është arrestuar së bashku me vëllain e tij, pasi akuzohen se janë përfshirë në një komplot për trafikimin e kokainës në vlerë prej 335 milionë paundësh.

Klevis Hoxhosmani, 37 vjeç, dhe vëllai i tij 42-vjeçar, Artur, u arrestuan të shtunën nga skuadra e krimit të organizuar në Shqipëri për përfshirjen e dyshuar në një operacion për të trafikuar sasi të mëdha të drogës nga Amerika Latine drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.

Hoxhosmani është në një lidhje me Kejda Ajazin, vajza e Majlinda Bregut, 51 vjeç, ish-ministre shqiptare për Integrimin Europian, e cila u tërhoq nga parlamenti në vitin 2017 dhe aktualisht punon për organizatën Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. Çifti i ri njihet gjerësisht në Shqipëri për mënyrën sesi ekspozojnë jetën e tyre luksoze në rrjetet sociale, përfshirë udhëtime të shpeshta në Londër, Dubai dhe Monako, ku së fundmi janë filmuar të veshur me rroba firmato duke zbritur nga një supermakinë. 

Arrestimi i Hoxhosmanit ka ndezur spekulime në Shqipëri mbi burimin real të pasurisë së çiftit, një çështje që ka ngritur interes edhe për oficerët e SPAK-ut, që po mbikëqyrin hetimin që çoi në arrestimin e tij. Prokurorët shqiptarë pretendojnë se Hoxhosmani dhe vëllai i tij janë pjesë e një grupi të madh ndërkombëtar të krimit të organizuar me të paktën nëntë anëtarë të tjerë.

Banda akuzohet për trafikim droge nga Kolumbia apo Ekuadori, më pas transportimi përmes detit dhe tokës drejt Britanisë. Ata pretendojnë se qëndrojnë pas një sasie prej 250 kilogramësh kokainë që u sekuestrua në Francë në prill të vitit 2020 – e dyshuar se ishte në rrugë për në Britani. Mesazhe të shkëmbyera përmes një platforme të enkriptuar të quajtur Sky/ECC zbulojnë se anëtarët e grupit reaguan të alarmuar kur kuptuan se droga ishte kapur.

Hoxhosmani ka lidhje të ngushta me Britaninë, ku dokumentet e regjistrit të bizneseve Companies House e lidhin me tre kompani me qendër në Bournemouth. Ai ka qenë drejtor i kompanisë “Crystal Hand Car Wash”, e krijuar në vitin 2013 dhe e mbyllur në 2015. Ka qenë gjithashtu drejtor i “Barrack Road Tyres”, një servis gomash në Christchurch që tani ka pronar të ri. Aktualisht, ai është drejtor i “Opa Coffee Limited”, me adresë në një dyqan bosh pranë parkut Central Gardens në qendër të qytetit Bournemouth.

Ai ka precedent penal në Britani, pasi në vitin 2014 pranoi fajësinë për një sulm ndaj një gruaje në Ferndown, për çka u dënua me urdhër shërbimi komunitar dhe u urdhërua të paguante 60 paund dëmshpërblim. Vëllai i tij, Artur, ka qenë pronar i një lavazhi tjetër në Ferndown, ku së fundmi dy burra, një afgan dhe një irakian u arrestuan për shkelje të kushteve të lirimit me kusht.

Sipas prokurorëve, banda e drogës siguronte kokainën në Kolumbi apo Ekuador. Ajo transportohej në konteinerë detarë drejt porteve të mëdha europiane si Antwerp në Belgjikë apo Rotterdam në Holandë. Prej andej, përmes rrugëve tokësore shkonte në Francë dhe më pas përmes Tunelit të Kanalit në Britani.

Prokurorët thanë se droga ishte fshehur në paleta druri, kuti me banane apo thasë me kakao, ndërsa disa herë ishte në ngarkesa me lëndë drusore. Grupi përdorte pseudonime dhe bënte pagesa përmes sistemit të transferimeve informale Hawala, që funksionon nëpërmjet ndërmjetësve të besuar.

Prokurorët Altin Dumani dhe Adnand Xholi deklaruan: “Struktura organizative e këtij grupi kriminal, me lidhje në disa kontinente dhe me 16 anëtarë të identifikuar deri tani, dëshmon nivelin e lartë të sofistikimit të grupeve kriminale shqiptare, kapacitetet dhe depërtimin e tyre në tregjet kriminale ndërkombëtare.”

Ata përshkruan bandën si “hierarkike”, me drejtuesit që jo vetëm porositnin dhe financonin dërgesat e drogës, por edhe mbikëqyrnin rrugëtimin e saj përmes Europës, përpara se bashkëpunëtorët në vendet e destinacionit, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, ta shpërndanin te shpërndarësit lokalë.

Anëtarë të bandës ndodheshin në Britani, vende të ndryshme të BE-së, Dubai dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe sipas prokurorëve, ata ndihmoheshin nga “punonjës dogane dhe personel portual”. Një nga anëtarët e dyshuar, Erion Alibej, është duke bashkëpunuar me prokurorët. Në gjykatë ai pohoi se një bashkëpunëtor i tyre u rrah në Londër pasi humbi 50 kg kokainë.

Oficerët e SPAK kanë sekuestruar një jaht luksoz dhe një flotë makinash që përfshijnë një Mercedes Benz AMG G63, një Volkswagen Golf 7 dhe një Volkswagen Sharan. Po ashtu janë sekuestruar dy orë të shtrenjta, 16 telefona celularë, 19 karta bankare dhe tre pistoleta me karikatorë e fishekë.

Ata dolën në gjykatë një ditë më vonë, ku gjyqtari Erion Bani pranoi kërkesën e prokurorisë për t’i lënë në burg deri në gjykim. Dy persona të tjerë, Elidon Skëndaj dhe Ilir Lloshi, janë ende në kërkim nga policia. Prokurorët shqiptarë thanë se hetimi i tyre është ndihmuar nga policia në Mbretërinë e Bashkuar dhe në BE.

“Kjo hetim i suksesshëm i drejtuar nga SPAK është rezultat i drejtpërdrejtë i bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, veçanërisht me EUROPOL-in, EUROJUST-in, agjencitë e vendeve anëtare të BE-së, si dhe agjencitë partnere të zbatimit të ligjit në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat ofruan mbështetje përmes analizës së thelluar të të dhënave dhe koordinimit të efektshëm ndërkombëtar të policisë. Kjo informacion ka qenë kyç për identifikimin e veprave të rënda penale, të dyshuarve dhe për përcaktimin e rolit të tyre në këtë grup të strukturuar kriminal,"thuhet në deklaratë.

kejda ajazi klevis hoxhosmani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës